Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ARBÚ/N,~I m. sh. NJ, ~NJTË zool. (lat. Pegellus erythrinus; Pagrus pagrus) Lloj peshku deti i ngjashëm me barbunin, me madhësi deri 50 cm, me ngjyrë rozë e ndezur në shpinë, më e çelur në bark, me ndonjë njollë të errët prapa kokës, me gojë të vogël, sy të mëdhenj, me luspa delikate dhe mish të bardhë dhe të butë; spalca e kuqe, pagrus i vogël.
✱Sin.: sykuqe, gjanës, furnelë, romb.
PRÍZ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. elektr. Pajisje prej lënde veçuese, me dy vrima ose tri vrima, ku futet spina për të lidhur një aparat (furnelë elektrike, radio, televizor, hekur rrobash etj.) me burimin e rrymës elektrike. Prizë elektrike. Prizë muri. Vë në prizë. Heq nga priza.
2. hidrol. Pajisje prej gypash, dërrasash etj., që vendoset në lumë ose nëpër kanale për të marrë ujin ose për ta shpërndarë atë në drejtime të caktuara.
3. tek. pajisje që vendoset në gypat e ujit të pijshëm për të marrë ujë; ujëlëshues. Prizë kryesore. Prizat e kanalit. Ndërtuan një prizë.
VAJGÚR,~I m., kim. 1. Lëndë djegëse e lëngshme, që nxirret nga përpunimi i naftës dhe që përdoret në industri e në teknikë, për ndriçim, për ngrohje etj. Enë vajguri. Llambë me vajgur. Furnelë (sobë) me vajgur. Radio me vajgur.
2. vjet. Naftë; gaz. Rafineri vajguri.
♦ I hedh vajgur (*benzinë) zjarrit (dikush).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë