Fjalori

Rezultate në përkufizime për “fundore”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ASONANCË

ASONÁNC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT let. Figurë stilistike tingullore, që krijohet me përsëritjen e zanorevenjëjta ose të ngjashme brenda fjalëveafërta, në një fjali ose në një varg, pa marrë parasysh bashkëtingëlloret; poet. rimë jo e plotë e dy a më shumë vargjeve, që kanënjëjta vetëm zanoret e theksuara dhe zanoretjerafjalëve fundore; rimë jo e plotë e vargjeve. Bëjnë asonancë. Asonanca e zanoreve a. Mbizotëron asonanca e zanores e.

CEZURË

CEZÚR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. let. Pushim i shkurtër brenda një vargu gjatë leximit, që bëhet për të theksuarmirë ritmin. Cezurë e vogël (e madhe). Cezurë fundore.
2. muz. Pushimshënon vendin e ndarjesritmit në një melodi.

DJEGORE

DJEGÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET usht. Mekanizëm i vogëlpredhat e artilerisë ose në bombat, që shkakton plasjen në një kohëcaktuar ose kur përpiqet me një send. Djegore e menjëhershme. Djegore fundore. Djegorja e kreut. Djegore me përpjekje (me vonesë). Predha me djegore. Gradoi djegoren. Ia hoqi djegoren.

FUNDOR
FUNDORE

FUNDÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajondodhetfunddiçkaje; e fundit. Fundorja e fushës (e arës).
2. gjuh. Rrokje, grup tingujsh a tingullfundfjalëve. Fundorja e fjalëve. Fundorja -ë (-e, -at, -me, -izëm.).
3. gjuh., vjet. Prapashtesë. Fjalëformuara me fundore.

GISHT

GISHT,~I m. sh. ~A, ~AT dhe ~ËRÍNJ, ~ËRÍNJTË 1. Secili prej pesë zgjatimeve të lëvizshmefund të çdo dore ose të çdo këmbenjeriut; secila prej pesë pjesëve të dorezës, që mbulon këto zgjatimeduarvenjeriut. Gisht i shkurtër (i gjatë, i hollë, i trashë). Gishti i madh (i vogël, i mesëm). Gishti tregues (gishti i shëllirës). Gishti i unazës. Gishtat e dorës (e këmbës). Gishtat e dorezave. Kyçet e gishtit. Mollëza (maja) e gishtit. Shenjat e gishtërinjve. Me të pesë gishtat. Lëviz gishtat. Ngre (çoj) gishtin. Vinin gishtin vinin shenjën e gishtitletër (në vend të nënshkrimit). Prek (tregoj) me gisht. Numëroj me gishta.
2. Secili prej zgjatimeve fundore te putrat e disa kafshëve dhe te këmbët e disa shpendëve. Gishtat e majmunit (e maces). Gishtat e gjelit.
3. tek. Pjesë e një mekanizmi, që ka trajtën e një kunjikthyermajë. Gishti i autokombajnës. Gisht prej çeliku.
4. bised. Masë gjatësie ose vëllimi afërsisht sa trashësia e një gishtidorës; masë a sasi shumë e vogël. Tre gisht i gjatë (i gjerë, i lartë). Dy gisht ujë (verë). Dy gisht letër.
5. vet. sh. Vijat e ngjyravendryshmendërthuren në një pëlhurëendur; ujëset.
6. fig., bised., keq. Vegël. Ka qenë gisht i tyre. Ishte gisht i beut.
Sin.: ujëse, vegël.
U gisht (dikush) u dobësua e u hollua shumë; ka rënë shumë nga shëndeti nga ndonjë sëmundje a nga pleqëria; mbeti gisht; u shkop; u gjalmë; u fshikull; u kallam. I ra me gishtmadh (një pune) e bëri shpejt e shpejt e pa kujdes; (e bëri) sa për të shkuar radhën; (e bëri) shkel e shko. Për dy gisht ballë për nderin e vet, për pak nder; edhe për pak sedër. Fshihet pas gishtit (dikush) tall. mundohetkotmbulojë një të keqe që ka bërë, i fshehmetat a gabimet, mbrohet me mjete e me mënyradobëta; fshihet pas hijesgishtit; fshihet pas bregut; fshihet prapa hostenit. Fshihet pas *hijesgishtit (dikush) tall. T’i futësh *gishtat në sy (tjetrit). Me gishtkëmbëz shih me pushkëfaqe. E hedh me një gisht (dikë) e mund a e shmang shumë lehtë, pa forcë e pa mundim, s’e kamzorshme ta largoj nga rruga ime; e kam gjethe. hedh e të pret në *majëgishtit (dikush). Është i gishtit (dikush) është luftëtar i zoti; është trim; i këndon gishti (dikujt). (Janë) sa gishtat e dorës janë fare pak, në një numërvogël; numërohen me gishtat e dorës. (Jemi) si gishtat e dorës jemilidhur e të bashkuar fort njëri me tjetrin; (jemi) si fishekëtgjerdan. Është i gishtit e i kuvendit (dikush) është trim e i zgjuar; është i pushkës e i penës. Është me gjashtë gishta (ka gjashtë gishta) (dikush) është vjedhës i madh, të qëron. I dha një gisht mjaltë (dikujt) e bëri për vete duke i dhënë një ryshfetvogël, e ëmbëlsoi me një peshqeshvogël; i dha (i hodhi) një kockë. I jep gishtin e të merr (të rrëmben) dorën (dikush) ta shfrytëzon keq ndihmën a përkrahjen, përpiqetnxjerrë përfitime më të mëdha nga një lëshim i vogëlmund t’i bësh, synonmarrëshumë nga sa i jep; i jep dorën e të merr (të rrëmben) krahun; i jep krahun e të merr (të rrëmben) kokën; i hap derën e të rrëmben shtëpinë. Jep e merr me gishta (dikush) është i zgjuar e i mprehtë në të folur sa e kuptojnë lehtëtjerët, ta bën shumëqartë e farelehtë diçka, nuk ka vështirësi për ta shprehur qartë mendimin. Ka *gisht (në diçka) ka marrë pjesë, ka ndërhyrë, ka bashkëpunuar ose është përzier në një punë (zakonishtkeqe); i ka lyer (i ka përlyer) duart; ka dorë. S’ka gishta për kavall (dikush) s’është i zoti për të bërë diçka, s’është për atë punë; s’ka shpatulla. E kam *unazëgisht (diçka). I këndon gishti (dikujt) di të luftojë; shtie mirë me pushkë; është i gishtit (dikush). Kërcet gishtërinjtë (dikush) e shkon kohën kot, pa bërë asnjë punë; dredh (tund) zinxhirin; tund (luan) derën; trazon baltën me shkop. E la gisht (dikë) ia morigjitha ç’kishte; e la pa asnjë mjet jetese, s’i la asgjë; e la me gishtgojë; e la trokë; e la preshdiell; i thau kupën (dikujt). E la me gishtgojë (dikë) ia morigjitha ç’kishte, s’i la asgjë; e la gisht; e la trokë; e la gojëthatë; e la preshdiell. (Sa) për të lëpirë gishtat shumë i mirë a shumë i shijshëm, sa të kënaq (zakonisht për gjellë); (sa) të lëpish thonjtë. E lidhgisht (diçka) e ngulit që ta mbaj mend mirë, që të mos e harroj (zakonisht për një porosi); e kam unazëgisht; e var (e vë, e mbaj, e kam) vathvesh. E luan gishtin (dikush) merr pjesë drejtpërdrejtluftë, lufton; është luftëtar e trim. E luan nëpër gishta. 1. (diçka). E di shumë mirë; e kupton lehtë dhe e zotëron shpejt. 2. (dikë). Ia hedh kur të dojë dikujt, e tall dhe luan me të si të dojë; e vë në bishtlahutës. Nuk luan as gishtin (e vogël) (dikush). 1. Nuk bën asgjë, nuk bën asnjë punë a veprim, rri duarkryq; nuk lëviz. 2. Nuk shqetësohet fare, nuk bëhet merak, s’tundet; nuk bën asnjë përpjekje për diçka. E luan (e sjell) në *majëgishtit (të gishtave) (dikë). Në *majëgishtave. E mban gishtin në *çark (të pushkës) (dikush). E mban gishtin në *këmbëz (dikush). Mbeta gisht. 1. Më ikën a më vdiqën gjithëafërmit, mbeta fare vetëm. 2. Humba gjithë pasurinë, paratë, pronat etj.; mbeta pa gjë fare; jam shumë i varfër; mbeta (ngela) me gishtgojë; mbeta (ngela) duarthatë; mbeta me një grusht miza; mbeta lakuriq (në diell); mbeta rrip daulleje. 3. U dobësova fare, u treta e u hollova; u bëra gisht. Mbeta (ngela) me gishtgojë. 1. S’kamasnjë mjet jetese, mbeta pa gjë; mbeta pa asnjë ndihmë a përkrahje; s’më mbeti asgjë nga ato që kisha ose s’më takoi asgjë nga diçka që u nda midis disa vetave; mbeta gisht; mbeta (ngela) duarthatë; mbetadiell. 2. U habita shumë nga diçka e papritur; mbeta i turpëruar (kur më zbulojnë një gënjeshtër etj.). Mbeta gisht i lëpirë nuk kamasgjë, mbeta pa pasuri e të ardhura; mbeta lakuriq; mbeta gisht. Mbytet në një gisht ujë (dikush) shih mbytet në një lugë (me) ujë (dikush). E ka ngjyer gishtin (dikush) është përzier në një vjedhje; ka marrë pjesë në një punë jo të pastër dhe ka nxjerrë përfitime prej saj; i ka lyer (i ka përlyer) duart; i ka lyer buzët; ka gisht; ka dorë. S’do ngjyejë as gishtin (dikush) nuk ka për të marrë asnjë gjë; do të mbetet me gishtgojë. Noton në një gisht ujë (dikush). 1. Është shumë i zoti, ia del mbanë edhe me pak gjë, s’humb kurrë. 2. Është trim i madh, ka shumë guxim, i hidhet edhetrimit; merr gjakvetull. Numërohen me gisht (me gishtat e dorës) janë shumë pak, janë në një numërvogël (kryesisht për njerëz); (janë) sa gishtat e dorës. Numëron gishtat (dikush) tall. është matufosur; ka rrjedhur e nuk di ç’bën. Njihet me gisht (dikush) dallohet, shquhet, njihet ngagjithë si njeri i keq, bie në sy menjëherë midistjerëve për të metat e veset që ka; (njihet) si kau balash. Përzien gishtat (dikush) ndërhynpunët e të tjerëve; ka gisht; fut hundët. Ia rreh gishtin kavallit (dikush) shih (flet) kodra pas bregut (dikush). Rri me gishtçark (dikush) është gati për çdo të papritur; rri me dorëkobure. E sjell (e luan) në majëgishtit (majë gishtave) (dikë) e vërtit ngadojë e si të dojë, e gënjen a e tall lehtë, e ka si lodërduart e veta; e vë në tel; e luan në tel; e sjell rrotull. E tregojnë me gisht (dikë) ka bërë diçkaturpshme a të dëmshme dhe e ka marrë namin e keq, e njohingjithë për të tillë; e përbuzin; (njihet) si kau balash (dikush). I tund *gishtin (dikujt) e kërcënon; e urdhëron prerazi e me të egër për diçka. gishtin (mbi dikë a mbi diçka). 1. Caktoj dikë a diçka për një punë, e zgjedh; e shquaj, e dalloj; i vë shenjën (dikujt). 2. Hedh dyshimin mbi dikë për një ngjarje, për një veprimkeq etj.; veçoj dikë; akuzoj. I vuri gishtin kokës (dikush) u përpoqkuptojë mirë diçka, u mendua mirë dhe u përmbajt për një veprim; e mblodhi veten; e vuri gishtintëmth; e mblodhi mendjen; i thirri mendjes; i ra veshit. Vuri gishtin në plagë (dikush) përmendi atë që është më e rëndësishme, më thelbësore a më e dhimbshme për dikë, preku aty ku duhet; preku pikëndelikate të një çështjeje, zbuloi gjënëshqetësuese; gjeti pikërisht atë që e mundon dikë; prekuplagë; qëlloi (goditi) në shenjë. E vuri gishtin në *tëmth (dikush). S’e vë as në gishtin e vogël (dikë) as që mundkrahasohet me mua; nuk hahet dot ai me mua, s’dua t’ia di fare për të; s’e vë as në majëgishtit. S’e vë as në *majëgishtit (dikë). Nuk i vjen as te gishti i këmbës (dikujt) është shumë prapa tij, qëndron shumëposhtë se ai, as që mundkrahasohet me të (për nga cilësitë e mira, për nga zotësia, nga trimëria etj.); është shumë lart; nuk i vjen as te thembra e këmbës. Vret veten me gishtin e madh (dikush). 1. Ia bënkeqen vetes, dëmton veten, mbibie çfarë bën; vetë e ka fajin. 2. Mburret shumë, tregon veten për çdo meritë a sukses, ia vesh vetesgjithamirat e arritjet; shet mend; mbahet me të madh; rreh gjoksin; e bën gjoksin gropë tall. Zgjat gishtërinjtë (dikush) përpiqetrrëmbejë pa të drejtë diçka që nuk i takon, përvetëson pa të drejtë gjënë e tjetrit.

I

I 1. gjuh. Një nga zanoret e gjuhës shqipe dhe shkronja e trembëdhjetë e alfabetit të saj, që shënon këtë zanore. Zanorja i. Tingulli i.
2. si em. f., gjuh. Zanorja dhe shkronja i. Shkronja i. I-ja e madhe (e vogël). I-ja e dorës (e shtypit). I-ja nistore (fundore). I-ja gojore (hundore).
Vë *pikën (pikat) mbi i libr.

JUKË

JÚK/Ë,~A f., bot. 1. (lat. Yucca filamentosa, Y. concave) Gjini e shkurreve dhe e pemëve shumëvjeçaredallohet për rozetat me gjethegjelbrapërhershme, të forta, në formë shpate dhe tufamëdha fundore me lulebardha ose të verdha.
2. Pjesë e parë e emërtimeve për llojendryshmekësaj shkurreje: Juka fijore. Juka pejzore. Juka gjethengushtë (lat. Yucca glauca, Y. angustifolia). Juka gjethepërdredhur (lat. Yucca rupicola). Juka gjetheshkurtër (lat. Yucca brevifolia, Y. arborescens). Juka kanadeze (lat. Yucca gloriosa, Y. ellacombei). Juka spanjolle (lat. Yucca harritnaniae). Juka e Xhamajkës (lat. Yucca aloifoli, Y. baccata).

KOCKËZOHET

►KOCKËZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vetv., vet. v. III 1. mjek. Kthehet në kockë; mbushet me kockë. Iu kockëzua tendina e shpatullës. Është pjesa fundore e gishtit të madh që kockëzohet. Së pari kockëzohet indi kërcor. Të gjitha karpet e kockave kanë nevojë të kockëzohen te të porsalindurit.

2. fig. Forcohet shumë dhe merr trajtë të qëndrueshme. Ndërgjegjja kombëtare po kockëzohet.

MBRETËRESHË

MBRETËRÉSH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Titull i monarkes në disa shtete; drejtuese e monarkisë; ajomban këtë titull. Mbretëresha e re.

2. E shoqja e mbretit. Mbreti dhe mbretëresha.

3. fig. Ajosundon në një fushëindustrisë, të tregtisë, të sportit, të kinematografisë etj. Mbretëresha e sporteve.

4. fig. Ajodallohet mbi gjithëtjerët për fuqi trupore a fizike karakteristikellojit të vet (për kafshë, për pemë, për pije etj.). Mbretëresha e pijeve.

5. Ama e bletës, matka, parëza.

6. shah. Figura më e fuqishme në lojën e shahut, e cila lëviz në të gjitha kutitë bosh vertikalisht, horizontalisht dhe diagonalisht. Mbretëresha lëviz edhe si tora, edhe si fili. Mbretëresha e bardhë (e zezë). Humbi mbretëreshën. Nxjerr ushtarin mbretëreshë ushtari që arrin në vijën fundore mund të luajë rolin e mbretëreshës.

NJICË

NJÍC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Rrjetë e madhe peshkimi, me vrimavoglaqëndron pingul në ujë prej gurëvelidhur varg. Njicat fundore. Njicat për qefujt, kocën dhe levrekun. Njicë prej mëndafshi.

PIKËMBARIM

PIKËMBARÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Pika fundore e diçkajeproces a në lëvizje, pika ku mbaron diçka. Pikënisja dhe pikëmbarimi i hundorësisë së zanoreve (gjuh.).

PRAPASHTESË

PRAPASHTÉS/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. gjuh. Ndajshtesëvihet pas rrënjës a pas temës së një fjale për të ndërtuar një fjalë të re ose një trajtë të re të fjalës. Prapashtesë fjalëformuese. Prapashtesë trajtëformuese mbaresë. Prapashtesa foljore. Prapashtesë zvogëluese. Prapashtesat e emravevepruesit. Fjalë e formuar me prapashtesë.
2. fig., kryes. sh. Fjalëtepërta e të kotathotë dikush për t’iu shmangur një pune ose një detyre. Fol shkurt e drejt, pa prapashtesa!
3. fig., kryes. sh. Diçka e paqenështohet me një qëllimcaktuar, shtojcë e tepërt, bisht.
Sin.: fundore, bisht, e pavërtetë, e paqenë, shtojcë.

PROKTIT

PROKTÍT,~I m., mjek. Inflamacioni i rektumit (pjesa fundore e zorrëstrashë).

PROKTOSKOP
PROKTOSKOPI
RIVËNIE
SHËRBEJ

SHËRB/ÉJ vep., ~ÉVA, ~ÝER 1. jokal. Kryej a përmbush një detyrë, punoj. Shërben si mjek (si mësues, si sekretar, si rojë, si infermier). sallën e operacionit shërbejnë infermierë me përvojë. Shërbente si ekonomist. Askush nuk mundshërbejë në atë vend.
2. edhe kal. Jamshërbim të të tjerëve, bëj një punëcaktuardyqane e lokale; ndihmoj dikë a kujdesem për të. U shërbej klientëve. I shërbej pacientit. U shërbej prindërve. Shërben mirë (keq). I shërbeu një mjeke e re. Më shërben zonja e banakut. - Kush shërben këtu? - Me çfarë mund t’ju shërbej? - Si mund t’ju shërbej?
3. kal dhe jokal., fet. Kryej një veprimtari fetare, një mision fetar; përmbush funksionet a detyrat e një pozicionilidhet me hierarkinë e një institucioni fetar. Shërben si prift. I shërben Zotit. Shërbeji Perëndisë me dëlirësi!
4. jokal. Kryen një shërbim në një shtëpi kundrejt një pagese. Shërbente te një biznesmen. Shërbeu për shumë vite në atë shtëpi. Vazhdonshërbejë në atë familje.
4. jokal. Kryerja e një veprimtarieshërbimvendit, bëj shërbim ushtarakkohë paqeje ose lufte. Shërbenforcat ajrore (në flotë, në artileri). Shërbenkufi. Shërbenushtri.
5. kal dhe jokal., fig. Punoj për të mirën e dikujt; përpiqem për një ideal, për një çështjelartë e fisnike. I ka shërbyer vendit për një dekadë. I ka shërbyer kauzës së përbashkët. Partitë duhet t’i shërbejnë interesit kombëtar. I shërben kombit.
6. kal dhe jokal., përb. I ndihmoj dikujt me përulje për punë e synime jo të mira, bëj veten lake. U ka shërbyer të pabesëve.
7. jokal., vet. v. III Kryen një punëcaktuar, bën punën e diçkaje, hynpunë për diçka, përdoret; vlen. Shërben si mbështetje. Shërben si çadër mbrojtëse. Shërben si vendbanim. Shërben si bazë ushtarake. Shërben si çelës për ta zgjidhur një punë. Shërben si burim të ardhurash. Shërben si model. Shërben si busull orientimi. Shërbeu si shkak. Shërben për të pastruar mykun. Shërben për të ujitur lulet. Shërben për të mjekuar. Shërben për të zbuluar sëmundjen. Përse shërbejnë antibiotikët?
8. kal dhe jokal., vet. v. III Ka rëndësi, i ndihmon dikujt a diçkaje; vlen për diçka. Arti i muzikës i shërben artitpoezisë. Disiplinat etnografike shërbejnë për njohjen e traditavelashta. Transporti publik shërben për të lehtësuar lëvizjen e njerëzve. Teknologjia i shërben zhvillimitshoqërisë. Ngjarja u shërbeu si mësim. Mikroskopi i shërbeu për të siguruardhënat. Inteligjenca artificiale shërben si asistent për punonjësit. Shërben për njohjen e jetës. Kuvendi (konferenca, mbledhja) shërbeu për... Na shërbeu shumë.
9. kal dhe jokal. Vendostavolinë ushqimet, pijet etj.; u afrojtjerëve ushqiminpjatë ose pijengotë, servir. Shërbejtavolinë me kujdes. Shërbej ushqimet sipas radhës. - Shërbeje supën! Na shërbe pak verë. Ai kamerier shërben mirë (keq).
10. sport. Gjuaj topin nga vija fundore (në volejboll, tenis etj.). Shërben topin.
Sin.: ndihmoj, punoj, përdoret, vlen.

SKAJ

SKÁJ,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Vija fundorekufizon një sipërfaqe nga çdo anë; pjesa ku përfundon diçka. Po vinin nga skaji më i largët i fshatit. Në skajrrugës ndodhej një dyqan i vogël. Në skajet e pyllit gjendeshin pemëlarta.
2. Cep, kënd. Në një skajdhomës (të oborrit). Skajet e tryezës. Në skajbuzëve. Me skajsyrit.
3. Vendpjesën më të largët nga një qendër, vend i veçuar e i shkëputur; cep. Edheskajet më të largëtavendit mundgjeje njerëzmirë. Në skajin tjetërbotës në një vend shumëlargët. Anë e skaj anekënd.
4. Pjesë e mprehtë dhe e dalë përjashta e diçkaje, majë, thep. Gur me skaje. I rrumbullakosi skajet.
5. fig. Caku më i tejmë i shfaqjes së një dukurie, shkalla e fundit, ekstrem. E çoi deriskajin e tejmë.
6. vjet. Term. Skajet teknike.
Sin.: degë, skutë, anë, buzë, qoshe, qoshk, pikë, kind, cak, zgrip, mëngë, kufi, brinjë, humbëtirë.
I dalskaj (diçkaje) shih ia dal krye (diçkaje). Nuk ia di skajin (diçkaje) është shumë i pasur, ka aq shumë sa nuk e di as vetë. Skajskaj shih cep më cep.

SKAJSHËM

SKÁJSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1.ështëpikën më të largët e më fundorediçkaje; skajor. Viset më të skajshmevendit. Kufiri i skajshëm i qytetit.
2. fig. shfaqetcakun më të tejmë, që paraqitetshkallën më të lartë në një drejtim dhe që e tepron. Purizëm i skajshëm. Pikëpamjeskajshme. Në rastin më të skajshëm.
Sin.: i qasët, i largët, i humbur, i mënjanuar.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.