Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
FÚNDIT (i, e) mb. 1. Që është në fund a në skajin më të tejmë të një vargu ose të një radhe frymorësh, sendesh, dukurish etj.; që vjen pas gjithë të tjerëve; kund. i parë. Vagoni i fundit. Rreshti i fundit. Shtëpia e fundit. Stacioni i fundit.
2. Që ka mbetur në fund e një i vetëm, pasi janë larguar ose janë harxhuar gjithë të tjerët. Leku i fundit. Fisheku i fundit.
3. Që ndodhet në fund të një vendi të thelluar, të një ene etj. Shtresa e fundit.
4. Që shënon mbarimin e një kohe të caktuar; që nga ana kohore kryhet në fund të një vargu ngjarjesh, veprimesh, punësh a dukurish; që shënon cakun kohor kur dikush a diçka mbaron së qeni e nuk vijon më tej. Dita e fundit e javës. Viti i fundit i shekullit. Perandoria e fundit.
5. Që ka të bëjë me kohën më të afërt përpara çastit kur flasim, që sapo është bërë e ka ndodhur; më i ri. Kohët e fundit. Zbulimet e fundit. Të rejat e fundit. Prodhimi i fundit.
6. Që është para vdekjes, që e thotë në çastin para vdekjes. Në çastin e fundit. Dëshira e fundit.
7. Më i lartë; më i rëndë. Masa e fundit. Dënimi i fundit.
8. Përfundimtar; vendimtar. Qëllimi i fundit. Grushti i fundit.
9. fig. Që ka më pak vlerë ose rëndësi; që është më i prapambetur se të tjerët. Njeriu (më) i fundit.
✱Sin.: fundor, i fundmë, i prapmë, i pasmë, i prapsëm, i sprasëm, i mbramë, i pastajmë, përfundimtar, vendimtar.
♦ *Banesa e fundit lart. *Barku i fundit. Në *dorë të fundit (diçka). I *dorës së fundit. *Fisheku i fundit. *Fjala e fundit. Deri në *frymën e fundit. *Guri i fundit. I heq *gurin e fundit (dikujt a diçkaje). Është në *grahmat e fundit. I jap *dorën e fundit (diçkaje). Dha *frymën e fundit (dikush). Dha *grahmën e fundit (dikush). I jap *lamtumirën e fundit (dikujt). Luaj *asin e fundit. Luaj (hedh) *gurin e fundit. Luaj *letrën (kartën) e fundit. Ndan *kafshatën e fundit (e gojës) (me dikë). I *orës së fundit. Ka shkuar (ka vajtur) në *pikë të fundit. *Vrima (bira) e fundit e kavallit përçm.
MBARÉS/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Skaji fundor i diçkaje, pjesa më e skajshme e një gjëje. Mbaresë nervore.
2. gjuh. Secila nga ndajshtesat trajtëformuese që u vihen në fund temave të pjesëve të ndryshueshme të ligjëratës gjatë lakimit a zgjedhimit për të shprehur kuptimet gramatikore. Mbaresë rasore (vetore, foljore). Mbaresat e njëjësit (e shumësit). Mbaresat e kohës së tashme (e së pakryerës).
PERIMÉT/ËR,~RI m. sh. ~RA, ~RAT 1. gjeom. Vija e lakuar ose e thyer që kufizon një figurë gjeometrike; gjatësia e kësaj vije ose shuma e të gjitha brinjëve të një figure gjeometrike. Gjatësia e perimetrit të rrethit (të trekëndëshit, të katërkëndëshit). Mat perimetrin.
2. Vijë pak a shumë si rreth, që përcakton kufijtë më të mëdhenj të një trupi zakonisht të rrumbullakët. Perimetri i Tokës. Perimetri i kafazit të kraharorit.
3. Kufiri rrethues i diçkaje, vija rrethuese, vija anësore. Perimetri i gjetheve. Perimetri i mbrojtjes së qytetit. Perimetër i sigurisë kordon me litra najloni etj. dhe me objekte pluskuese që vendoset në një zonë plazhi për të treguar kufirin fundor të notimit.
PËRFÚND parafj. Përdoret me një emër në rasën rrjedhore që tregon: 1. Vendin, rrëzë të cilit ndodhet ose lëviz dikush a diçka. Përfund kodrës (pemës). Përfund terminalit.
2. Vendin a sendin, nën të cilin ndodhet, bie ose rrëzohet dikush a diçka. Ishte rrëzuar përfund shkallëve (trarëve). I hoqi degët e pemëve përfund rrotave të makinës.
✱Sin.: i fundmë, përfundës, përfundimtar, fundor, i përfundët.
SEGMÉNT,~I m. sh. ~E, ~ET 1. gjeom. Pjesë e një drejtëze, e kufizuar nga dy pika, që shënohen zakonisht me shenjat e alfabetit; pjesë e një rrethi a e një sfere. Segmenti AB. Përcakton gjatësinë e segmentit. Segmentet e brinjës së trekëndëshit. Segment i qarkut pjesë e qarkut që përfshihet ndërmjet harkut dhe kordës së tij. Segmenti i sferës pjesë e sferës që pritet nga një plan, i cili nuk kalon nëpër qendrën e saj.
2. biol., anat. Secila nga nënndarjet afërsisht të njëjta të trupit të disa kafshëve ose të kërcellit të disa bimëve; secila nga pjesët afërsisht të njëjta, nga të cilat përbëhet një organ ose ndonjë pjesë e trupit; pjesë e një organi që dallohet nga të tjerat. Segment fundor. Segmentet e krimbit. Segmentet e kallamit. Segmentet e shtyllës kurrizore. Segmentet e gjymtyrëve të insekteve.
3. spec. Diçka që ka trajtën e një pjese të prerë nga një trup i drejtë ose i rrumbullakët. Segment i hënës.
SHURDHÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Gjendja kur nuk dëgjoj nga veshët, kur shurdhohem. Shurdhim i pjesshëm (i plotë). Shurdhim i përhershëm (i përkohshëm). Pasojat e shurdhimit.
2. gjuh. Dukuri fonetike kur një bashkëtingëllore e zëshme shndërrohet në bashkëtingëlloren e shurdhët përgjegjëse (p.sh. gj shndërrohet në q, z në s etj.). Shurdhimi i bashkëtingëlloreve në pozicion fundor.
TÉJM/Ë (i), ~E (e) mb. 1. Që është në skajin e fundit të një hapësire, të një sipërfaqeje, të një vargu etj., i përtejmë, skajor, i skajshëm, i fundit, fundor; kund. i këtejmë. Caku (skaji) i tejmë. Shkalla e tejme. Fshati më i tejmë. Në viset e tejme.
2. I përtejmë. Në anën e tejme të malit (të fushës, të detit, të lumit, të kanalit, të udhës, të rrugës).
3. si em. m. Tjetri, bota. Ç’punë ke ti se ç’thotë i tejmi? Mos çaj kokë se ç’thotë i tejmi mos u shqetëso se ç’thotë bota. I tejmi dhe i këtejmi.
✱Sin.: i përtejmë, skajor, i skajshëm, i fundit, fundor, tjetri, bota.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë