Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PËRFYTYR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Riprodhoj në mendje diçka që e kam parë a e kam jetuar në një kohë të mëparshme. Përfytyroj kohën e fëmijërisë. Përfytyroj pushime (kohën e studimeve).
2. Marr me mend diçka që nuk e kam parë a nuk e kam njohur drejtpërdrejt.
3. Krijoj në mendje figurën e diçkaje, duke u mbështetur në ato që kam dëgjuar për të ose në të dhëna të tjera të tërthorta; e mendoj a e marr me mend diçka në një mënyrë të caktuar, e kuptoj; parafytyroj. Përfytyronte oqeanin e pafund (dimrin në malet e larta). E kishte përfytyruar ndryshe emigrimin.
✱Sin.: parafytyroj, fytyroj, shëmbëllej, shoh, paramendoj, imagjinoj, ëndërroj, pasqyroj, trilloj, krijoj, kujtoj, mendoj, parashikoj.
VIZAT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Paraqit a riprodhoj në letër një send ose një figurë me laps, me bojëra, me penë etj., bëj vizatim në letër ose në diçka tjetër; zotëroj artin a mjeshtërinë e vizatimit. Vizatoj një shtëpi (një lule, një pemë, një kub...). Vizatoj me laps (me bojëra). Vizaton bukur.
2. fig. Përshkruaj zakonisht shkurt, me gojë ose me shkrim, një ngjarje, një gjendje, një njeri; jap idenë a pamjen e diçkaje. Vizatoi të ardhmen. E vizatoi mirë gjendjen.
✱Sin.: pikturoj, fytyroj, përvijoj, formoj, pikëzoj, vijëzoj, vizoj, skicoj.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë