Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BRÚSHTU/LL,~LLII m. dhe ~LL, ~LLA f., gjell. 1. Ëmbëlsirë që bëhet me miell gruri, të gatuar e të rrahur shumë me gjalpë dhe që, pasi piqet në furrë, del palë-palë a fije-fije e i hidhet sheqer, pekmez ose mjaltë me arra të shtypura. Brushtull me mjaltë. Si brushtull i shkrifët, i shkoqur (për disa gatesa që bëhen me brumë); fig. i mbushur në fytyrë, fytyrërrumbullakët, jo i hequr (zakonisht për fëmijët e të miturit).
2. Lloj lakrori me dy shtresa me miell misri lart e poshtë, midis të cilave hidhet një gatesë me lakra, gjizë e djathë; lakror misri, misërnike me barishte. Gatuaj brushtull.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë