Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AMBASADÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Përfaqësuesi më i lartë diplomatik që ka një shtet në një shtet tjetër ose pranë një organizate ndërkombëtare, me qëllim përfaqësimin e interesave të vendit të tij; drejtuesi i ambasadës. Ambasador i jashtëzakonshëm e fuqiplotë. E emëruan ambasador. Ambasador i Paqes. Ambasadorët e akredituar. Ambasador nderi figurë publike që promovon një kauzë ose një vend, zakonisht pa status diplomatik zyrtar.
FUQIPLÓTË mb., libr. Që ka fuqi të plota; i plotfuqishëm. Ambasador i jashtëzakonshëm e fuqiplotë. I dërguar i jashtëzakonshëm e fuqiplotë.
GJITHËFUQÍSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që është me pushtet absolut, të pakufishëm; i plotfuqishëm, i tërëfuqishëm; që është i aftë të zgjidhë a të arrijë gjithçka. Populli është i gjithëfuqishëm..
2. Që ka ndikim a forcë vepruese mbi gjithçka. Qetësi e gjithëfuqishme.
✱Sin.: fuqiplotë, fuqimadh.
GJITHËPUSHTÉTSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që ka pushtet të pakufizuar; i plotfuqishëm. I gjithëpushtetshëm mbi natyrën. Perëndeshë e gjithëpushtetshme.
✱Sin.: i plotfuqishëm, i plotpushtetshëm, fuqimadh, fuqiplotë.
LEGÁT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Përfaqësi diplomatike e përhershme e një shteti pranë një shteti tjetër, e cila është e një shkalle më të ulët se ambasada dhe drejtohet nga një i dërguar i jashtëzakonshëm e ministër fuqiplotë; ndërtesa e kësaj përfaqësie. Sekretari i parë (i dytë) i legatës. Atasheu i legatës. Zyrat e legatës. Pritje në legatë.
MINÍST/ËR,~RI m. sh. ~RA, ~RAT 1. Anëtar i qeverisë që drejton një ministri. U emërua ministër. Ministri bëri emërimet e reja. Vjen Ministri i Mbrojtjes. Dëgjoj Ministrin e Financave. Ministër fuqiplotë (dipl.) i dërguar i jashtëzakonshëm pranë qeverisë së një vendi tjetër, i një shkalle më të ulët se ambasadori. Ministër pa portofol (dipl.) anëtar i qeverisë, që kryen një detyrë të rëndësishme në Këshillin e Ministrave, por nuk drejton ndonjë ministri. Ministër shteti (dipl.) ministër pa portofol.
2. fet. Person i ngarkuar për të kryer shërbesën e krishterë, veçanërisht në një kishë protestante; prifti në detyrë që kryen ceremoninë e krishterë: meshë, pagëzim, krezmim etj.
✱Sin: zyrtar, ambasador, diplomat, politikan, klerik, prift, pastor.
NGARKÚAR,~I (i) m. sh. ~, ~IT (të) Ai të cilit i është besuar të kryejë një punë a një detyrë në emër të dikujt. I ngarkuari me detyrën e ambasadorit. I ngarkuari i posaçëm. I ngarkuari për zgjidhjen e mosmarrëveshjes. I ngarkuari me punë (dipl.) diplomat i një shkalle më të ulët se ambasadori, që përfaqëson përkohësisht qeverinë e vet pranë një shteti tjetër, kur mungon ambasadori a ministri fuqiplotë.
PLOTFUQÍSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që ka fuqi a të drejta të plota për të vepruar, për të marrë vendime etj., që i janë dhënë fuqi të plota për të bërë diçka; fuqiplotë, i gjithëfuqishëm. Zot i plotfuqishëm i fateve të tij. Sundimtar i plotfuqishëm. Ishte (u bë) i plotfuqishëm. Ishte i plotfuqishëm në çdo gjë.
✱Sin.: fuqiplotë, fuqimadh, i gjithëfuqishëm, i tërëfuqishëm, i gjithëpushtetshëm, i plotpushtetshëm, zot.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë