Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
NXITÍM,~I m. 1. Veprimi kur nxitoj ose kur nxitohem. Nxitimi i punës (i një procesi).
2. Shpejtësi e madhe, veprim i shpejtë për të kryer diçka pa vonesë; vrap. Ecte me nxitim. E dërgoi me nxitim. Nga nxitimi harroi çelësat.
3. sh. ~E, ~ET Veprim i rrëmbyer, shpejtësi e tepruar në kryerjen e diçkaje, ngut. Punë e bërë me nxitim. E bëri (iu përgjigj) me nxitim. Hante gjithmonë me nxitim. Nxitimet në vendimmarrje. Stadiumet e futbollit kanë parë nxitime të turmës dhe rrëmujë.
4. fiz. Përshpejtim. Formula e nxitimit. Nxitimi i rënies së lirë.
✱Sin.: shtytje, ngutje, cytje, shpejtësi, nxit, nxitje, fugim, shtrëngim, ling, ngucje, turr, revan, baritje, vrap, rrëmbim, urgjencë, ngut, nguti, axhele, thekje, hiti, shpejtim, pamaturi, përshpejtim.
VRAP,~I m. 1. Ecje me hapa shumë të shpejtë dhe duke kërcyer, ecje me shpejtësi të madhe në një drejtim të caktuar, rendje; aftësia që ka dikush për të vrapuar shpejt; vrapim. Vrap i shpejtë. Vrap kali. Ku shkon me kaq vrap Shkoi (erdhi, u nis, iku) me vrap. Shpejtoi (ngadalësoi) vrapin. Filloi (mori) vrapin. Ia dha (ia shkeli, ia mbathi) vrapit iku me vrap. U lëshua me vrap. Bëri një vrap. U turr me sa i arrinte vrapi.
2. Nxitim, shpejtësi; ngutje, ngut. E bëri punën me vrap. Iku me vrap se nuk priste puna iku duke nxituar, me ngut. E ke marrë me vrap këtë punë.
3. fig. Fuqi trupore e mendore që ka dikush për të bërë një punë, mundësi, aftësi. Aq e ka vrapin. Bëri sa kishte vrapin. Bëje (mate, lëshoje) vrapin sa ke hapin (fj. u.) vepro sipas mundësisë që ke.
4. përd. kallëzues. Vrapoj (kryesisht me kuptim nxitës). Gati, vrap! Vrap e në shtëpi! Vrap e vrap, sosi te burimi.
✱Sin.: rend, rendje, e rendur, ngarend, ngarendje, vrapim, shpejtim, fugim. turr, turravrap, ngut, galop, revan, ling, yrysh.
♦ Aq e ka vrapin (dikush) aq fuqi fizike a mendore ka, aq mundet, aq është i aftë për diçka; aq i ha krahu (dikujt). E bën vrapin sa ka hapin (dikush) bën sipas mundësive që ka, nuk e tepron, është i matur në çdo gjë; nuk i del zot diçkaje jashtë fuqive të veta, merr përsipër e bën aq sa mundet. I ka hipur *thiut në vrap (dikush). Ia dha (ia theri, i ra, ia mori) vrapit (dikush) iku me të shpejtë, vrapoi shpejt, u turr; ia mbathi me të katra; (vrapoi) sa i hanin këmbët. S’e ka vrapin *të gjatë (dikush). E ndali (e la, e mbajti) vrapin (diku) ndaloi më në fund diku, atje u ndal pas një ecjeje të gjatë e të shpejtë ose pas përpjekjesh të vrullshme (për shkak të diçkaje të ngutshme, të frikës se e ndjekin etj.); shkoi me një frymë te dikush për diçka; e mbajti frymën. Ia preu vrapin (dikujt) e bëri të ndalet në një veprim të vrullshëm, e frenoi; e përmbajti; ia preu hovin. Një vrap pele (gomari) afër; jo shumë larg.
VRAPÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur vrapoj, rendim. Vrapim i lehtë. Kalë për vrapim.
2. Vrap. Vrapim me të katra. Ishte skuqur nga vrapimi. Bëri një vrapim. Ngadalësoi vrapimin.
3. sport. Garë shpejtësie me vrap. Garat e vrapimit. Rekordmenët në garat e vrapimit. Pas një vapimi të shpejtë, ai arriti i pari te shiriti i kuq. Vrapimi në pistë. Vrapim me pengesa. Pista (fusha) e vrapimit.
✱Sin.: vrap, rendje, ngarendje, e rendur, baritje, fugim, turr, turravrap, revan, grahje.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë