Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
FYTYRËGÁZ mb. Fytyrëqeshur. Njeri fytyrëgaz.
FYTYRËQÉSHUR mb. Që ka pamje të qeshur, që i qesh fytyra; fytyrëçelur. Vajzë fytyrëqeshur.
✱Sin.: fytyrëçelur, syqeshur, pamjeçelur, nurbardhë.
FYTYRËÇÉLUR mb. Që ka pamje të çelur, që i qesh fytyra, fytyrëqeshur. Vajzë fytyrëçelur.
GËZÚAR (i, e) mb. 1. Që ndien a ka gëzim, që është gjithë gaz. Djalë i gëzuar. Njerëz të gëzuar.
2. Që shpreh gëzim e hare; i gëzueshëm, i qeshur. Fytyrë e gëzuar. Sy të gëzuar.
3. Që kalohet a është kaluar me gëzime, i gëzueshëm. Jetë e gëzuar. Ditë të gëzuara.
4. Që të ngjall gëzim, që të gëzon, që të mbush me gaz e hare, i gëzueshëm, gazmor. Lajm i gëzuar. Ngjarje e gëzuar.
✱Sin.: i gëzueshëm, i hareshëm, gazmor, i gazmendshëm, fytyrëçelur, fytyrëqeshur, gazplotë, gëzimplotë, i ngazëllyer, i ngazëlluar, i kënaqur, i çelur, i buhishëm, i shkrifëruar, i trëndafiltë, i pabrengë, i pahall, i padert, hareplotë, nurbardhë, xhenet, i qeshur.
♦ Me *zemër të gëzuar.
PAMJEÇÉLUR mb., poet. Që ka pamje të gëzuar, që është gjithnjë fytyrëqeshur. Vajzë pamjeçelur.
✱Sin.: fytyrëqeshur, fytyrëçelur, i hareshëm, nurbardhë.
ÇEHRENGRÝSUR mb., bised. 1. Që ka fytyrë të vrenjtur, që nuk i qesh fytyra, i ngrysur, fytyrëvrenjtur; kund. fytyrëqeshur. Burrë çehrengrysur. Ai ishte drejtori plak, një burrë gjithnjë çehrengrysur.
2. si ndajf. Me fytyrë të vrenjtur, me zemërim. Hyri çehrengrysur. E vështroi çehrengrysur. Rrinte çehrengrysur. Doli nga zyra e kryeministrit mjaft çehrengrysur.
✱Sin.: fytyrëvrenjtur, çehremadh, çehrenxirë, çehrerëndë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë