Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BUBULÁK,~E mb. 1. Që digjet me vrull, me flakë të madhe dhe duke kërcitur, që brambullin (për zjarrin). Zjarr bubulak.
2. si em. m. Sipas kuptimit të mbiemrit. Bëmë një bubulak. Ndezi një bubulak të mirë. Kapërcenin bubulakun me radhë.
✱Sin.: flakadan, brambull, hamull, flakëkuq, kashtare, dumen, fugare.
FLAKADÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Zjarr me flakë të madhe; zjarr bubulak, i brambullueshëm; flakë e madhe. Flakadani ndriçoi gjithë dhomën.
2. etnogr. Zjarr me flakë në ditë festash të caktuara, duke djegur pirgje me kashtë a me dëllinja në një shesh të hapët ose në majë të një kodre. Fëmijët ndezën disa flakadanë për Ditën e Verës.
3. fig., poet. Njeri i shquar, që me idetë e me veprimtarinë e tij frymëzon të tjerët; pishtar. Flakadanët e tillë duhen marrë si shembull.
✱Sin.: pishtar, bubulak, hamull, flakëkuq, zhaglan, dumen, fugare, gaxhullan.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë