Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AKSILÁR,~E mb. 1. mjek. Që i takon sqetullës, i nënsqetullës. Gjëndra aksilare. Nyja limfatike aksilare. Arteria aksilare arteria kryesore që kalon përmes sqetullës për të furnizuar krahun me gjak. Nervat aksilarë. Dhembje aksilare. Temperatura aksilare. Matje aksilare e temperaturës.
2. bot. Syth, degë etj. që del në sqetullën e gjetheve ose të degëve të një bime. Lulja aksilare. Sytha aksilarë.
✱Sin.: sqetullor, nënsqetullor, nënkrahës, bërrylor.
AKUADÚKT,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Ujësjellës në trajtë ure me harqe. Akuadukti romak. Shpikja e akuaduktit. Ndërtimi i akuaduktit. Akuaduktet nëntokësore (mbitokësore).
2. Sistem kanalesh dhe urash që përdoren për të bartur ujë nga një burim i jashtëm për të furnizuar një qendër urbane, për bujqësi, për industri etj. Akuaduktet e thjeshta. Akuadukte si struktura të mbyllura.
BOKS,~IIII m. sh. ~E, ~ET 1. Ndarje e vogël brenda në stallë, e ndërtuar zakonisht me thurje, ku mbahen të vegjlit e sapolindur të kafshëve shtëpiake për t’i veçuar nga nënat a për t’u kujdesur për ta; gardhole. Boksi i viçave (i qengjave, i gicave). Boksi i zogjve. Bokse për pjellje. Shtie (fut, mbyll) në boks.
2. Koçek prej thuprash, ku mbahet pambuk, misër etj. Bokset e pambukut (e misrit).
3. sport. Ndarje e posaçme përgjatë pistës ku ndalen makinat ose motorët gjatë garës, për t’u furnizuar me karburant, për të ndërruar goma, për riparime të shpejta etj. Makinat kthehen në boks për të ndërruar gomat. Në fund të garës u tërhoq në boks. Humbi disa sekonda se u kthye ne boks.
✱Sin.: gardhole, kumac, koçek, koshtar, thark, çarranik.
►FURNIZ/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. Marr mallra të ndryshme e sendet e nevojshme për punë ose për tregtim; blej sende ushqimore për shtëpinë; ha e pi sa ngopem; mbush serbatorin e makinës me karburant. Furnizohen çdo javë. U furnizova mirë me ushqime para se të udhëtoja. Ishin furnizuar për festa. U furnizova me naftë.
2. pës. e FURNIZÓJ.
FURNIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. I jap dikujt mallra të ndryshme e sendet e nevojshme për punë ose për tregtim; blej sende ushqimore për shtëpinë; ha e pi sa ngopem; mbush serbatorin e makinës me karburant. Furnizoj restorantin. E furnizojnë rregullisht (pa ndërprerje). Furnizoj shtëpinë. E furnizoi barkun plot. E paska furnizuar makinën.
GAZIFIK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Bëj që një lëndë djegëse e ngurtë a e lëngët të shndërrohet në gjendje të gaztë; shndërroj në gaz. Gazifikoj qymyrin (mazutin).
2. Ndërtoj gazsjellës për të furnizuar me gaz një ndërmarrje industriale a një qendër të banuar për ngrohje etj. Gazifikuan fabrikën. Gazifikuan qytetin. Do të gazifikojnë rajonin.
KONVERTÚES,~I m. sh. ~, ~IT tek. Aparat që shërben për të konvertuar një sinjal, një formë energjie, një substancë etj. në diçka tjetër. Aftësia e konvertuesit për të furnizuar me oksigjen. Konvertues energjie. Konvertues i sinjalit kabllor.
SHOK,~UII m. vet. nj. 1. mjek., psikol. Gjendje fiziologjike që shfaqet me pamjaftueshmëri akute të qarkullimit të gjakut, për shkak të një ndërhyrjeje kirurgjikale, për shkak të një aksidenti etj.; sindrom që manisfestohet me çrregullime të qarkullimit të gjakut, dëmtim të funksioneve jetësore etj. Gjendje shoku. Është në gjendje shoku. Simptomat e shokut.
2. fig. Emocion i fuqishëm dhe i papritur; shqetësim i madh fizik dhe psikologjik; shpërthim dërrmues; goditje psikologjike; traumë. Ai është ende në shok. Ajo vuan nga shoku. Po shërohet nga shoku. Humbja e punës i shkaktoi shok psikologjik.
3. Pjesë e parë apo e dytë e disa emërtimeve të pathjeshta që lidhen me lloje të ndryshme të kësaj gjendjeje. Shok traumatik gjendje që shkaktohet si pasojë e një traume psikologjike ose fizike. Shok kardiogjen dështim akut i qarkullimit të gjakut që shkaktohet si pasojë e mosfunskionimit të zemrës, e pamundësisë pompuese të saj për të furnizuar trupin me gjak. Shoku infektiv ose septik dështimi akut i qarkullimit të gjakut, që lidhet me një infeksion bakterial. Shoku toksik sindrom infektiv i shkaktuar nga disa lloje infeksionesh bakteriale, që mund të prekë të gjitha organet dhe shkakton dështim akut të qarkullimit të gjakut. Shoku kulturor efekti i krijuar tek një individ kur çuditet, zihet në befasi nga një kulturë të huaj. Terapia (metoda) e shokut metodë terapeutike që përdoret në disa sëmundje infektive ose gjendje psikiatrike për të shëruar shokun biologjik ose atë psikologjik.
✱ Sin.: tronditje, traumë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë