Fjalori

Rezultate në përkufizime për “fundosem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

DRINOHEM

DRIN/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. 1. Bie në një gjendjevështirë, nga ku nuk munddal lehtë; pësoj një dështim a humbjerëndë; fundosem. U drinoftë! (mallk.).
2. Thahem së ftohti; kallkanosem. U drinova nga e ftohta.

FUNDOHEM

FUND/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. Fundosem. Barka u fundualiqen.

FUNDOSEM

FUNDÓS/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. Zhytemfunddetit, të liqenit etj.; bie e kridhem diku sa të mos dukem; kridhem thellë. Fundosem në ujë (në baltë, në rërë). U fundos menjëherë.
2. v. III Ulet poshtë, humbet, vithiset. U fundos toka.
3. fig. Bie në një gjendjevështirë, nga ku nuk munddal lehtë; shkoj drejt rëniesplotë; pësoj një dështim a humbjerëndë. Ishte fundosur nga kritikat.
4. pës. e FUNDÓS.
Sin.: mbytem, zhytem, fundohem, vithisem, ulem, groposem.

GRAÇOJ

GRAÇ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal. 1. Fundosembaltë. Graçoi kali.
2. vet. v. III Shembet toka, humbet. Graçoi toka (vendi).
3. fig. Bie ngushtë, marr rrugëkeqe, bie në një gjendjevështirë, biellum; fundosem. Graçoi djali.
Sin.: fundosem, humbet.

HUMBEM

HÚMB/EM jovep., ~A (u), ~ÚR 1. vetv. Zhdukem, futem ose fshihem diku. Humbet pa lënë gjurmë. Humbetpyll fshihetpyll.
2. vetv. Zhytem a fundosem. Humbet në det.
3. vetv., vet. v. III Shpërdorohet, prishet, shkon kot. U humb kot gjithë ajo energji.
4. vetv. Ngatërrohem rrugës ose nuk gjej dot drejtimin; nuk arrijgjej rrugëdalje.
5. vetv. Mundet nga kundërshtarilojë.
6. fig., vetv. Jepem aq shumë pas diçkaje sa harrohem a shastisem; zhytemmendime etj. Ishte humbur pas lojës.
Sin.: zhdukem, futem, fshihem, ngatërrohem, jepem, harrohem.

HUMBOJ

HUMB/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. jokal. Fundos, zhytem dhe mbulohembaltë, në dëborë etj. Humboidëborë. Humboiujin e ftohtëdetit.
2. vet. v. III Humb, vithiset. Humboi i gjithë fshati. Humboi toka. I humboi këmba.
Sin.: fundosem, zhytem, kridhem, shembet, humbet, vithiset.

HUMBULLOJ

HUMBULL/ÓJ jovep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. jokal. Humboj; vithisem. Humbulloi toka. Humbulloibaltë. Më humbulloi këmba në ujë.
2. fig., vet. v. III. Humb pa gjurmë; zhduket. Humbullon zëri. Humbulloi sëmundja.
Sin.: zhytem, fundosem, vithisem, zhdukem, humb.

KRIDHEM

KR/ÍDHEM (KR/ÉDHEM) jovep., ~ÓDHA (u), ~ÉDHUR 1. vetv. Zhytem a hidhem me kokë në ujë, në det, në pishinë etj. dhe fundosemthellësi.
2. fig., vetv. Zhytem gjithnjë e më tej në një gjendjekeqe a të vështirë, nga e cila është zor të dal; futem a biemendimethella etj. Kridhemmendime.
3. pës. e KREDH.
Sin.: zhytem, fundosem.

MBYTEM

MBÝT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Vdes ngaqëzihet fryma, kur më shtrëngojnë fort grykën, kur s’ka ajër, kur jam i zhytur brenda në ujë etj.; vet. v. III ngordh ngaqë i zihet fryma, kur i shtrëngojnë fytin, kur është e zhytur në ujë etj. (për kafshët). U mbyt një njeri. U mbytën dy dhi. U mbytlumë (në pus). Ndihmë, se u mbyt!
2. vetv. Mezi marr frymë a mezi e kapërcej ushqimin ngaqëpengon diçka në fyt. I shkoi uji (buka) ters dhe u mbyt.
3. vetv., vet. v. III Fundoset (për një mjet lundrimi etj.); zhytet krejt në ujë a në një lëng tjetër. U mbyt anija (lundra, trapi). U ça dhe u mbyt.
4. vetv., vet. v. III Mbulohet krejt me ujë a me diçka tjetër, përmbytet. U mbytën arat. U mbyt oborribaltë. U mbyt në lot (në djersë).
5. fig., vetv., vet. v. III Mbushet plot me diçkavjen a del me shumicë, përmbytet; edhe veta I kam diçka me shumicë ose me tepri. U mbyt tregu me pemë. U mbytëm me portokalle.
6. fig., vetv. Kam shumë punë, detyrime etj. sa s’i mbaj dot; jam shumë i zënë me diçka. U mbytënpunë. U mbytën me mbledhje. Ishte mbyturborxhe. U mbyt duke mësuar mëson shumë e pa pushim. Ku të mbytem? (s’kam ku të mbytem) s’kam ku të futem, s’di ku të vete që të shpëtoj nga një hall i madh, nga një turp etj.
7. fig., vetv. Zhytem, futem thellë. U mbytmendime.
8. fig., vetv., vet. v. III Shuhet, fashitet, s’duket a s’ndihet më. U mbyt zhurma. Iu mbyt shkëlqimi.
9. pës. e MBYT.
Sin.: prridhem, furem, vritem, therem, fundosem, mekem, asfiksohem, përmbytem, shtypem, shuhem, fikem, fashitet, asgjësohet, mposhtem, nënshtrohem, ngopet, dendet, dërrmohem, mundohem, zhytem.
I janë mbytur *gjemitë (dikujt) iron. Mbytet në *va (dikush).

PUSOHEM

►PUS/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Prishem, dëmtohem, katranosem.
2. fig., vetv. Fundosem, shkatërrohem, varrosem.
3. pës., vet. v. III e PUSÓJ.

SHAPËRTOHEM

SHAPËRT/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Zhytem i tëribaltë, kridhem, zhulatem. U shapërtova duke kapërcyer kanalin. Qeni im pëlqente të shapërtohej nëpër baltë. E pa tek shapërtohej në baltë.
2. pës. e SHAPËRTÓJ.
Sin.: zhytem, kridhem, fundosem, futem, zhulatem.

SHARROHEM

SHARR/ÓHEMII jovep., ~VA (u), ~ÚAR 1. vetv. Fundosem thellë, zhytem. U sharrovallucë. U sharrua menjëherë.
2. vetv., fig. Zhytem mjedisin tim, izolohem ngatjerët. U sharruabotën e vet.
3. pës. e SHARRÓJ. U sharruahumbëtirë nga ata që i konsideronte miq. U sharrua me plumba nga një i paidentifikuar.
Sin.: zhytem, fikem, harrohem.

SHARROJ

SHARR/ÓJII vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. jokal. Fundosem, shkojfund; humbulloj, zhytemdiçkashkrifët ose të ujshme. Sharroi duke ecurdëborë. Sharroj në lym (në llucë, në baltë). Papritur varka sharroi.
2. jokal. Gaboj rëndë. Si po sharron ashtu? Sharroi përsëri.
3. fig., jokal. Zhytem, futem thellë. Sharrojbotën e tij. Sharrojmonotoni. Sharroi në humnerën e errët.
4. kal. dhe jokal. vjen fundi, mbaroj; vuaj, heq keq për diçka; ngordh për të ngrënë, për të pirë etj. Sharroi për të ngrënë. Sharroi për gjumë. Sharroi ngaftohtit.
5. kal. dhe jokal., fig. mbaron energjia, nuk kam fuqi për asgjë. I sharruan forcat.
6. fig., kal. Ia marr jetën dikujt, e bëjvdesë, e vras. E sharruan me plumba.
Sin.: humbulloj, sharrnjej, vdes, mbaroj.

SHTARROJ

SHTARR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal. 1. Fundosem në ujë.
2. Fundosemborxhe.

VAREM

VÁR/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Kapem në një degë, në një litar a në diçka tjetër dhe qëndroj pa u mbështetur poshtë, mbahem diku lart dhe rri pezull, kacavarem. U var në një pemë (në një degë). U varënhekur. U varparalele.
2. vetv. Var vetenlitar a në diçka tjetër. U varlitar.
3. vetv. Kapem pas dikujt a pas diçkaje, që është zakonishtlëvizje, qepem a mbështetem. Varem pas makinës (pas traktorit). Foli djalit, se mbeti duke u kapur nëpër makina. Iu var në sup (në krah). Iu varqafë. U var nga degët e qershisë e fup në tokë.
4. vetv. Ulem poshtë, përkulem; vet. v. III., lëshohet diçka poshtë, rri varur. Varem mbi pus (mbi ujë). Mos u varnidritare (jashtë dritares)! U var mbi mua. I varen këmbët (krahët). Iu var koka. Iu varën rrobat. Iu var fustani mënjanë. Iu varën faqet. Degët e mollës u varën nga pesha e kokrrave.
5. vetv. Shkoj nga një vend më i lartë në një vend më të ulët, ulem tatëpjetë, zbres; fundosem, bieposhtë. U varën shkallëve. U varën malit poshtë. Po varet dielli. U varën retë. U var bagëtia. U varën poshtë (tatëpjetë). U varën nga shkëmbi me litar. U var toka.
6. fig., vetv. Jam nën varësinë a nën urdhrat e dikujt, përgjigjem para tij për diçka, i marr urdhrat e udhëzimet prej dikujt; vet. v. III., ështëdorëdikujt. Varet nga ministria. Varet ngatjerët. Kjo s’varet prej meje.
7. fig., vetv. I vardisem dikujt, i qepem; i bëhem barrë. Iu var prindërve. Mos iu var prindërve.
8. fig., vet. v. III Kushtëzohet nga diçka, përcaktohet. Andej varet suksesi. Nga kjo varet shpëtimi (çlirimi). Nga këto kushte varet zhvillimi i ekonomisë. Varet nga puna që do të bëjë (nga vullneti që ka, nga kushtet e rrethanat). Varet nga mosha. Kjo s'varet prej meje.
9. fig., vetv. Shpresoj, kam besim ose mbështetem te dikush a te diçka. Varej tek i vëllai. Varej pas fjalëve të tij.
10. gjuh., vet. v. III Ka varësi gramatikore, është si gjymtyrë e varur. Varet nga fjalia kryesore.
11. pës. e VAR1,3.
Sin.: shpërvarem, ulem, zdrypem, kacavarem, kacarrohem, përvarem, anohem, lëvarem, kalavarem.
S’të jep as *litar për t’u varur (dikush). Varet nga *këmbët e veta (dikush). I janë varur mustaqet (dikujt) iron. I varet në *qafë (dikujt). Iu varën (i ranë) *vetullat (dikujt).

VITHISEM

VITHÍS/EM jovep., ~A (u), ~UR bised., vetv. 1. vet. v. III Çahet e shketposhtë, humbet, fundoset, shembet (për tokën, ndërtesat etj.); shkatërrohet. U vithis toka (udha, rruga, muri, çatia). U vithis pusi. U vithis nga tërmeti. Iu vithistë varri (mallk.)!
2. Bie poshtëtokë; biefund të një gremine, të një grope etj., shembem, fundosem; rrëzohemfund, humboj. U vithisgreminë (në hon, në pus). U vithis humnerë.
3. vet. v. III Anohet, bie nga njëra anë; përmbyset. U vithis kamioni (barka).
4. fig., vet. v. III Zhduket, humbet; përmbyset përgjithnjë. U vithis e vjetra. I vithiset besimi, optimizmi, shpresa.
Sin.: anohet, ulet, batiset, batohet, humbohet, karmohet, rrëzohet, përmbyset, shembet, shkatërrohet, fundoset, zhduket.

VULISEM

VULÍS/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. Fundosem, zhytem në det, në liqen, në lumë; bie, futem diku sa të mbulohem e të mos dukem. U vulis në det. Anija u vulis në det. U vulis në ujë (në baltë, në borë).
2. Shembet, prishet a rrezohet përtokë, bie poshtë duke u shkatërruar a bërë rrafsh me tokën (mur, shtëpi etj.); rrëzohem; lëshohem rëndë diku a mbi diçka. U vulis, muri (shtëpia). U vulis çatia. U vulisshtrat. U vulis përtokë.

ZHYTEM

ZHÝTEM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. Futem në ujë a në një lëng tjetër aq sa të mbulohem i tëri; kridhem në det, në liqen etj.; futembaltë etj. sa të mos dukem më, fundosem; kridhem diku sa gati nuk dukem. Zhytem në ujë (në det, në lumë). U zhytbaltë. Duke u zhytur gjerbrezdëborë. U ishin zhytur këmbët derigjunjë. Ishte zhytur i tërikolltuk. U zhyterrësirë.
2. fig. Bie në një gjendjevështirë, nga ku nuk munddal dot lehtë; pushtohem i tëri nga një ndjenjë, nga mendimet, dëshirat, ëndërrimet etj.; kridhem. U zhytborxhe. U zhytmendime (në heshtje). U zhytlexim. Janë zhytur në një krizëthellë.
3. euf. Fëlliqem me jashtëqitje.
Sin.: kridhem, futem, hyj, fundosem, humboj, humbulloj, mbytem, sharroj, zhulatem, rrasem, fëlliqem.
Është zhytur deri në *thonj (dikush).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.