Fjalori

Rezultate në përkufizime për “furkë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BIGANË

BIGÁN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Mashë, mashëbigë, shkullojë.
2. Pincë e gjatë.
3. Furkë, bigaçe.

BIGË

BÍG/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Degëzimdysh i një druri, i një dege a i diçkaje tjetër; vendi i degëzimit; secila nga anët e degëzimit; bigaçe, çatall. Biga e drurit. Biga e rrugës (e lumit). Degë me bigë. E shartojmëbigë.
2. Shkop i gjatëndahetdysh në një anë dhepërdoret për punëndryshme; furkë, bigaçe, furkaçe. Biga e qerres. Biga e mullarit. Bigë për dushk. I vë një bigë. Mbaj me bigë. Çdo bigë bën për furkaçe. (fj. u.).
3. Mashë a darë prej druri për të tredhur kafshët. Kap (marr) me bigë. Vë në bigë.
4. Sfurk me dy dhëmbë; çatall, çem. Bigë për të mbledhur ferra e driza.
5. Tufë me lulemajë të një shkopivogël pakçarëdysh; tufë prej dy-tri sendeshlidhura bashkë. Bigë me manushaqe. Bigë me qershi. Bigë misrash.
6. Shkëmb me majë; vendi midis dy shkëmbinjve me majë; mal me dy maja. Biga shkëmbinjsh. Vend me biga. Mal me biga. Hipi mbi një bigë. Seç këndon thëllëza, o bigëbigë. (folk.).
7. tek., det. Vinç i madh me dy krahë. Bigë lundruese (det.) anije me vinçmadh me dy krahë.
8. Çift, palë. Një bigë rripa opinge.
9. Një lloj hobeje me një shkopthndarë dysh te maja, bigëlaçe.
10. Timoni i një barke, i një anijeje etj. Biga e vaporit.
11. tek., kinem. Shtagë a shkop i gjatëmban mikrofonin.
12. krahin. Zgavër.
13. Luspë, leskër.
14. euf., vulg. Organi seksual mashkullor.
Sin.: bigaçe, çatall, furkë, furkaçe, çem, çift, palë, bigëlaçe, zgavër, luspë, leskër.
I mban (i bën) veshët *bigë (dikush). (dikush) shih i mban veshët ngritur (dikush). I ngriti (i bëri) këmbët bigë (dikush) mospërf. shih i bëri këmbët çift (dikush). I ngre (i bën) veshët bigë (dikush) u gatidëgjojë gjithçka sa më mirë; nisipërgjojë me vëmendjemadhe; i bën veshët pipëz; i bën veshët çift; i ngre veshët çark; i ngre (i mban) veshët përpjetë; hap veshët; i mban veshët hapur; mpreh veshët; curron veshët. Rri me *veshët bigë (dikush). E shtie (e fut) në bigë (dikë) e shtrëngoj, nuk e lë të bëjë sipas kokës; e vë në pozitëvështirë; ia vë (ia fut) (të dyja) këmbët në një këpucë (dikujt); ia bëj vapë e shëllirë (dikujt); e futshtrungë (dikë).

BINOSHE

BINÓSH/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Dru ose hu me dy maja, bigë. Bigë për binoshe.
Sin.: bigë, furkë, furkaçe, bigaçe, binjore, bigëzim, çatalle, mashë.

BLUDË

BLÚD/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT Kupë a tas druri për të pirë ujë ose për të ngrënë; enë druri me dy pjesërrumbullakëta, ku bariu mbyll dhallin, gjizën etj. për ushqimin e ditës. Mish i gjallëbludë. Një bludë kafe. S’ka as leshfurkë e as përsheshbludë (dikush) është shumë i varfër.

BOSHT

BOSHT,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Shkop i shkurtër, i holluar në të dyja majat, që përdoret për të tjerrë dhe për të mbledhur fillin, duke e rrotulluar me dorë, drugë, drugëz; pjesë e makinëstjerrjesshërben për të dredhur dhe për të mbledhur fillin, dredhës, mëqik; sasia e fillit e mbledhur në një shkoptillë. Me furkë e me bosht. Dredh boshtin. Mbledhbosht. Ndërroj boshtet. Boshtin shtëllungë e tora! (folk.). I dha boshtin e ngarkoitjerrë (lesh, li etj.); fig. e vuripunojë, e vuripunë. Fëmija i vogël- si boshti i tjerrë. (fj. u.).
2. mek., aut. Pjesë e makinave, e mjeteve dhe e veglavepunës, që ka trajtën e një drurirrumbullakët dheshërben për të bashkuar rrotat ose pjesëtjerarrotullohen a që lëvizin. Boshti qendror (kryesor). Boshti i qerres. Boshti i dërstilës (i mullirit). Boshti i çadrës. Makinë me dy boshte. Bosht i bashkorit boshtpërcjell lëvizjen nga bashkorigrupin e ingranazheve. Bosht bërrylor (me bërryla) bosht gungor; kollodok. Bosht gungor (bosht me gunga) boshtkontrollon lëvizjet e valvulave të motorit me djegiebrendshme. Bosht kryesor (parësor) bosht që e përcjell lëvizjen nga motoripjesët e tjeramakinës. Bosht lëkundës bosht me leva, i mbështeturqafa, që lëkundetvend që të rrotullohet dhepërcjell lëvizjet alternativemotorët me avull. Bosht motorik bosht në një makinë ose në një motor, që përdoret për të kthyer lëvizjen vajtje-ardhje drejtvizorelëvizje rrotulluese ose anasjelltas; bosht me gunga. Bosht ngarës boshtpërcjell përdredhjen ose rrotulliminboshtin e rrotave. Bosht i shkallëzuar bosht me seksionekanë diametrandryshëm. Bosht i shlizuar bosht me disa kanale rrethore. Bosht i shpërndarjes bosht me disa gunga; bosht gungor. Bosht i shtangët bosht që nuk përcjell lëvizje.
3. Pjesë kryesore e një mjeti a e një vegle pune, ku lidhen pjesëtjera më të vogla; shtizë. Boshti i parmendës.
4. spec. Drejtëzkalon përmes qendrëssimetrisë ose përmes qendrësrëndesës së një trupi; vija e mesit për së gjati një trupi. Boshti horizontal (pingul). Boshti optik. Boshti i simetrisë. Boshti i rrotullimit. Boshti i tangjenteve. Boshti i rrugës. Boshti i tunelit. Boshti i koordinatave (mat.) njëra nga drejtëzatndërpritensistemin e koordinatave. Boshti i koordinatave (mat.) një nga drejtëzat (x ose y) që ndërpritensistemin e koordinatave. Bosht i madh (mat.) më i madhi nga dy boshtet e elipsit. Bosht optik (fiz.) vijë e përfytyruar e drejtimitrrezesdritës pa dy përthyerje. Bosht i përfytyruar (mat.) bosht pingul (y) në diagramin e Argandit ose në një planpërbërë. Bosht i simetrisë (gjeom) vijëndan një figurë në dy pjesë simetrikemënyrëtillënjëra anëpërputhet plotësisht me anën tjetër. Bosht i vogël (mat.) më i vogli nga dy boshtet e elipsit.
5. astr. Vijë e përfytyruarbashkon dy polet e një trupi qiellor, duke kaluar përmes qendrës së tij. Bosht i tokës vijë e drejtë e përfytyruar, që kalon përmes qendrësTokës dhe të dy poleve rrethcilës ajo bën një rrotullimplotë në 24 orë. Boshti i planetit.
6. Pjesa qendrore, pjesa e mesit e diçkaje, e përfytyruar për së gjati (kryesisht për bimët dhe për pjesët e tyre). Boshti i misrit (i grurit). Boshti i rrënjës. Boshti i trungut (të drurit). Bosht i këmbës (anat.) kërciri i këmbës. Boshti i kurrizit (anat.) shtylla kurrizore. Bosht i plakës (lat. Lepidium draba) (bot.) bimë barishtore shumëvjeçare me kërcelltrashë e të drejtë, deri tetëdhjetë cm të lartë, me pushdendur, që nxjerr gjethengushta përgjatë kërcellit dhe lulebardha si tufëmajë të tij.
7. fig. Drejtimi kryesor i një pune ose i një veprimtarie; vija kryesore ideore e një vepre shkencore, letrare etj.; vija themelore rrethcilës shtjellohet një veprim, një tok ngjarjesh etj.; pjesa mban peshën kryesore. Boshti kryesor. Boshti i debateve shkencore. Boshti i punës. Boshti i dramës (i romanit). Boshti i ngjarjeve. Boshti i rrëfimit. Kanë një boshtpërbashkët semantik (gjuh.). Boshti i fuqivemëdha.
8. fig. Njeriu a gjëja kryesore për diçka; ai që mban barrën më të madhe a që luan rolin kryesordiçka; fig. shtylla, mbështetja. Boshti i shoqërisë. Boshti i suksesit. Boshti i të gjitha të këqijave.
Sin.: drugë, drugëz, dredhës, mëqik, shtizë, shtyllë, mbështetje, strumbullar, direk.
(U ) si boshti i furkës (dikush) u dobësua e u hollua shumë; ka rënë shumë nga shëndeti prej ndonjë sëmundjeje a nga pleqëria; mbeti gisht; u shkop; u gjalmë; u fshikull; u kallam. (Del) si boshti para furkës (dikush) keq. flet e thotë mendimin e vet para se t’i vijë radha, hynbisedë kur nuk i takon për të folur ose futet pa radhë në një veprim edhe kur nuk i kërkohet; flet para të mëdhenjve, nuk respekton rendin; (del) si mëzi para pelës; (del) si kërriçi para gomarit. Ç’ngre *maja e boshtit.

BUKULUSHË

BUKULÚSH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT zool., bised. Bukël1. Bukolo, bukulushë, / M’i prit minjtë, / Se të gostis furkë e bosht. (folk.).

DREDH

DREDH vep., DRÓDHA, DRÉDHUR 1. kal. Rrotulloj disa herë dy a më shumë fijebashku për të bërë një fillvetëm më të trashë e më të fortë; përdredh; kund. zhdredh, shpërdredh. Dredh fijet. Dredh telin. Dredh litarin (gjalmin).
2. kal. E bëj fill leshin, pambukun etj. duke e tjerrë; kund. shtjerr. Dredh lesh (pambuk). Dredh me furkë.
3. kal. E kthej dhe e rikthej diçka duke e lëvizur rreth vetes a rreth një boshti; përdredh. Dredh trupin. Dredh hellin. S’dridhen fletët e mullirit, po nuk pati ujë lugu. (fj. u.). Kush e nis vallen, di ta dredhë vetë. (fj. u.).
4. kal. I jap trajtëvalëzuar diçkajedrejtë, e bëj dredha-dredha ose valë-valë; e bëj diçka me majëlakuar duke e rrotulluar me majat e gishtërinjve; përdredh. I ka dredhur flokët. Dredh mustaqet.
5. kal. Rrotulloj diçka rreth gishtit; sjell rrotull nëpër gishtërinj, mbledh a mbështjell si rrotull një copë letër a diçkangjashme me të. Dredh letrën. Dredh një cigare. - Dridhe njëherë! (bised.) bëj një cigare! Dredh zinxhirin. Dredh tespihet.
6. kal. dhe jokal. Ndërroj a kthej rrugënkam nisur, kthehem; nuk mbaj drejtimin e mëparshëm, dredhoj. Drodhi udhën. Drodhi tatëpjetë (majtas, djathtas) kur e pa.
7. fig., bised., keq., kal. E hedh fjalën a bisedën gjetiu, për t'i bërë bisht muhabetit, i shmangem me dredhi përgjigjesdrejtpërdrejtë; i shpëtoj diçkaje me dredhi e me mashtrime; ndryshoj me shkathtësi qëndrimin tim të mëparshëm; duke u përpjekur që të mos e marrin veshtjerët; veproj e sillem sipas rrethanave e si të ma kërkojë puna a interesi, bëj dredha. E drodhi fjalën (bisedën). E drodhi punën. - E drodhi qerratai! - Do ta dredhë që të humbasë gjurmët. - Shiko se e dredh ai!
8. kal. E bëj dikë a diçka që të dridhet disa herë; e bëj që të rrëqethet. E drodhi elektriku (korrenti). E dridhnin ethet e verës.
9. fig., bised., kal. E tundnga themelet diçka, e tund a e lëkund fort, e trondit; bëj që të zërë frika dikë e t'i hyjnë dridhmat. E drodhi ai lajm. E drodhi tërmeti. Hajde toska i vogël, drodhe mal e kodër.
10. kal. E nxjerr zërin duke e lëvizur lehtëlart e më poshtë se toni kryesor, duke e ngritur e duke e ulur pak (kur këndojmë). - Sa bukur e dridhte zërin.
11. kal. Holloj petë. Dredh petë.
E dredh (e lëviz, e luan) *bishtin (dikush) keq. E drodhi (e përdrodhi) *bishtin (dikush) përçm. E dredh (e përdredh) *fjalën (dikush). E dredh në *furkë (dikë). E dredh *gjuhën (dikush). E drodhi *këmbën (i drodhi këmbët) (dikush) përçm. Dredh *leshtë (dikush) keq. Ma drodhi *litarin (dikush). E drodhi (e përdrodhi) *qafën (dikush) përb. Dredh (tund) *shaminë (dikush) keq. Di ta dredhë *shaminë (dikush). Dredh (tund) *zinxhirin (dikush).
Sin.: përdredh, spërdredh, tjerr, shalakat, rrotulloj, vërtit, lakadredh, dridhëroj, rrëqeth, ngjeth, trondit, holloj, tëholl.

DREDHJE

DRÉDHJ/E,~AI f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur dredhim a kur dridhet diçka; rrotullimi disa herë i dy a më shumë fijevebashku për të bërë një fillvetëm më të trashë e më të fortë; përdredhje; kund. zhdredhje, shpërdredhje. Dredhja e fijeve. Dredhja e telit. Dredhja e gjalmit (e litarit). Dredhja e leshit (e pambukut). Dredhja me furkë. Çikrik dredhjeje. Makina e dredhjes. Reparti i dredhjes.
2. Kthimi dhe rikthimi i diçkaje, duke e lëvizur rreth vetes a rreth një boshti; rrotullim; përdredhje. Dredhje e trupit (e belit). Dredhja e hellit.
3. Dhënia e trajtësvalëzuar diçkajedrejtë, veprimi për ta bërë dredha-dredha ose valë-valë; veprimi për ta bërë diçka me majëlakuar, duke e rrotulluar me majat e gishtërinjve; përdredhje. Dredhja e flokëve. Dredhja (përdredhja) e mustaqeve.
4. Rrotullimi i diçkaje rreth gishtit; sjellja rrotull nëpër gishtërinj, mbledhja a mbështjellja si rrotull e një cope letre a diçkaje tjetërngjashme me të. Dredhja e letrës. Dredhja e cigares. Dredhja e zinxhirit. Dredhja e tespiheve.
5. Ndërrim i drejtimit. Dredhjet e udhës. Dredhja majtas (djathtas).
6. bis. Hedhje e fjalës gjetiu; dredhi;dredhim; shmangie e përgjigjesdrejtpërdrejtë. Dredhja e fjalës.
7. Dridhja e diçkaje disa herë. Dredhja nga korrenti.
8. fig., bised. Tundjanga themelet e diçkaje, lëkundja e fortë, tronditje, që të bën të të zërë frika dhe të të hyjnë dridhmat.
9. Kthesë harkore e një rruge, e një lumi etj., lak rruge, bërryl; kthesë e tillëbën dikush a diçka kur ecën ose kur lëviz.
10. muz., kryes. sh. Lëvizjelehtazëritlart a më poshtë se toni kryesor; ngritje e uljevoglazërit (kur këndojmë); dridhjet e zërit; dridhje. Dredhja e zërit.
11. Diçka e dredhur a e përdredhur. Dredhjet e sustës. Dredhja e kularit.
12. Shakullimë, shtjellë; dredhë. Dredhje ere (bore).
Sin.: përdredhje, spërdredhje, tjerrje, shalakatje, vërtitje, dredhim, mashtrim, rrëqethje, dridhmë, lakadredhje, gjarpërim, turrahitje, shakullimë, shtjellë.

DRUGË

DRÚG/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Bosht i vogël e i hollë prej druri, që mbledh fillin e tjerrë me furkë; sasia e fillittjerrëleshit, të pambukut etj. që mundmblidhetkëtë bosht. Drugë e lehtë (e rëndë). Rrotulla e drugës. Dredh drugën. Ka tjerrë dy druga lesh. Priftit i ngordhi gomari, / Në dorë i mbeti kapistalli, / Bishtin t’ia bëjmë drugë, / Veshët ia bëjmë lugë. (folk.).
2. Vegël e drunjtë e avlëmendit, në trajtë vezakezgjatur, që mban gjepin ku është mbështjellë filli i indit; sovajkë. E mbush drugën me pe të kuq.
3. Furkë ku vihet shtëllunga e leshit a e pambukut për ta tjerrë. Drugë ahu (panje). Vë leshindrugë. Tjerr me drugë.
4. bised. Bigë e llastikave për të vrarë zogj.
Sin.: bosht, sovajkë, fillore, shtizë, shigjetë, mëqik, masur, furkë.
Ka edhe *furkën, edhe drugën (dikush).

DYDEGËSH

DYDÉGËSH,~I m. sh. ~A, ~AT 1. Furkë druri për të mbajtur barrët kur ngarkohenkafshë; furkë për të mbajtur degët e pemëvengarkuara shumë me kokrra; kërrabë, bigë.
2. Pjesë druri që e përdorim për të bërë llastika, për të vrarë zogj e shpezëtjera ose për të qëlluar me gur për qejf; bigaçe.
2. Vendi ku bigëzohet një rrugë a lumë.U ndeshëm (ndamë) te dydegëshi.

FURKATORE

FURKATÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Vajzë a gruatjerr leshin me furkë. Duart e furkatores.

FURKAÇE

FURKÁÇ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Shkop i trashë e i gjatë me një bigëmajëshërben për të mbajtur degët e një peme që të mos thyhen ose për të mbajtur njërën anëbarrës kur ngarkojmë kafshët; bigaçe, ngarkaçe. Furkaçet e hurmave. I vë furkaçe. Mbaj anën me furkaçe.
2. Furkë e vogël për të tjerrë lesh etj. Vuri furkaçen në brez.
Sin.: bigaçe, bigë, ngarkaçe, kërrabë, furkë, furkëz, çatalle, çandër, qatër, shelqëror, kacarrik, mbajtëse, mbështetëse, krevë, garravesh.
Ia vuri këmbëtfurkaçe (dikujt) shih ia vuri (ia futi) (të dyja) këmbët në një këpucë (dikujt).

FURKË

FÚRK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Shkop i trashë e i gjatë me një bigëkrye, që shërben si mbështetëse për diçka; bigë, mbajtëse. Furkat e kasolles. I vë një furkë. E mbaj me furkë.
2. Shkop me bigëmajë, ku vihet shtëllunga e leshit a e pambukut për ta tjerrë. Furkë leshi. E tjerrfurkë.
3. Sfurk. Furkë druri (hekuri). Furkë për bar.
4. Secila nga shtyllat kryesore prej druri, të ngulura në tokë, në çdo qoshekasolles a të shtëpisëulët, mbicilat hidhen trarët anësorëçatisë. Shtëpi me furka.
Sin.: bigë, mbajtëse, furkëz, çatalle, drugë, drugëz, krevë, qatër, garravesh, furkaçe, çandër, pajandër, urojmë, maxhallëk, sfurk.
(U ) *bosht furke (dikush). (U ) *leshfurkë (dikush). (Del) si *boshti para furkës (dikush) keq. E di (e njoh, e kam) si *plaka furkën (diçka). E dredhfurkë (dikë) e ndëshkoj rëndë (për një faj që ka bërë); i tregoi vendin. I ikën (i luajtën) furkat (dikujt) tall. u çmend, lajthiti, shkau; luajti mendsh (nga mendtë). S’është as për furkë e as për çorap (dikush) nuk është i zoti për asgjë, nuk bën dot asnjë punë; s’e nxjerr qimen nga qulli; kund.merr gjakvetull (dikush). Ka edhe furkën, edhe drugën (dikush) mundbëjë çdo gjë, është i plotfuqishëm; ka edhe gurin, edhe arrën. Si *rrushi pa furkë (pa herek) (dikush).

FURKËZ

FÚRKËZ,~A f. sh. ~A, ~AT 1. zvog. Furkë. leshinfurkëz.
2. usht. Largesa midis vendeverënies së dy predhaveartilerisë, që llogaritet për të saktësuar goditjen, duke ndryshuardhënat e shënjestrës. Furkëz e madhe (e vogël).
Sin.: furkë, furkaçe.

GJERRATORE

GJERRATÓRE,~JA f. sh. ~E, ~ET Tjerratore; furkë e bosht për tjerrjen e pambukut.

HEREK

HERÉK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Furkë për të mbajtur hardhinë.

KACARRIK

KACARRÍK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Furkëpërdoret për të mbajtur a për të mbështetur diçka, në mënyrë që të mos rrëzohet; furkaçe. Ngarkoj mushkën me kacarrik.
Sin.: furkaçe, furkë.

KAPLOQE

KAPLÓQ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET bised., iron. 1. Koka e njeriut. I bie topit me kaploqe.
2. fig. Mendje. Çfarëthotë kaploqja jote?!
3. fig., shpërf. Njeri budalla ose pa logjikë. Mos e dëgjo atë kaploqe!
4. Shtëllunga me leshvihetfurkë për ta tjerrë.
Sin.: koka, mendje.

LESH

LESH,~I m. sh. ~RA, ~RAT 1. nj. Tërësia e qimevegjatambulojnë lëkurën e bagëtiveimëta, të deveve etj.; fillibëhet prej tyre. Lesh i bardhë (i zi). Lesh i gjatë (i shkurtër). Lesh i butë (i ashpër). Lesh i dhirtë. Lesh sintetik. Lesh i palarë (i larë). Lesh deleje (dhie, deveje). Lesh rude. Fill (fije) leshi. Krehër leshi. Shtëllungë leshi. Turrë leshi. Bojë leshi bojëpërdoret për të ngjyer leshin. Çorape leshi. Lyrë leshi. Një bashkë lesh. Një thes lesh. Punoj (shprish, kreh, tjerr, dredh) leshin. Mbush jastëkët (dyshekët) me lesh.
2. Qimettrupin e njeriut; kryes. sh. flokët e njeriut, qimet e kokës. Leshi i gjoksit (i sqetullave). Leshrat e kokës. Me leshragjata (të dredhura). Kreh (qeth) leshrat.
3. Pushimbulon kërcejtë, gjethet ose frytet e disa bimëve; pushi i disa krimbave e kandrrave. Leshi i gjetheve. Ftua (pjeshkë) me lesh. Krimb me lesh.
4. nj. Lëndëtrajtën e fijeveholla, që përdoret për të izoluar ose për të veshur sendendryshme. Lesh xhami (qelqi). Lesh druri. Lesh mineral (kim.) material me bazë fijesh, që prodhohet nga shkëmbinj mineralë të shkrirë, si zgjyra etj., me anën e tjerrjes a tërheqjes dhepërdoretteknikë e ndërtim për izolim termik e zanor.
Sin.: qime, push, bashkë, barkëz, patorik, palëz.
(U ) leshfurkë (dikush) u dobësua shumë; (u ) bosht furke; është bërë bark e shpinë; i kanë dalë kockat (dikujt); është bërë kockë e lëkurë. E bëri *çorap me lesh dhie (diçka) iron. U bëra lesh u ngatërrova keq; v. III u rrëmujë; është bërë lesh e li; është bërë lesh arapi; është bërë lëmsh; u përshesh. Është bërë lesh (flokë) arapi (diçka) është ngatërruar shumë; është përzier keq; u lesh; është bërë lesh e li; është bërë lëmsh; u përshesh; nuk i gjendet filli. Është bërë lesh e li (diku a diçka) është bërë rrëmujë; është ngatërruar keq; janë përzier gjërandryshme; u lesh; është bërë lesh arapi; është bërë lëmsh; është bërë lëmsh e lesh; është bërë këmbë e krye; u përshesh; nuk i gjendet filli (diçkaje). E bëri lesh (diku a diçka) e ngatërroi keq; e bëri rrëmujë; e bëri lesh arapi; e bëri lesh e li; e bëri lëmsh. E bën lesh arapi (diku a diçka) e ngatërron shumë diku a diçka, e përzien keq; e bën lesh; e bën lesh e li; e bën lëmsh. E bëri lesh e li (diku a diçka) e bëri rrëmujëmadhe; e ngatërroi keq, përzjeu gjërandryshme, i pështjelloi punët; i ngatërroi keq njerëzit ndërmjet tyre; e bëri lesh; e bëri lesh arapi; e bëri lëmsh; e bëri çorap; e bëri çorbë; ia drodhi litarin (dikujt). U *lëmsh e lesh (diçka). Bën *shtëllungë me lesh kau (dikush) iron. Ka rënë *qimjalesh keq. M’u drodhën leshrat e kokës shih m’u drodhën flokët. Ia dha leshrat (flokët) në *dorë (dikujt). Ka ikur për lesh (dikush) bised. nuk është mirë nga mendtë; bën veprimepamenduara mirë; i janë liruar rrathët (dikujt); i ka krisur një dërrasë (dikujt). Kërkon lesh nga kau i brinjës (dikush) shih kërkon qumësht nga delja shterpë (dikush). Pa leshbark me çiltëri, haptas, sinqerisht; pa djallëzi; me zemërhapur. leshit e të lirit shih larat e të palarat. E la leshin nëpër ferra (dikush) i humbi kot edhe ato që kishte (para, pasuri etj.); e la leshinvrimë. S’la leshkokë (dikush) u marros, u çmend, shkalloi, lajthiti (i shkuli flokët ngaqë i ndodhi diçka e keqe); i iku mendja (dikujt); luajti nga fiqiri. E la leshinvrimë (dikush) tall. doli me humbjemëdha, e pësoi keq, humbi gjithçka; e la leshin nëpër ferra. Të *lirit e të leshit. M’u ngritën leshrat e kokës shih m’u ngritën flokët (qimet) përpjetë. Ngrohetleshin e vet (dikush) është mbyllurvetvete, nuk është i hapur me të tjerët, rri i mënjanuar. Nxjerr lesh nga kau (dikush) shih numëron qimet e postiqes (dikush). *Shakull dhie me lesh përbrenda përb. Shkoi (vajti) për lesh e erdhi i qethur (dikush) iron. 1. Shkoi për të fituar diçkashumë, por humbi edhe atë që kishte; vajti për balluke e la kokën (rrashtën). 2. Vajti për t’i kërkuar llogari dikujt, por e vunë përpara e dha llogari vetë. Shkoi *lyrë leshi (dikush a diçka). I shtiu veshëtlesh (dikush) nuk i kushtoi vëmendje diçkaje; bëri sikur nuk e dëgjoi a nuk e kuptoi diçka; hiqet sikur nuk di gjë për diçka; nuk i vuri veshin (dikujt a diçkaje); bën veshin (një vesh) të shurdhër; e fjeti mendjen (për diçka); shtiu shurdhat. *Thes me lesh tall. zuri gjuha (goja) lesh u lodha duke folur shumë e duke përsëritur po atë gjë; vajti (më shkoi) goja (buza) te veshi (prapa veshit); më vajti goja prapa qafës; më ra gjuha përtokë; më ra goja. I kanë zënë sytë lesh (dikujt) s’ështëgjendje t’i shohë gjërat ashtu siç janë, nuk i sheh më të metat ose gjërat e këqija, është verbuar; është sylesh.

LËKURË

LËKÚR/Ë,~A f. sh. ~Ë, ~ËT 1. Shtresë e hollë, që mbështjell trupin e njeriut ose të kafshëve; kjo shtresë që u rripet kafshëve dhe përpunohet për qëllimendryshme; lëkurçe. Lëkurë e hollë (e trashë, e butë, e ashpër). Lëkurë e regjur. Lëkurë artificiale (sintetike). Lëkura e duarve (e fytyrës). Lëkurë deleje (qengji, keci, dhie, lope, kau, viçi, bualli, derri). Lëkurë dhelpre (kunadheje, ujku, tigri). Lëkurë gjarpri. Qimet e lëkurës. Gjëndrat e lëkurës. Sëmundjet e lëkurës. Opinga (këpucë) lëkure. Rrip (çantë, pallto) lëkure. I është plasaritur lëkura. Rrjep lëkurën. Regj (përpunoj) lëkurët. Vishen me lëkurë. E ka shtruar nimin me lëkurë. Shkurti shkurton urët, marsi rrjep lëkurët. (fj. u.). S’dalin dy lëkurë nga një dele (nga një berr). (fj. u.) nuk duhet kërkuar nga një njeritepër sesa janë mundësitë.
2. bised. Kacek; shakull. Lëkurë vaji. Djathë lëkure. Bie shi me lëkurë bie shi me rrëshekë.
3. sh. ~A, ~AT Lëvorja e trungut a e degëvedrurëve. Lëkurë e re (e vjetër). Lëkurë dushku (ahu, frashri, shelgu). Bori me lëkurë lofate. U zhvoshket lëkura drurëve.
4. sh. ~A, ~AT Lëvorja a cipa e disa pemëve, e disa perimeve dhe e faravedisa bimëve. Lëkurë molle (dardhe, ftoi, limoni, shege, fiku). Lëkurë domateje. Lëkurë pjepri. Lëkura e patates. Lëkura e fasules bishtaja pa kokrra. Portokalle me lëkurëtrashë (të hollë).
5. bised. Zhapë mishi, lapër. I dhahajë një lëkurë.
6. bised. edhe fig. Veshja e trupit; pamja e jashtme; mbulesëfsheh diçka. Ndërroi lëkurën. E zhveshi (e hoqi) lëkurën.
7. bised., keq. Jeta a qenia e dikujt; trupi, vetvetja; jetesa. Ruan lëkurën e vet. I dhimbset lëkura. Shpëtoi lëkurën. Vuri lëkurënrrezik rrezikoi jetën. Ia bëri lëkura e ka fajin vetë. E bloi (e fshehu) nën lëkurë e mbajtifshehtë. I ka hequr shumë lëkura ka vuajtur shumë. Ç’ka parë lëkura e tij ç’mundime ka hequrjetë.
8. bised. Cipë që zë një lëngsipërfaqe. Ka zënë uthulla lëkurë.
9. si mb. Shumë i dobët (për mishin). Mishi ishte lëkurë.
Sin.: proshtimë, mbështjellë, mbështjellëse, shkëlbozë, lëkurçe, shakull, lëvore, këmishë, lapër, cipë, zhapë, lapër, mbulesë, veshje, pamje, jetë, jetesë.
I është argasur lëkura (dikujt) shih i është regjur lëkura (dikujt). Është bërë *asht e lëkurë (dikush). Është bërë *kockë e lëkurë (dikush). U lëkurë lepuri (dikush) u dobësua shumë, u tha fare, u tret; u leshfurkë; u kockë e lëkurë. Është bërë lëkurë maceje (dikush) shih është bërë kockë e lëkurë (dikush). I është bërë lëkura *rrogoz (dikujt). I është bërë lëkura *shollë (dikujt). (Të bën) dalësh nga lëkura (dikush) të mërzit a të prek kaq shumë, sa të bën ta humbësh durimin e gjakftohtësinë, të fryn e të pëlcet. E bëri lëkurë (për në lëkurë) (dikë) bised. e rrahu keq, e zhdëpi mirë, e argasi; i rropi (i hoqi, i mori) lëkurën (dikujt); e bëri petë; e rropigjallë. Ta bëfshin lëkurën *def! mallk. bised. Nuk i bën (nuk i vlen) lëkura një *para (dikujt). Ia bëri lëkurën për pesë (për dy) *para (dikujt). Ia bëri lëkurën *postiqe (dikujt) përb. Më ra lëkura u rraskapitapunuari, u dërrmovapunë; më ra bretku; më ranë kockat; më ranë brinjët. I bie lëkura te këmbët (nga dikush) e ka shumë frikë, tmerrohet kur e sheh; i venë pesë e pesë (dikujt) bised.; i shkojnë (i venë) shtatë (në qase) (dikujt). Bluan nën lëkurë (dikush) i fsheh qëllimet e veta, bën plane fshehtas për t’i bërë keq dikujt a për të bërë diçkakeqe. Çahem nën lëkurë. 1. Nuk e përmbaj dot veten, nuk kam durim, nuk më rrihet; nuk më mban vendi. 2. Pëlcas nga inati, s’duroj dot më. E di lëkura (kurrizi, shpina) (e dikujt) shih ka rënë (shumë herë) nga kali (dikush). I di lëkura (dikujt). 1. Është i zgjuar e i shkathët, nuk ia hedh dot; i di koka. 2. Di ta ruajë veten, di të shpëtojë nga një gjendje e vështirë ose të sigurojë diçka për vete; është mjaft dinak. djeg lëkura e vuaj vetë diçkakeqe, e pësoj vetë dhe e di se sa e rëndë është, e provoj vetë. Ia dogji (ia përvëloi) lëkurën (dikujt) ia punoi keq, ia bëri me të pabesë dhe e dëmtoi rëndë, bëri që ta vuajë ai diçkakeqe; e moriqafë. Djathë (gjalpë, dhjamë) i mirëlëkurëqenit përçm. gjë e mirëvendkeq; njeri i mirë a plaçkë e mirëvetvete, por në duarkëqija; vath i florinjtëveshderrit; floribaltë (në pleh). Nuk do lëkurën e vet (dikush) keq. është zemërlig, nuk do njeri; nuk do t’ia dijë fare për të tjerët; ka djallin (dreqin, të paudhin) në bark. Flelëkurëarushës (dikush) është shumë i varfër; e ngjyen bukën me dhallë; është (ka mbetur) trokë. I ha (i kruhet) lëkura (dikujt) jep shkak që ta qortojnë a ta rrahin, e kërkon vetë; i ha kurrizi. Të ha *shalqirin e të rreh me lëkura (dikush). Ha veten nën lëkurë (dikush) e bren fort diçka përbrenda, zien përbrenda e vuan shpirtërishtheshtje; ha veten me dhëmbë. E hoqi (e zhveshi) lëkurën (dikush) keq. doli haptas, nuk i fshehqëllimet, u zbulua ashtu siç është; hoqi maskën. Ia heq lëkurën e dhelprës (dikujt) përçm. ia heq (ia gris, ia çjerr) maskën (dikujt) keq. Humbet nën lëkurë (dikush) përçm. nuk ndihet fare, fshihet, struket diku; s’bëhet i gjallë; s’bën gëk (as gëk, as mëk). Hyj (futem) në lëkurën (e dikujt) e mendoj a e zë sikurishavenddikujt, e vë vetenpozitën e tij (kur duhetvlerësoj qëndrimin e tij). Ka lëkurë bualli (lëkurën e buallit) (dikush) nuk i ndien fare qortimet e sharjet, nuk preket fare, është krejt i pandjeshëm; e ka lëkurëntrashë; i është regjur lëkura (dikujt); e ka lëkurënregjur. Ka lëkurë gomari (dikush) shih ka lëkurë bualli (lëkurën e buallit) (dikush). E ka lëkurën *të regjur (dikush). E ka lëkurën *shollë (dikush). E ka lëkurën *të trashë (dikush). Kam lëkurën e ujkut shih kam qimen e ujkut (dikush). Kërkon dy lëkurë nga një dele (dikush) keq. shih kërkon qumësht nga delja shterpë (dikush). Ta krip lëkurën (dikush) përb. 1. Të merr gjithçka (paratë, mallin etj.); të rrjep keqas. 2. E shet mallin shumë shtrenjtë, të merr shumë shtrenjtë (për një matrapaz). 3. Të vret. lëkurën keq. 1. E pësoj keq; vdes; kokën. 2. Mundohem shumë, copëtohem për diçka; mbeti lëkura (diku). Ia la plumbinlëkurë (dikujt) i tha diçka që e merakosi, e shqetësoi dhe iku; ia la të keqenshpirt; ia la plumbinmish. (U zunë) për një lëkurë lepuri u zunë për diçkavogël, pa vlerë a të parëndësishme, u zunë për hiçgjë; (u zunë) për pesë para spec; (u zunë) për bishtin e dhelprës; (u zunë) për të bardhat e laraskës; (u zunë) për mustaqet e Çelos; (u zunë) për mjekrën e qoses; (u zunë) për një kokërr hudhër. Lëkura e Shagrenit libr. mjet i magjishëm, me të cilin arrin gjithçka, zotëron gjithçka, plotëson çdo dëshirë. E mban nën lëkurë (diçka) nuk e tregon, e mbanfshehur, nuk ua zbulontjerëve; është fsheharak, ka qëllimekëqija, por nuk i shfaq. Nuk ma mban lëkura (diçka) nuk e duroj dot; nuk e përballoj dot; nuk ma pranon ndërgjegjja. I mban lëkura (dikujt) fsheh shumë gjëravetvete, ka qëllimekëqija, por nuk i shfaq; (është) thëngjill i mbuluar (dikush). mbeti lëkura (diku) kam punuar gjithë jetën diku; jam munduar e jam lodhur në një punë; lëkurën2. Ia nderi lëkurëndiell (dikujt) shih i rropi (i hoqi, i mori) lëkurën (dikujt). Ndërroi lëkurën. 1. (dikush) keq. E ndryshoi qëndrimin a sjelljen nga e keqja ose për të siguruar diçka; e ktheu (e ndërroi) fletën keq. 2. (diçka). Ndryshoi pamje, mori një dukje tjetër (kryesisht për mirë); ndërroi faqe. E ngriti lëkurën (dikush) iu përvesh një pune me shumë vrull; e ngriti feçkën; i dha gërgëmën (një pune); e mori me valë. Iu ngjit lëkura për asht (dikujt) është dobësuar shumë; i numërohen brinjët. Më sa ngjitet lëkura e gjarprit iron. shih më sa hyn bualliveshin (në vrimën) e gjilpërës! Nuk e nxë lëkura (dikë). 1. shaka. Është shumë i shëndoshë, është ngjallur tepër. 2. Nuk duron dot, është shumë i shqetësuar a i inatosur dhe duket sikur do të shpërthejë; është fryrë e do të pëlcasë nga inati. Nxjerr dy lëkurë nga një berr (nga një dele) (dikush). 1. Nxjerr sa më shumë përfitime nga dikush a nga diçka, merrshumë sesa janë mundësitë a sesa i takon; e shfrytëzon dikë a diçka deripikën e fundit; nxjerr dyfish përfitime, duke shfrytëzuar dikë a diçka; nxjerr dhjamë nga pleshti. 2. Është koprrac i madh. I nxori *rripa nga lëkura (dikujt). E njoh me lëkurë e me brinjë (dikë) e njoh mirë; ia di çarkun (dikujt); (ia di) sa dhëmbë e dhëmballë ka në gojë (dikush); ia di gjuhën (dikujt); kund. s’i kam dëgjuar as emrin (dikujt). (E pagoi) si *ujku me lëkurë (dikush). Sa para i bën lëkura (dikujt) iron. sa vlen, sa i zoti a sa trim është (zakonisht për dikë që e mbivlerëson vetveten e shet mend); sa i vlen lëkura kryes. tall. Plasilëkurën e vet (dikush) keq. e bren fort diçka përbrenda, zien përbrenda e vuan shpirtërishtheshtje, plasi nga inati; ha veten me dhëmbë; ha veten nën lëkurë. I është regjur lëkura (dikujt). 1. Është mësuar tashmë me një punë, është kalitur dhe e përballon; ka punuar shumë e është regjurvështirësi; e ka lëkurënregjur (dikush); i është argasur lëkura. 2. Është mësuar me diçka e është bërë i pandjeshëm; nuk i bënpërshtypje asgjë, as qortimi, as sharjet etj.; nuk ka as turp e as droje, është regjur; i është trashur lëkura; e ka lëkurëntrashë (dikush); e ka lëkurënregjur (dikush); i është argasur lëkura; ka lëkurë bualli (ka lëkurën e buallit) (dikush); i është bërë lëkura shollë; i është bërë faqja shollë. Ruan lëkurën (e vet) (dikush) keq. mbron vetëm veten, ruhet të mos pësojë gjë vetë, edhe pse të tjerët munddëmtohen. I rropi (i hoqi, i mori) lëkurën (dikujt). 1. E shfrytëzoi pa mëshirë, i mori gjithçka; u tregua mizor; ia mori shpirtin; i piu (i thithi) gjakun; i piu djersën; i nxori vaj2; i mori bashkën. 2. E rrahu keq dikë; e mundoi shumë; e bëri lëkurë (për në lëkurë) (dikë); e rropigjallë (dikë); i nxori rripa nga lëkura; i hoqi (ca) fasha; ia mori shpirtin; i mori bashkën. Rroj (jetoj) në një lëkurë (me dikë) jam i lidhur ngushtë me dikë dhe jam njësoj me të; bëjnjëjtën jetë me dikë dhe e njoh shumë mirë. Shet lëkurën (dikush) përb. vihetshërbimdikujt për para a për ndonjë përfitim tjetër, shitet. E shiti lëkurën *lirë (dikush). E shiti lëkurën *shtrenjtë (dikush). I ka parë lëkura (dikujt) ka vuajtur shumë, ka hequrjetë lloj-lloj mundimesh, është regjurvuajtje e në mundime; (është) i rrahur (i regjur) me vaj e me uthull (dikush). Shpëtoi lëkurën (dikush) keq. shih shpëtoi kokën (dikush). I është trashur lëkura (dikujt). 1. Është mësuar në një punë a me diçka tjetër; e duron a e përballon, nuk i ndienvështirësitë; i është regjur lëkura; i është argasur lëkura. 2. Nuk i bën përshtypjeasgjë, është mësuar me qortime, me sharje etj. dhe është bërë i pandjeshëm; i është regjur lëkura; i është argasur lëkura; i është bërë lëkura shollë; i është bërë lëkura rrogoz. I tregon lëkurën e ujkut (dikujt) e frikëson dikë, e tremb duke iu kanosur me diçkafrikshme. M’u tha lëkura e barkut vdiqa për të ngrënë; kam shumë kohë pa ngrënë; m’u barku petë. *Ujk me lëkurë qengji. Ia vari lëkurën (dikujt) e sorollati, e mbajti me fjalë dhe nuk ia plotësoi një nevojë a një kërkesëkishte; e talli duke e mbajtur me shpresakota; e solli vërdallë (dikë); e solli rrotull (dikë). Ka veshur lëkurën e qengjit (dikush) shtiret sikur është i urtë e i butë për të fshehur qëllimet e vërteta keqbërëse; mashtron duke u shtirur si i urtë. I vuri lëkurën e gomarit (dikujt) e bëri me turp dikë; e bëri që të tjerët ta shohin si budalla; ia nxiu faqen. Sa i vlen lëkura (dikujt) kryes. tall. shih sa para i bën lëkura (dikujt) iron. (U zunë) për lëkurën e arushës shih (u zunë) për mustaqet e Çelos. (U zunë) për një lëkurë lepuri shih (u zunë) për bishtin e dhelprës.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.