Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ARAP,~III m. sh. ~Ë ~ËT zool. (lat. Anura) Lloj gjallese e rendit zoologjik të amfibëve me trup të shkurtër, pa bisht në fazën e rritur, me lëkurë të lagësht, shpesh pa luspa, me gojën e madhe e sy të mëdhenj e të dalë jashtë, që rritet në zona ujore e pyje të lagështa, ushqehet me insekte (mushkonja, miza etj.); bretkosa e gjelbër, bretkosa e drurëve, bretkosa helmuese, zhaba e zakonshme.
✱Sin.: fulterëz, bishtfulterje, bubejkë, maçarrungë, thithëlopë.
BÍK/ËR,~RA f. sh. ~RA, ~RAT zool. Fulterëz, bishtfultere, bishtigane, bishtlopatë. Bikrat lëvrijnë në pellg.
✱Sin.: bishtfultere, fulterëz, bishtigane, bishtlopatë, bishtërr, buburrec, lopatëz, arap.
GÁNG/ËR,~RA f. sh. ~RA, ~RAT zool. Fulterëz, bishtfultere, bikër.
TIGÁNK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT zool. I vogli e bretkosës, fulterëz, bishtfultere.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë