Fjalori

Rezultate në përkufizime për “fushim”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

FUSHOJ

FUSH/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. jokal. Vendosem e qëndroj përkohësisht në një vend ose në një shesh duke ngritur çadra etj. për t’u çlodhur gjatë një udhëtimi bashkë me të tjerë, gjatë një ekspedite shkencore, në një ekskursion etj. Fushuanmalin e Dajtit.
2. edhe kal., usht. Dal për fushim, nxjerr trupat për fushim. I fushuan trupat. Fushonte i tërë reparti.

GAVETË

GAVÉT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Enë e vogël prej aluminipërdoret nga ushtarët për të ngrënë ushqimin kur janëfushim. Gavetë ushtarake. Gavetë alumini. Rripi (kapaku) i gavetës. Laj gavetën. Ha në gavetë.

LLOGORIM

LLOGORÍM,~I m. Qëndrimshatorrenjësive ushtarake, të brigadave të rinisë, të pionierëve etj.; fushim.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.