Fjalori

Rezultate në përkufizime për “fut”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ABUZ

ABÚZ,~I m. sh. ~E, ~ET krahin. Vendgropë me shkurre e drizadendura, ku mezi depërton drita e diellit; vend i përshtatshëm për t’u fshehur a për të zënë pusi; kullusmë. Abuz plot ferra. U fsheh (u fut) në një abuz. Rrinin abuzeve (nëpër abuze). Ra në abuz. Abuz i dendur.
Sin.: kullusmë, dendësirë.

AEROFOR
AFROJ

AFR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. E çoj afër dikujt ose diçkaje; i sjellafër ose më pranë njëri-tjetrit; kund. largoj. Afroj dollapët (tryezat, karriget). Afroi librattryezë. Afruan shtretërit te muri. Afroj këmbët (duart). Ma afroi kokën (shpinën). Afroj kompjuterin.
2. kal. Shkurtoj kohën, sjellpranë një ndodhi, një ngjarje a një festë; e sjell një punë pothuajsembarim, e shpie kah përfundimit; kund. largoj. Afroi ditën e shkuarjes. Afroj ditën e martesës. Ia afroi shlyerjen e borxhit. Afroj ditën e përurimit të autostradës. Afroj hapjen e punimevekonferencës.
3. fig., kal. Miqësoj, shoqëroj ose lidh mes vete dy a më shumë veta; i bëjngushtë ose të afërt.
4. fig., kal. Zvogëloj ndryshimet ose dallimet mes dy a më shumë gjërave. Afrojmë teorinë me praktikën. Afrojmë kushtet e jetesëstyre. Asfalti afroi fshatin me qytetin.
5. fig., kal. Bëj për vete dikë; tërheq dikë për t’u shoqëruar a miqësuar, miqësoj; e bëj dikë timin, e bëj dikë më të afërt për një qëllimcaktuar, e futrrethin e ngushtë; kund. largoj. Afroj me fjalë e me sjelljemirë. Puna i afroishumë. E afroi me lajka. E afroishoqërikeqe.
6. kal., vet. v. III E bën diçkaduketafër, zmadhon (për thjerrëzat); kund. largon. Syze (dylbi) që afrojnë. Afroj me xham zmadhues.
7. jokal. Afrohem.. Afroi mbrëmja shpejt. Afroi stuhia. Afroi dita e ditëlindjes. Afroi dielli në të perënduar. Afrojnë nga shprehitë.
I afron *fundin (dikujt).

AJROJ

AJR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Mbush me ajër një mjedismbyllur, ndërroj ajrin në një mjedis, ajros një hapësirë (shtëpi, dhomë, klasë etj.); fut ajërpastër në një mjedis që ka nevojë për rrymim ajri, ajros. Ajroj dhomën e fjetjes. Ajroj lokalet e mbyllura. Ajruan odën e vjetruar.
2. Nxjerr diçkaajërpastër; hedh në erë (drithin etj.) për ta pastruar ose që të mos prishet. Ajroj teshat. Ajroj misrin (grurin). Ajroj leshin (pambukun). Ajroj puplat. Ajroj këmbët.
3. bujq. Shkrifëroj tokën me shatë ose veglatjera pune që të marrë ajër. Ajroj tokën (arën). Ajroj dheun e luleve.
4. bujq. Krasit a rralloj degët e një peme, që të marrë ajërmirë. Ajroj pjergullën. Ajroj kumbullat.
5. shtypshkr. Rralloj ose krijoj hapësirë mes shkronjave ose rreshtave të një tekstiradhitur, që të lexohetlehtë. Ajroj titullin.
6. fig., poet. Bëjfrymëzohet. Ia ajroi shpirtin (botën).

AKTIVIZOJ

AKTIVIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR spec., kal. 1. E vë në veprim, e bëj ose e nxis që të jetë aktiv, përshpejtoj, shtyj. Aktivizoj grupin e vallëzuesve. Aktivizoj Shoqatën e Mjekëve.
2. Fut në një punë, e përfshij në një veprimtari ose në një shërbim aktiv dikë a diçka; kund. pasivizoj. Aktivizoi komisionin zgjedhor. E aktivizuanshërbim sekret. U aktivizovaekipin e futbollit. Aktivizoj mjetet e përgjimit.
3. tek. Vë në funksion ose në shërbim diçka. Aktivizoj kartelën bankare. Aktivizoi aplikacionin mobil. Aktivizoj makinën e larjes. Aktivizova motorët e luftarakes. Aktivizuan rrjetin e internetit.
4. kim. Bëj që të marrë pjesë e të veprojë në një proces; aktivizoj. Aktivizoj qymyrin. Aktivizoj një proces kimik. Aktivizoj një reaksionrrezikshëm kimik. Aktivizoi elementet kimike, biologjike, radiologjike dhe nukleare.
Sin.: aktivoj, nxis, përshpejtoj, shtyj.

AKULL

ÁKU/LL,~LLI m. sh. ~J, ~JT 1. Ujë i ngrirë. Akull i trashë (i hollë). Akull i përjetshëm. Shtresë (cipë) akulli. Hell (qiri) akulli. Copë (kallëp) akulli. Fabrikë (punishte) akulli. Ujë me akull. Baletakull. Zë akull. Shkriu (ngriu) akulli. Vë në akull. Rrëshqasakull.
2. përd. mb. Shumë i ftohtë. M’u bënë duart akull.
3. përd. mb. Shumë i pastër; i ngrirë. E bëri shtëpinë akull. I rrinë (i mban) rrobat akull.
4. përd. mb., fig. I ftohtë, pa ndjenja (për njeriun); i ngrirë. Është akull me mua. Më qëndron akull.
5. përd. ndajf. Shumë, fare (me mbiemrat); shumë bukur, shumë mirë, shumë pastër (me foljet). Akull i ftohtë. 1 pastër akull. Akull i ri. Ishte veshur akull.
Me akullmendjes me gjykim a me arsyeftohtë; i qetë, i përmbajtur e i qartë. Akull me tel shumë e bukur, shumë e mirë; është bukuri e rrallë; rrëzon nga kali (dikush); t’i marrësh (t’i rrëmbesh) kokën (dikujt); shtie hënën përdhe (dikush); kund. s’hahet as me vaj e as me uthull (dikush). U bëra akull. 1. Ngrivaftohti; u bëra kallkan; u bëra borë; u bëra kërcu. 2. U shtanga nga një lajm i keq a nga një e papritur; m’u zemra akull; më ngriu (m’u prish) gjaku.bëhet pështyma akull bën acar i madh, është shumë ftohtë, thaheshftohti; ngrin gjuhagojë; të bien thonjtë; të bie hunda përdhe; fle ujku me delen. M’u zemra akull u tmerrova, ngriva nga frika, nga dëshpërimi a nga një fatkeqësi; nuk ndiejasgjë, jam i ftohtë ndaj gjithçkaje; u bëra akull; u bëra kallkan. E bëri akull (dikush). 1. (diçka a diku). E pastroi shumë mirë, sa ndrit nga pastërtia, e shkëlqeu. 2. (dikë) shih e la lakuriq (dikë). Ma bëri zemrën akull (dikush a diçka) më tmerroi, më kalli frikën a tmerrin; më dëshpëroi shumë; më bëri të mos ndiejasgjë. Më ka rënë akullgjunjë shih m’u prenë (m’u këputën) gjunjët. (E do) si akullin në gji (dikë) iron. nuk e do fare, nuk e duron dot, e urren; e do si prushin në gji iron.; (e do) si zjarrin në gji iron.; e do si mëzi samarin; nuk do t’ia shohë sytë (dikujt); nuk ia sheh dot bojën (dikujt). Ia fërkoj kokën me akull (dikujt) e bëjvijëvete, e sjell ndër mend që të shohë e të kuptojë se ç’po bën a ç’duhetbëjë. E ka gjakun akull (dikush) është krejt i ftohtë e i pandjeshëm; nuk i bën përshtypje e nuk kthen përgjigje për asgjë; është gjakftohtë; ka gjakftohtë. E ka mendjen akull (dikush) e ka gjykiminkthjellët, ka kujtesëshkëlqyer, nuk e ka lënë mendja; mendon e arsyeton me gjakftohtësi, qartë e me logjikëshëndoshë; ka mendjeftohtë (dikush). E kam zemrën akull nuk kam asnjë ndjenjë, jam i mpirë krejt nga dëshpërimi, jam bërë i pandjeshëm (zakonisht pas një fatkeqësie); nuk kambesim a shpresë për diçka; e kam barkun (zemrën) të ftohtë. Ngrin akullkorrik (dikush). 1. Është ngatërrestar i madh, bën hile e gënjen; bën të pabërën. 2. Është shumë i zoti, bën edhepamundurën. Ngul këmbët në akull (dikush). 1. Është pa mbështetje, nuk ka ku të mbahet. 2. Ngul këmbë kot ose kur nuk duhet, se nuk mundarrijë atë që do; tregohet kokëfortë. rri barku akull (për dikë) jam i shqetësuar që nuk e kam pranë, më merr malli shumë për dikë; digjet zemra prush; m’u këput shpirti (zemra); kund. s’më ha (s’më pret) malli (për dikë) iron. Shkel mbi akull (dikush) nis një punë me rrezik, bën diçka nga e cila mund ta pësojë; ia hyn diçkajepasigurt. Shkriu akulli libr. nisi një ndryshim për të mirë, zunëpërmirësohen kushtet e të kapërcehet një gjendje e vështirë; niszgjidhet një mosmarrëveshje, të kapërcehet një zemëratë etj. E shkruajakull (diçka) libr. e quajhumbur diçka; e bëj diçka me mendimin që të harrohet shpejt; e shkruaj në ujë; e shkruajrërë. U thye akulli libr. shih shkriu akulli libr. Thyej (çaj, shkrij) akullin libr. bëj hapin e parë e më të vështirë; hap i pari shtegun për të tjerët në një punë që ka ngecurvend. E varakull (dikë) mospërf. nuk e përfill, nuk i jap rëndësi, s’pyes fare për të; e heq (e fshij) nga defteri; s’e vë (s’e zë, s’e shtie, s’e fut) në numër; s’e bëj për osh; nuk e vë shpatullpulës; kund. e kam (e mbaj) mbi krye (mbi kokë) e lart (e sipër).

AMBALAZHOJ

AMBALAZH/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Mbështjell ose paketoj me letër, me karton, me pëlhurë etj. ose futarka, në shishe etj. mallrandryshme që të mos dëmtohen kur ruhen ose kur barten nga një vendtjetrin dhe që të lehtësohet shitja e tyre. Ambalazhoj perimet (birrën, librat). Ambalazhoj me letër. Ambalazhojarka. Ambalazhuan frutat për eksport. Ambalazhoi porositë për dërgim.
Sin.: mbështjell, paketoj.

ANDRALLË

ANDRÁLL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bised. Diçkasjell shqetësime, telashe, kokëçarje. Andrallamëdha. Jetë me (pa) andralla. Kanë andralla. I sjell (i hap) andralla dikujt. Fut (shtie) në andralla dikë. Më vjen andrallëmerren mendtë, më vjen koka vërdallë.

ANË

ÁN/Ë,~AI f. sh. ~Ë, ~ËT 1. Pjesa e një sendi ose e një vendi, që gjendetlarg nga mesi i tij; skaj, buzë, pjesa ku mbaron sendi a vendi; pjesa e majtë a e djathtë e një sendi, e një objekti ose e një vendi, krah. Ana e djathtë (e majtë). Ana e arës (e lumit). Ana e pëlhurës (e lakrorit). Anët e një barazimi (mat.). Në anën e rrugës (e tryezës). Në (nga) të gjitha anët. Sa nga një anëtjetrën. Kthehem nga ana tjetër. Marr anët qethem anash. U morën anët u morën krahët, i rrethuan. Nxjerranë. Anë për anë buzëbuzë. Më një anë mënjanë.
2. Hapësira a trualli në një krah ose afër skajeve jashtë kufijve të një sendi a vendi; hapësira a vendi në një drejtimcaktuar, si edhe vetë ky drejtim. këtë anështëpisë (të fshatit). Nga ana e malit. Katër anët e horizontit. Ana e shiut (e mesditës) jugu. Ana e borës veriu. Ana e diellit lindja. Ana e detit perëndimi. Më atë anë matanë. Anë e më anë anembanë. Në të katër anët kudo, në çdo vend. Ngakatër anët nga çdo vend, ngagjitha drejtimet; në të gjitha vendet ose drejtimet. Anë e kënd (skaj, e cekë) anekënd.
3. E ndarë në një banese a në një shtëpi; dhomë, kthinë. Sa anë keni? Anë e vogël (e madhe). Fleanën e gjyshes.
4. Faqe e një trupi, njëra nga sipërfaqet kufizuese të një sendi. Ana e mbarë (e prapme, e pasme). Ana e kundërt (e murit). Ana e sipërme (e poshtme). Ana tjetër. Anë mali. Ana e padukshme e Hënës. Anë më (për) anë tejpërtej, tejendanë.
5. Krahinë, vend, vis. Në (nga) anët tona. Në ato anë. Banorët e atyre anëve. Është nga ana jonë. Është i asaj ane.
6. Skaji më i largët i një vendi, i një hapësire; fundi, mbarimi i diçkaje. anëdheut (të botës). S’ka anë. Pa anë e pa fund. Nuk i gjendet ana. Në anëanës shumë larg. Nga ana e anës nga vise shumëlargëta.
7. Palë, njeri a grup njerëzish, që i kundërvihen një pale ose një njeriu a grupi tjetër. Anët kundërshtare. Ana paditëse. Ana e djalit (e vajzës). Ana jonë (e atyre). Në anën e popullit. Marr anën e dikujt radhitem përkrah një tjetrimendime e veprime, bëhem me dikë.
8. Anësi, pajë, hatër. I mban anën dikujt ia ka hatërin. Mban anë. Kam anë mbajnë pajë, më përkrahin, më mbështesin, më ndihmojnë.
9. Pjesë përbërëse e diçkaje, element i një çështjeje, i një vepre etj.; tipar, veçorikarakterizon diçka. Anët e mira (e dobëta, e këqija, e errëta). Ana praktike (formale, teorike). Ana politike (shoqërore, ekonomike, etike, morale.) Ana objektive (subjektive). Ana fizike (trupore, shpirtërore, mendore, ndjenjore). Ana tjetër e çështjes. Zëvendës për anën mësimore (shkencore, administrative).
10. Pikëpamje; kënd vështrimi. Nga ana e jashtme (e brendshme). Nga ana parimore (teknike). Nga ana sasiore. Nga çdo anë.
11. Gjysma e barrëskafshësngarkuar, njëri krah i barrëskafshës. Ana e mushkës. I ngre (i mbaj) anën. E ha ana i rëndonshumë njëra gjysmë e barrës, i varet barra nga njëra anë.
Anë më (për) anë tejpërtej, tejendanë; nga çdo anë. anëanës shumë larg; s’dihet se ku; fundbotës; në anëdheut. Nga ana e anës nga vise shumëlargëta; ngagjitha anët. Në atë anë fli! iron. mos e fli mendjen, nuk është ashtu si kujton ti; mbaj po deshe atë mendim a qëndrim e pritkot; në atë krah fli! iron. anëdheut shumë larg; diku shumë larg; fundbotës; në anëanës. Pa anë e pa fund (pa fund e pa anë) shumë i gjerë, që s’ka kufi, i pamatshëm; pa cak e pa anë. Ana e keqe euf. djalli; i paudhi. Pa anë e pa krye (diçka) shih pa anë e pa fund. Nga një anëputh e nga tjetrakafshon (dikush) keq. është njeri me dy faqe, që hiqet në sy sikur të do, kurse nga ana tjetër ta bënkeqen; vret natën e të qan ditën; ditënlëpin këmbët e natënngul dhëmbët. anën tjetër të barrikadës libr. në anën e kundërshtarit; në kampin e armikut. Ana tjetër (e kundërt) e medaljes libr. e kundërta e asajduket ose që njihet a që pranohet si e vërtetë; ana tjetër e çështjes; pjesa më e keqe a vetia më e dobët e diçkaje. Bluan mbi anët (dikush) keq. shih i tërheq (i heq) kërraba nga vetja (dikujt). Pa *cak e pa anë. Dalanë shpëtoj nga një gjendje e keqe; kapërcej një vështirësi; dalbreg; ia dalkrye (diçkaje). S’do t’ia dijë (s’dëgjon) nga ajo anë (dikush) nuk i bën përshtypje a nuk i trembet fare diçkaje; nuk i intereson a nuk e shqetëson fare asgjë; nuk çan kokën. Dy anët e një medaljeje libr. dy njerëznjëjtë a dy gjëranjëllojta, të lidhur ngushtë, që s’mund t’i dallosh e s’mund t’i shkëputësh. Fut *ujë në të katër anët (diçka). Ia gjej anën (diçkaje). 1. Gjej mjetin a mënyrën për të zgjidhur diçka a për të mbaruar një punë; ia gjej veglën; ia gjej vjegën; ia gjej rrëfanën; ia bëj rrethin. 2. (dikujt). Gjej rastin për të kërkuar diçka prej një njeriu a për t’i bërë diçka atij; gjej mundësinë a kohën e përshtatshme. S’ia gjej (dot) anën (diçkaje) nuk di nga t’ia nis një pune; nuk ia dal dot mbanë, nuk e kryej dot një punë; s’ia gjej (dot) fillin. Nuk i gjendet ana. 1. (diçkaje). Është shumë e gjerë diçka, është e pakufishme, s’i duket fundi. 2. Nuk ke ku e kap; është bërë copë-copë (për rrobat etj.). 3. (dikujt). Nuk kuptohet dikush ç’është; nuk dihet ç’bën a ku ndodhet. Më ha ana (më dikë). 1. Prirem, anoj nga dikush; heq ana (më dikë); i mbaj anën (dikujt). 2. Kam dyshim te dikush për diçka. heq ana (më dikë a më diçka) prirem, anoj nga dikush a nga diçka; më ha ana (më dikë); i mbaj anën (dikujt). Nuk ka anë e udhë (diçka) nuk gjen dot arsye për ta shpjeguar, nuk përligjet; nuk mundpranohet, nuk ka kuptim; nuk ta rrok (nuk ta kap) mendja. S’ka anë e vend (dikush) e dua shumë, është shumë i shtrenjtë e i dashur për mua; e kam dritë në sy (dikë); e kam shpirt (dikë); e dua (e ruaj) si dritën e syrit (e syve) (dikë). Në të katër anët kudo, në çdo vend; gjithandej; te lind e te perëndon. Ngakatër anët nga çdo vend, ngagjitha drejtimet; gjithandej. Në të katër anët e botës (e dheut) kudo, në çdo vis, në gjithë botën; te lind e te perëndon. Ngakatër anët e botës (e dheut) nga çdo vis, ngagjitha vendet, nga gjithë bota. E kthen *pjatën ngakatër anët (dikush) keq. Marr anën (e dikujt) bëhem me dikë, radhitem përkrah tij, e përkrah, e ndihmoj a e mbroj; i mbaj anën (dikujt); i bëhem (i dal) krah (dikujt); mbaj (marr) krahun (e dikujt). merr ana. 1. Anohem padashur, përkulem anash gati për t’ u rrëzuar; më ha ana. 2. Bie nga shëndeti; plakem e rrëgjohem. I marr anët (dikujt) shih i marr krahët2 (dikujt). Ia marr anën (diçkaje) shih ia marr dorën (diçkaje). E mori me anë (dikë) ia mbushi mendjen a e zbuti duke e marrë me të mirë e me lajkavazhdueshme, ia ktheu mendjen urtë e butë, e bindi dhe e bëri për vete; e bëri që t’ia plotësojë dëshirën a kërkesën, të pranojë diçka, të ndryshojësjellje etj.; ia hëngri kokënII (kryet) (dikujt); ia hëngri zemrën (shpirtin). I ka marrë *pisha nga të dy anët (dikujt a diçkaje). Mban anë (dikush) nuk është i paanshëm; nuk është njeri i drejtë, përkrah zakonisht pa të drejtë dikë; mban hatër; mban pajë. I mbaj anën (dikujt) e përkrah dikë, mbështet mendimet e veprimet e tij; e mbroj zakonisht pa të drejtë; marr anën (e dikujt); heq ana (më dikë); i mbaj pajë; e mbaj me hatër (dikë). I mbajnë anën e lëmshit (njëri-tjetrit) iron. nuk ndahen nga njëri-tjetri, mbajnë shoku-shokun, përputhen e pajtohen njëri me tjetrin; i kanë pipëzat (pipat) bashkë; kanë lidhur pizgat (në një) mospërf. I është nxehur *masha në të dyja anët (dikujt). E nxjerranë. 1. (dikë a diçka). E shpëtoj nga një e keqe, e ndihmojkapërcejë vështirësitë. 2. (diçka). E përfundoj, e çoj derifund, e kryej me sukses. I pret *shpata (palla, kordha) ngadyja anët (djathtas e majtas) (dikujt). Nuk i pret *tehuasnjë anë (në asnjërën anë) (dikujt). I pret *thika (vetëm) në njërën anë (dikujt). S’pyet nga ajo anë (dikush) s’ka frikë a nuk do t’ia dijë fare për diçka; nuk i trembet asgjëje. Nuk shkon asaj ane (në atë anë) (dikush) nuk merret fare me diçka, nuk e cek fare, as nuk i vete mendja ta prekë a ta zërëgojë; e anashkalon. Tërheq nga ana e vet (dikush) shih i tërheq (i heq) kërraba nga vetja (dikujt). S’më vajti as në një anë (një ushqim a pije) hëngra, por nuk u ngopa; hëngra pak, dua edhe më për të ngrënë; s’më vajti as në një vesh. E vuri kapuçin në një anë (dikush) shih e hedh (e vë) qeleshen (festen, kapelën, kësulën, takijen) mbi sy.

ARKIVOJ

ARKIV/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR zyrt., kal. 1. Vë, futarkiv (akte, dokumente etj.), e kaloj diçkaarkiv; vendos ose regjistroj dokumente, dosje, skeda, skedarë digjitalë etj. në një arkiv (bibliotekë arkivore, server, shtojcë) për t’i ruajtur dhe për t’i shfrytëzuarvonë. Arkivoj dokumentet (shkresat). Arkivoj materialet sekrete. Arkivoi dokumentacionin në dosjen përkatëse.
2. fig. Shtyj për diskutim një çështje, një bisedë, e hesht ose e bëjharruar një çështje, një temë, një ndodhi a një bisedë. Atë që dëgjova, e arkivovakujtesën time. Fjalën e tij e kishte arkivuar.

ARKË

ÁRKË,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Kuti e madhe katërkëndëshe, e bërë zakonisht me dërrasa, që shërben për të ruajtur e për të mbartur sende e mallra. Arkë druri (dërrase, hekuri). Arkat e bukëve. Arka birre (qumështi). Arka municioni. Arka e ndihmësshpejtë. Arka e ushtarit (usht.). Kapaku i arkës. Çelësi i arkës. Hap (mbyll) arkën. Shtie (fut) në arka. Ruaj arkën. Zbukurimet e arkës.
2. etnogr. Orendi katërkëndëshe prej dërrase, me kapak dhe me dry, zakonisht e zbukuruar, që shërbente për të mbajtur rroba dhe pajën e nuses. Arka e nuses arkë druri e zbukuruar me vizatime lulesh shumëngjyrëshe, që shërbente për pajën ose për rrobat e nuses. Arka e pajës (e rrobave). Rrobat e arkës. Mbanfundarkës. (fj. u.). Arka e peshkut (zool.) guaskë peshku; lupare, vesh peshku.
3. Kasafortë. Fut (vë) paratëarkë. Mbyll arkën. Arkë parash.
4. ek. Zyrë a vend i posaçëm, ku bëhen pagesat dhe veprimetjera me të holla. Arka e bankës. Arka e ndërmarrjes. Nëpunësja e arkës. Paguanarkë. Derdh paratëarkë.
5. fin. Fondet në të holla që ka si gjendje një shtet, një ndërmarrje, kompani, biznes, institucion etj. Arka e shtetit. Libri i arkës. Gjendje arke. Mbush (zbraz) arkën e shtetit. Mbaj arkën. Mbyll arkën llogarit hyrjet e daljet në të holla për të parë gjendjen e fondeve.
6. bised. Arkivol. Arka e të vdekurit. Të vënçaarkë! mallk. vdeksh!
7. vjet., fin. Ent ku depozitoheshinhollat e kursyera nga punonjësit, të cilat këta mund t’i tërhiqnin kur të donin. Arka e kursimit. Derdhhollaarkën e kursimit.
Arkë pa dry (pa çelës) mëshirëfatit, pa u mbrojtur, pa e ruajtur kush. Arkë e drylidhur si mishi me thoin njëri me tjetrin, të pandarë njëri nga tjetri. Arkë me dry (me shtatë dryna) shih arkë e mbyllur. Arkë e mbyllur ai që e mbanfshehtën e nuk ua thotëtjerëve; ai që nuk i hapet askujt; varr i mbuluar; qeli pa dritare (e mbyllur). Arka (barka) e Noes libr. mjet a vend shpëtimi nga një rrezik i madh. *Fundi i arkës. Janë arkë e dry shih janë mish e thua. I kallëzoj *fundin e arkës (dikujt). E ka gojën arkë (dikush) shih e mban gojën mbyllur (dikush) nuk nxjerr fjalë nga goja, i ruan mirëfshehtat. E ka gojën si arka e plakës (dikush) e mbanfshehtë një sekret, nuk ia tregon askujt, është i besës; e fut fjalënfunddheut; e hedh fjalën në pus; kund. e nxjerrpazar të gomarëve (diçka) tall. I nxjerr *fundin e arkës (dikujt). Është *sapunarkë (dikush). vënçaarkë! mallk. vdeksh!
Sin.: kuti, sënduk, sandëk, sanak, arkëz, baule, kanavete, kashun, kanistër, sepete, valixhe, kasafortë, kasë, arkivol, arkëmort.

ARKËTOJ

ARKËT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. fin. Vendosholla në një arkësigurt personale, në një arkë banke, në arkën e një ndërmarrjeje etj.; marrholla e i derdharkë, futholla në fondin e arkës; depozitoj. Arkëtoj të hollat. Ai arkëton të ardhurat e tij mujore në bankë. Kishte arkëtuar ar.
2. Vendos diçka (dokumentevlefshme, sendeçmueshme, bizhuteri ari etj.) në një arkë (kasë, llogari) ose në një vendsigurt për ta ruajtur. Arkëtoj dokumentet pronësorearkë hekuri. Bizhuteritë i arkëtovakasafortë.
3. fig. Arkëtoj diçka me qëllim përfitimi material. Klubi i futbollit arriti të arkëtojë 3 pikërëndësishme.

ARMIQËSOJ

ARMIQËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. E bëj armik dikë me një tjetër, e shtiegrindje, e futarmiqësi, kund. miqësoj. Armiqësoj fqinjët. Arriti t’i armiqësojë shokët. Armiqësoi familjen.
Sin.: hasmoj, hasmëroj, mërij, smiroj, urrej.

ARMËTORE

ARMËTÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET usht. Vendi ku ruhen armët dhe municionet, armëri. Fut armëtarmëtore.

ARRË

ÁRR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. (lat. Juglans regia) bot. Pemë frutore me truplartë e të trashë, me dru të fortë e shumëmirë për orendi etj., me lëvorelëmuar ngjyrë hiri, me gjethemëdha e me lule si vile, që bën kokrra me lëvozhgëfortë, me sharkgjelbër e me thelbushqyeshëm, të ndarëkatër pjesë; kokrra e kësaj peme; çaçaniku, kaçka. Arrë gungë. Arrë gajgë (rukë). Dru arre. Kllapesh arre lëvorja e njomëvesh arrën. Si arrë i terur, i thatë (dru arrë). Qëroj arra. Arrë bukje arrë me thelbmadh, të plotë e që del lehtë. Arrë mishje arrëcilës nuk i del thelbi lehtë. Arrë pjeshke arrë që i ndahet lehtë thelbi. Arrë vajëse. Arrë fyçkë (fyrbë). Arrë bukje. Arë dheu. Dru arre. Gjethe arre. Vaj arre. Thelbi i arrës. Ngjyrë arre ngjyrë kafe e murrme. Bojë arre lëng i nxjerrë nga gjethet e arrës për të ngjyrosur flokët. Thyej (çaj) arra. I ushqyer me thelpinj arre i ushqyer mirë, me gjëramira.
2. si mb. Me korenpjekur mirë dhe brenda e butë (për bukën).
3. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për disa lloje arrash: Arra akazhuje (lat. Anacardium occidentale) pemë tropikale me fruta dhe farangrënshmeëmbla e të lëngshme, që rriten jashtë frytit në një si shpretkëveçantë, lëvorja e së cilës përmban një lëndëhelmuese Arra amerikane (lat. Juglans cinerea, Caryocar nuciferumi) lloj arre me lëvozhgëtrashë e të mbuluar me një lëng ngjitës, me fryta të ëmbla yndyrore, që përdorenushqimendryshme; arra e hirtë. Arra e Australisë (lat. Macadamia integrifolia, M. ternifolia) lloj arre me dru të fortë, që rritetrajonet subtropikale, me bërthamëbardhë e të butë e të ngrënshme. Arra e bardhë (lat. Juglans alba) pemë arrore me drurinfortë, ngjyrë kafepërdoretprodhimin e mobilievecilësisëlartë e që lidh arrashijshme me vleravemëdha ushqyese e mjekësore; arra mbretërore. Arra e Brazilit (lat. Bertholletia excelsa) pemë e madhe tropikale e njohur për frytet e saj të mëdha, të rrumbullakëta, me një lëvozhgëtrashë dhefortë, të pasur me lëndë ushqyese; arra braziliane. Arra e butë arra gjethefrashër. Arra e derrave (lat. Juglans glabra, Carya glabra C. porcina) arrë e kultivuar gjerësishtshumë rajonebotës, me lëvozhgëfortë dhedrunjtëmbron bërthamën e ngrënshme. Arra dushkvogël (lat. Carya laciniosa) lloj peme e madhe, e fortë dhe e qëndrueshme, që rritet mirëklimëngrohtë dhebutë, me farangrënshmepërdoren gjerësishtgatime (ëmbëlsira, biskota, akullore etj.). Arra e dheut kikiriku. Arra gjethefrashër (lat. Juglans fraxinifolia) arrë e përhapurshumë vendebotës, me frytngrënshëm, që përdoret gjerësishtkuzhinë dhe për prodhimin e vajitarrës; arra e butë. Arra fyçkë (lat. Juglans regia) pemë e lartë arrore me gjethemëdha me ngjyrëgjelbërerrët, me frytpërbëhet nga një mbështjellës i fortë brendacilit gjendet fara e ngrënshme e ndarë në dy ose katër thela, që përdoret gjerësishtgatimet dheprodhimet kozmetike. Arra gungë (lat. Juglans cinerea) pemë arrore lartësia e së cilës arrin deri njëzet metër, me kurorëgjerë me degëpërhapura, me gjethegjata, të voglavendosura përballë njëra-tjetrëslidh fryte që nuk çahen lehtë; arra e hirrës. Arra e hidhur (lat. Carya cordiformis) pemë arrore e lartë, me cilësimira, që përdoret për prodhimin e mobilieve, të instrumenteve muzikore, të veglavendryshme, që arrin lartësinë deri 30 m; arra e hidhur. Arra e Hindit (lat. Ailantus allissima) dru i egër, i ngjashëm me arrën e zakonshme, me lëvoremurrme, me gjethekanë një erë të rëndë, me lulevoglabardha e me frytin si bishtajë ngjyrëkafe. Arra e hirrës arra gungë. Arra japoneze (lat. Juglans ailanthifolia) arrë me lartësi derinjëzet metër me gjethemëdha me fletëza, q[ lidh arramëdha me mbështjellësfortë e të qëndrueshëm. Arra kaliforniane e myshkut (lat. Torreya californica, T. myristica) arrë me gjelbërimpërhershëm, që mundarrijë lartësi prej derinjëzet e pesë metër, me trungdrejtë e të mbuluar gjetheerrëta e të ngushta, të gjata e të verdha në të gjelbër, që që lidh me fryte kokërrvogla e të verdha. Arra e Kalifornisë (lat. Carya californica, Juglans californica) arrëarrin lartësinë derinjëzet metër, me gjethe me fletëzagjata e të ngushta, të mbuluara me fijeholla e të veshura me një mbulesëverdhë, që lidh kokrra me mbështjellëshollë, që shpërbëhet kur arrin pjekurinë, duke zbuluar frytin e ngrënshëm. Arra kineze (lat. Juglans sinense) arrërritet deri njëzet metër, me gjethemëdha e me fletëzagjata e të ngushta, me frytveshur me kllapesh a gëzhojëtrashë e të fortë. Arra kineze e myshkut (lat. Torreya grandis) pemë e lartëpërdoretmjekësi, në ndërtimtari dhe për zbukurim, që ka trungdrejtë e të fortë, me lëvoretrashë e të zakonshme, me gjethengushta, të gjata e të dendura me ngjyrëerrëtgjelbër dherendituramënyrërregullt, që lidh fryte si kokrrangushta. Arra kokërrmadhe (lat. Juglans major) arrë me gjethemëdhapërbëra nga fletëzagjata e të ngushta, të veshura me një mbulesëbutë, që lidh kokrramëdhaveshura me kllapesh të trashë e të fortë, i cili shpërbëhet kur kokrra arrin pjekurinë. Arra kokërrzemër (lat. Juglans ailanthifolia cordiformis) Arrëarrin lartësinë derinjëzet e pesë metër, me gjethepërbëra nga fletëzamëdha e të ngushta me një mbulesëbutë dheverdhë. që lidh kokrratrajtën e zemrës e të veshura me një kllapesh të trashëshpërbëhet kur arrin