Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
CJAP,~I m. sh. CJEP, CJÉPTË zool. 1. Mashkulli i dhisë. Cjap i bardhë. Cjap shyt. Cjap pa brirë. Mish cjapi. Lëkurë cjapi. Cjapi edhe pa mjekër cjap mbetet. (fj. u.).
2. Pjesë e parë e emërtimeve të disa lloj cjepësh. Cjap i balër cjap me balë në ballë. Cjap i çipër cjap me veshë të vegjël. Cjap i llapër cjap llapush. Cjap i mëllënjër cjap i kuqërremtë në të zezë. Cjap i rrepër cjap i kuqërremtë. Cjap i zebër cjap i zi.
♦ Bleu cjap e i doli ftujak (dikujt) iron. ndryshe mendon e ndryshe i del, përpiqet për të mirë e i del tjetër gjë, nuk merr frytin e punës së vet, nuk nxjerr fitimin e pritur nga një punë e mirë; mbjell bostan e dalin kastraveca. Cjapi mish e dhia tavë mospërf. shih dhia mish e cjapi tavë mospërf. *Dhjamë cjapi. I ka hipur cjapit (dikush) tall. shih u bë tapë (dikush). S’është cjap për atë zile (dikush) nuk e bën dot atë punë që i është dhënë, nuk është i zoti ta kryejë detyrën e ngarkuar, s’është në vendin e vet; s’është as për cjap e as për këmborë. Kërkon *qumësht nga cjapi (dikush). Kur të mbarsen cjeptë shih kur të pjellë mushka. Ta shet cjapin për *ka (dikush) keq. (Shkoi, vajti) si cjapi te kasapi (dikush) e gjeti të keqen vetë me këmbët e tij; shkoi vetë pa e ditur se ç’rrezik a ç’e keqe e priste; shkoi (vajti) si breshka te nallbani; e kërkoi si breshka gozhdën; e kërkoi si dhelpra në pazar.
VESHLABÓÇ,~E mb. 1. Që i ka veshët të mëdhenj dhe të kthyer nga mesi (për cjapin dhe dhitë kryesisht). Cjap veshlaboç. Dhi veshlaboçe. Ftujak veshlaboç.
2. përçm. Që i ka llapat e veshëve të mëdha dhe me pamje të shëmtuar, veshllapush (për njerëzit). Djalë veshlaboç. Grua (vajzë) veshlaboçe.
3. fig. Që është qullan, i ngathët e i plogët, i përhumbur. Ç’burrë veshlaboç?
✱Sin.: veshmadh, pallavesh.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë