Fjalori

Rezultate në përkufizime për “fytyrim”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

PIKTURË
VIZATIM

VIZATÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur vizatoj a vizatohet. Vizatimi i një luleje. Vizatim me laps (me ngjyra). Vizatim nga natyra. Mjetet e vizatimit. Fletore vizatimi.
2. Një nga format e shprehjesartet pamore, arti i paraqitjes a i riprodhimitletër të një objekti a të një figure ose elemente imagjinare nëpërmjet vijave etj. në një hapësirë, zakonishtletër a në diçka tjetër, të cilat realizohen përmes lapsit, penës, me bojëra etj. Vizatim i lirë. Mësuesi i vizatimit. Ora e vizatimit. Kanë vizatim. Merret me vizatim. Vizatim teknik paraqitjerrafsh e një sendi a objekti, i cili jep format e përmasat e tij.
3. Lëndë mësimore (art pamor) që bëhetshkollë me qëllimnxënësitpërvetësojnë këtë lëndë. Lënda e vizatimit. Ora e vizatimit.
4. Figuravizatohet; figurë, lule a qëndismëbëhetstof, në basmë, në mure etj. Basmë me vizatimebukura. Jastëk me vizatime. Bëri një vizatim.
5. bised. Letra ku është vizatuar diçka; fletore me fletëbardha e të trasha që e përdorin nxënësitshkollë për të vizatuar. Mblodhi vizatimet. Mbështolli vizatimin.
6. Formë e të shkruaritpsikologjisëbrendshmefëmijës, mënyrë e shprehjesekzistencës, të historisë së tij; imazhembetenfletë me të cilat tregon për veten dhe për mjedisin ku jeton.
7. Paraqitja e vizatimeve të njëpasnjëshme nga veglat informatikeplane (ekranendryshme), vizatimi informatik, vizatimi apo paraqitja e vizatimeve të krijuara nga veglat informatikebazë të të dhënave që më parë njeriu i ka dhënë makinës. Bëri disa vizatime informatike. Vizatim informatik.
Sin.: pikëzim, vijëzim, vizim, figurë, fytyrim, përvijëzim, përvijim, grafikë, skicë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.