pjekurinë. Arra e kokosit (lat. Cocos nucifera) palma e kokosit. Arra kola (lat. Cola acuminata, C. vera) pemë me lartësi deri njëzet metër, me kurorëgjerë e gjethemëdha me ngjyrëgjelbërerrët, që lidh fryte si kapsulëpërmban farat e kolës me përmbajtje kafeine, të cilat përdoren për përgatitjen e një pijeje. Arra mbretërore arra e bardhë. Arra e myshkut (lat. Myristica fragrans) pemë e lartë tropikalemundarrijë derinjëzet metër lartësi, me gjethemëdha e të ndritshme, që lidh një kokërrçliron erëzën e moskatit dhe të miskut; arra e moskatit. Arra pekan hikorja. Arra spanjolle (lat. Gynandriris sinyrinechium, Iris sisyrinchium) irisi; lilaku gjethehollë. Arra e Teksasit (lat. Juglans microcarpa, J. rupestrig) arrë me kurorëgjerë, me degëpërhapura e me gjethegjata, të gjelbra, të përbëra nga disa gjethëzavogla, që lidh frutavogla me lëvoretrashë, të ngrënshme e që mundpërdoret dhe si dru zbukurues në një park. Arra e ujit (lat. Juglans aquatica, Trapa natans) arrë me trungdrejtë dhe me kurorërrumbullakët ose të zgjatur, me lëvoretrashë e të plasaritur me një ngjyrë grikafe ose të zezë, me gjethegjatagjelbra, të përbëra nga disa gjethëzavogla formashndryshme, që lidh fryte me një bërthamëvogël e të hidhur; gështenja ujëse. Arra e vajit (lat. Pyrularia pubera) lloj bime gjysmëparazitare, si një shkurre ose pemë e vogël, me gjethegjelbra, të gjera e me shkëlqimlehtë, që lidh një fryt bërthamëmadhpërmban një lënghidhur helmues. Arra e zezë (lat. Juglans nigra) arrë me trungunngjyrëerrët e me cilësilartë, që përdoret gjerësishtmobilieri, që lidh frytengrënshme. Arra e bajames (lat. Prunus dulcis) arrërritet mirëvendengrohta dhe me diell, që lidh fryteshijshme vajore, që përdoren gjerësishtgatime e si një përbërës i rëndësishëmindustrinë ushqimore e në kozmetikë. Arra lazate (lat. Pinus pinea) pishë mesdhetare, me farashijshme, që përdoren për të përgatitur ëmbëlsira, sallata, salca etj.; arra e pishës.
Sin.: qiqërviqër, kikirik, aringë, arxheviz, arrëmizë, moskoarrë, kacimare, kaciram.
Arrë pa bukë mospërf. njeri pa vlerë, që nuk të bën punë; njeri që nuk është i zoti e i zgjuar; pemë pa kokrra. Arrë (kaçkë) e fortë njericilin s’e thyen a s’e mund dot; njeri që nuk mposhtet e nuk nënshtrohet; arrë (kaçkë) gungë. Arrë fyçkë keq. njeri mendjelehtë; njeri kokëbosh. Arrëgojë diçka që nuk kapërcehet, nuk gëlltitet lehtë; dikush a diçka që nuk mposhtet lehtë, kockë në fyt. Arrë (kaçkë) gungë njeri kokëfortë; njeri që s’thyhet lehtë; kockë e fortë; arrë (kaçkë) e fortë. Arra pa thelb fjalë boshe, muhabet pa brumë a punë pa vlerë; gjërakota, gjëra pa bukë. I bëhet arra *gogël (dikujt). I bëjnë degët arra (dikujt) shih i bën dushku arra (dikujt). I bën dushku arra (dikujt) i shkojnë punët shumë mirë, i vete çdo gjë vetëm mbarë; i pjell edhe gjeli (këndesi, kaposhi, kokoshi); i pjell edhe mushka; i pjell edhe viçi. Kur të bëjë qarri arra iron. kurrë, asnjëherë; kur të hipë derrifik; kur të bëhen dy ditë bashkë; kur të bëjë larushku rrush; kur të pjellë gjeli (këndesi, kaposhi, kokoshi); kur të pjellë mushka. Kur të bëjë verri arra shih kur të bëjë qarri arra iron. I derdhen arrat (dikujt) nuk di (nuk mundet) të mbajë gjë të fshehtë, i nxjerrgjithafshehtat jashtë; nuk i mban barku; nuk mban gjë në bark (dikush); kund. e hedh fjalën në pus (dikush). *Dru arre. T’i ha arrat (dikush) është shumë i fortë; ta mbledh, ta bën gjëmën; qëronbardhën e syrit. Nuk ia ha dot arrat (dikujt) është shumë i zgjuar, nuk ia hedh dot, s’gënjehet lehtë, nuk ia kalon kush; thyen arrëndorë; të merr gjakvetull; të lanshpatull. Të ha arrat e të bën varrat (dikush) keq. shih të ha shalqirin e të rreh me lëkura (dikush). (Janë) si arra e verri nuk shkojnë mirë me njëri-tjetrin, janëgrindjevazhdueshme; (janë) si gjilpërat majëmajë; janë gur e uror (si guri me urorin)1; kund. (shkojnë) si fiku me arrën. Ka (në dorë) edhe *gurin edhe arrën (dikush). Ta merr arrën nga dhëmbët (dikush) keq. ta hedh lehtë, s’e ka për gjë të të mashtrojë, ta hedh kur të duash; ta merr kafshatën nga goja. S’i mban goja arra (dikujt) keq. nuk mban dot asnjëfshehtë, i tregongjitha; i derdhen arrat; e ka gjuhën lopatë (dikush) tall.; e ka sqepingjatë (dikush); s’i vë fre gojës (gjuhës) (dikush). I peshon arrat pa i shkundur (dikush) flet pa u menduar, ia fut kot; vendos para kohe për diçka, është i rrëmbyer; e shkund arrrën që në korrik; e shkund maninprill. T’i shet goglat për arra (dikush) shih ta shet sapunin për djathë (dikush). (Shkojnë) si arra me palën shih (shkojnë) si fiku me arrën. (Shkojnë) si *fiku me arrën. E shkund arrën që në korrik (dikush) thotë fjalëpapjekura a bën punëpamenduara mirë; e bën diçka para kohe, jo në kohën e vet; e shkund maninprill; i peshon arrat pa i shkundur. *Shtagë arrash. I than arrat mbi çati (dikush) nuk ka besim tek askush, ka frikë se e vjedhin a ia hedhin, ruhet a e ruan çdo gjë me merak. thyen arrëndorë (dikush). 1. Është shumë i zoti; ia del çdo gjëje; s’ia ha qeni shkopin (dikujt); merr gjakvetull. 2. keq. Ta hedh lehtë, s’e ka për gjë të të mashtrojë, ta hedh kur të duash; ta merr kafshatën nga goja; ta merr arrën nga dhëmbët. 3. keq. shih të ha (të qëron) të bardhën e syrit (dikush). I theu arrakokë (dikujt) e qortoi ashpër, e goditi rëndë (me fjalë).

ARË

ÁR/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT Tokëlërohet dhe mbillet, tokë buke. Arë e mbjellë (e korrur). Arat e fshatit (katundit). Arë me grurë (me misër). Arë me egjër. Arë e harrur. Bimët (kulturat) e arave. Miu i arave (zool.). Lëroj (ujit) arën. Punonarë.
Arë pa egjër njeri i ndershëm, i pastër e i mirë; që s’ka asnjë ligësishpirt; miell pa krunde; pika e parë2; e ka zemrën (shpirtin) qelibar (dikush). Si ara e fara mospërf. janë njësoj, nuk kanë ndonjë dallim; si njëri dhe tjetri; një bathë e një kokërr; çerep e vegsh të një dheu keq. arë e në vresht shih kodra pas bregut. U bëfsh si ara me grurë! ur. (për një nuse) paç shumë fëmijë, u shtofsh e u shumofsh! I bie *shiuarë (dikujt). Bjer *shiarën time! Eja *baba të të tregoj arat (vreshtin)! iron. E ha arën në *këmbë (pa korrur) (dikush) iron. E ha *grurin që në arë (dikush). E ha *misrin që në arë (dikush). S’hyjarat e tjetrit nuk ngatërrohem në një çështje që i përket dikujt tjetër, s’ndërhyjpunët e një tjetri; nuk fut hundët (hundën) iron. Si *kauarë (në ugar). I ka arat *të korrura e të shira (dikush). I kam qetëarë (në zgjedhë) jam shumë i zënë e s’më pret puna, s’kam kohë, jam me ngut; e kam ujinarë; i kam rrobatfinjë; e kam çerepinzjarr. E kam ujin në *fundarës. E kam ujin në *kryearës. E kam ujinarë. 1. Jam shumë i zënë, kamdorë një punëngutshme, që duhet ta mbaroj shpejt; jam me ngut, nuk pres dot; i kam qetëarë (në zgjedhë); i kam rrobatfinjë; e kam çerepinzjarr. 2. Më vete puna mbarë, më ka duk puna; e kam ujinkryearës. Nuk na la *qetëarë (dikush) iron. Ka mbetur si *kauarë (dikush). E nget arën me tre qe (dikush) iron. hyn kotpunët e tjetërkujt; kujton se mundbëjëshumë sesa ka fuqi dhe mundzgjidhë çdo gjë; i duket se mund t’ua zgjidhë halletgjithëve. Shkofshaarë e mos gjetsha qetë! tall. thuhet për dikështiret sikur dëshironpunojë, por në të vërtetë është përtac dhe i shmanget punës. Nuk po të shkunden *kallinjtëarë (diku). I tregon (i rrëfen) *babait arat (dikush) iron.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.