Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
FUNDËRR/ÓN vep., ~ÓI, ~ÚAR v. III, kim. Bie në fund të një ene, grumbullohet në fund të saj (për trupa të patretshëm a për lëndë që përzihen ose treten në lëngje); precipiton. Fundërron sheqeri (rëra).
✱Sin.: kullon, amton, rrësmon, precipiton.
►KULL/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv., vet. v. III Bie llumi në fund të një ene me lëngje; pastrohet nga turbullirat a nga papastërtitë (për lëngje); distilohet. U kullua uji (vera).
2. bised., vetv., vet. v. III Pastrohet nga retë; kthjellohet (për qiellin). U kullua qielli (moti).
3. fig., bised., vetv. Sqarohem; kthjellohem. Tani u kullova.
4. fig., vetv., vet. v. III Analizohet mirë e thellë dhe bëhet më i qartë. Kullohet çështja (problemi).
5. pës., vet. v. III e KULLÓJ.
✱Sin.: pastrohet, fundërron, distilohet, filtrohet, sqarohem, kthjellohem, qartësohet.
KULL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. Pastroj një lëng nga papastërtitë a turbullirat me anë të një kulloreje, të një nape etj. Kulloj djathin (gjizën, qumështin).
2. spec., kal. Distiloj.
3. jokal., vet. v. III Bie llumi në fund. Kullon llumi.
4. jokal., vet. v. III Rrjedh pika - pika (për një lëng); rrjedh një shtambë, një enë e shpuar etj. Kullon uji (vaji). Kullon bucela. I kullon djersa në faqe.
5. fig., bised., kal. E bëj më të qartë; e sqaroj a e qartësoj diçka (një ide, një mendim etj.). E kulloi më mirë problemin.
✱Sin.: pastroj, filtroj, distiloj, rrjedh, kthjelloj, fundërron.
♦ Më kulloi *djersa. I kullojnë (i shkojnë) *jargët (dikujt). Ia kulloi *mendjen (dikujt). Më kulluan *sytë (për dikë a për diçka). As kullon e as turbullon (dikush) nuk përzihet në asnjë punë, nuk trazon njeri, rri mënjanë; as ndihmon e as prish punë; as prish e as ndreq. As turbullon e as kthjellon (e as kullon) (dikush).
PRECIPIT/ÓN vep., ~ÓI, ~ÚAR kim., vet. v. III 1. jokal. Bie në fund të një tretësire a të një ene (për thërrmija të patretshme në lëngje); kullon, fundërron. Precipitojnë kripërat e patretshme. E lë të precipitojë. Precipiton në fund.
2. kal. Bën që të bjerë në fund a të kullojë (lënda e patretshme). I precipitoi kripërat.
✱Sin.: fundërron, kullon.
SEDIMENT/ÓN vep., ~ÓI, ~ÚAR kim., gjeol., jokal., vet. v. III Fundërron. Sedimenton ngadalë. Masa që sedimenton gjatë njësisë së kohës.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë