Fjalori

Rezultate në përkufizime për “ftoj”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

AFËRM

ÁFËRM,~I (i) m. kryes. sh. ~, ~IT (të) 1. Ai që ka lidhje gjaku ose lidhje familjarengushta me dikë, farefis. I afërmi im. Familjarët dheafërmit e tjerë. Bashkohem me të afërmit. Ftojafërmit.
2. Ai që bën pjesë në një rrethngushtë bashkëpunëtorësh që janëafërt profesionalisht ose që punon bashkë me dikë në një institucion ose në një veprimtari tjetër. E kam bashkëpunëtorafërm. Bisedo me njeriun e afërm!

BËZAJ

BËZÁJ vep., ~TA, ~TUR 1. jokal. Nxjerr zë ose një tingull; them diçka, shpreh një mendim, një gjykim etj.; shprehem. Bëzante me vete. Rrinte e nuk bëzante.
2. kal. I thërres, i bëjdikujt (që të vijë, që të bëjë diçka etj.); i flas; tregoj. I bëzajtizotitshtëpisë. Nuk i bëzajnë njëri-tjetrit me gojë. E dinte punën, po nuk bëzante. Si mali që s’bëzan.
3. kal. Qortoj dikë; i flas ashpër dikujt, e vë në sitë e në shoshë dikë. I bëzantebirit. - Mos i bëzaj, se s’ka faj!
4. kal. Ftoj, grish, e lajmëroj për diçka, i bëj zë. dasmë prit të të bëzajnë e në mort ngrihu e shko vetë. (fj. u.).

DARKË

DÁRK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Koha pasi perëndon dielli; mbrëmje. darkë vonë. Në orën dhjetëdarkës. U darkë. Erdhi darka. Vinin darkave për muhabet. E zuri darkarrugë. Ha për drekë, po lër për darkë. (fj. u.). Kënga për darkë, brenga për drekë. (fj. u.).
2. Ushqimihamëmbrëmje; e ngrëna e mbrëmjes; koha kur hamë ushqiminmbrëmje. Darkë e lehtë (e rëndë). Në darkë. Para (pas) darke. Gjatë darkës. Darkë për darkë çdo darkë. Ha darkë. Gatuaj (shtroj) darkën. I sjell (i çoj) darkën. Fjeti (mbeti) pa darkë. Marr (thërres, ftoj) për darkë. Erdhi për darkë. Fli pa darkë e zgjohu pa borxh. (fj. u.). Ku janë nuse shumë, mbetet darka pa bërë. (fj. u.). Darka e lehtë, gjumi i qetë. (fj. u.).
3. Gostishtrohetmbrëmje për nderdikujt a në ndonjë rastveçantë. Darkë zyrtare. Darkë madhështore. Darkë lamtumire. Darka e nuses (e dhëndrit)(etnogr.). Shtroi (dha) një darkë.
4. Mbrëmja para një feste fetare. Darka e Pashkëve (e Bajramit).
Ç’pështyn në *mëngjes e lëpindarkë (dikush) përb. Ku e zë darka nuk e gjen mëngjesi (dikë) shih ku e zë dreka s’e zë darka (dikë). Ku e zë *dreka s’e zë darka (dikë).

DASMË

DÁSM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT etnogr. Festëbëhet me rastin e martesës, e shoqëruar me një ceremonigëzueshme. Dasmë e madhe (e thjeshtë). Zakonet e dasmës. Këngë dasme. Ftesë dasme. I zoti i dasmës. -dasmëdjalit (të vajzës)! (ur.). -dasmë të të pamartuarve! (ur.) Bëj dasmë. Ftoj për dasmë. -ngrënçim dasmën! (ur.). Atje ku bëhet dasmë e madhe, merr lugëvogël! (fj. u.). Po dëgjove daullen, dasmën e ke prapa (te dera.) (fj. u.). Mos rri si nusjadasmë. (fj. u.). S’bëhet dasmë pa nuse (fj. u.). 2. Dita kur bëhet kjo festë. Dita (java) e dasmës. Në shtator ka shumë dasma. - Kur e ka dasmën? Shkojdasmë.
Bëj dasmë e festoj me gëzimmadh diçkamezi e pres; jam në gaz e hare. E bën dasmën me një *këngë (dikush). Dasmë pa aheng. 1. Punëcilës i mungon gjëja kryesore, ajo që e karakterizon dhe i jep lezet. 2. shih gjellë pa kripë. Dasmë minjsh (diku) tall. rrëmujë e madhe; ngjarje a mjedis me rrëmujë e zhurmë, ku secili nuk di kush është e çfarë po bën; nuk e merr vesh (nuk e njeh) i paridytin. Ç’t’u desh dasma në Karbunarë! iron. pse ia hyre kësaj pune që nuk e bën dot; pse u ngatërrovekëtë çështje që nuk të takon e që të prish punë. Gjetkë *daullet e gjetkë dasma. I kërcen *arusha në dasmë (dikujt). Kërcen pas dasme (dikush) është shumë i vonuar për një punë, kujtohet vonë për diçka, nuk e bënkohën e duhur; nis vallen kur pushon daullja; (është) si kofini pas së vjeli (pas të vjelave); (është) pushkë pas lufte; vjen pas pilafit. dasmën e shkon për shkarpa (dikush) lë një punërëndësishme a të ngutshme e merret me një punëparëndësishme, jo të domosdoshme e jo të ngutshme; nuk i vlerëson drejt gjërat; lë të vdekurin e shkon dasmë; lë zanatin e zë zurnanë. Lë *të vdekurin e shkondasmë (dikush) keq. E prish dasmën për një *limon (dikush). Ta prish dasmën për një tas çorbë (dikush) shih e prish dasmën për një limon (dikush).

DEGË

DÉG/Ë,~AI f. sh. ~Ë, ~ËT 1. Pjesë anësoredel si krah nga trungu i drurëve a i shkurreve ose nga kërcelli i bimëve barishtore, zgjerohet me filiza e vishet me gjethe e me lule. Degë e madhe (e vogël, e hollë, e trashë). Degë e njomë (e thatë). Degë molle (dardhe, kumbulle). Degë lisi (ahu, plepi, dafine, thane, lajthie). Degë ulliri. Degë karafili (borziloku, mëllage, laboti). Degë plot kokrra. Maja (sqetulla) e degës. Me degëvarura (të mbledhura). Lëshon degë. I shtriu degët. Pres (këput, thyej) një degë. I pres degët. Ra nga dega. Nuk ka degë pa rrënjë. (fj. u.). Lisi lëshon rrënjë, pa lëshon degë. (fj. u.). Zogu që i prishet foleja, hidhet degëdegë. (fj. u.). Degë dafinë vajzë a grua e urtë e paqësore. Ti, moj degë dafinë / do na zbukurosh shtëpinë. (folk.). Degë murrizi njeri pa vlera e pa personalitet. Krushku degë murrizi / ca fjalë seç i ngjizi. (folk.). Degë pishe njeri shumë i dobët; ai që është kockë e lëkurë. Degë pa rrënjë 1. Njeri që nuk i ka këmbëttokë. 2. Ai që nuk ka mbështetjesigurt; gardh i shkulur. Degë trëndelinë vajzë a grua shumë e bukur dhe e hijshme. Ku je nisur e do të vesh tinë / o moj dega trëndelinë. (folk.).
2. bised. Kërcelli i disa bimëvebashku me gjethet; rrënjë. Degë misri (duhani, domatesh). I ujitin degë për degë. Rrushi varetdegën e vet. (fj. u.).
3. Rrjedhë e vogël uji (lumë, kanal etj.) që derdhet në një tjetër më të madhe ose ndahet prej saj, mëngë, krah; rrugë e vogël automobilistike, hekurudhore etj. që lidhet me një rrugë kryesore a më të madhe. Degë lumi. Degë e Drinit (e kanalit të Myzeqesë). Degë rruge. Degë hekurudhe. Degët e galerisë (min.).
4. anat. Zgjatimi i një ene gjaku, i një nervi a i një indi; rremb. Dega e aortës. Dega e nervit.
5. Nënndarje në një institucion, që ka një detyrëveçantë; pjesë e një organizate a e një institucionivepron në një rreth a qytetcaktuar. Dega e shpërndarjes (e furnizimit, e shitjes). Dega e bankës. Degë e administratës. Degë juridike.
6. fig. Fushë e veçantë e diturisë, e artit, e shkencës etj.; pjesë a nënndarje e një veprimtarie shoqërore, e një shkence etj.; lëmë; fushë e veçantë a drejtim i ngushtë studimi në një shkollë profesionale a të lartë. Degët e shkencave. Degë e artit. Degët e ekonomisë. Degë sporti. Dega e gjuhës (e historisë, e fizikës, e biologjisë, e kimisë). Dega e pikturës (e muzikës, e pianos). Është i degës është specialist në një fushëcaktuarshkencës a të teknikës.
7. etnogr. Vijë gjenealogjike, pjesë a nënndarje e një fisi, e një familjeje etj. Degëfisit (të familjes). Toskë e gegë-pemë nga një degë. (fj. u.).
8. Secila nga fletët anësoreenëvemëdha prej dërrase (të fuçisë, të kades etj.). Degë voze. Degët e kades.
Sin.: degëz, degëzim, rremb, fregull, rrëfatë, rrënjë, mëngë, krah, skaj, fushë, disiplinë, nënndarje.
I bëjnë degët *arra (dikujt). U *thekë e degë (dikush a diçka). Ra nga dega (dikush) e humbi pushtetin e nuk ia ka më njeri frikën, nuk i shkonfjala; ra (zbriti) nga fiku iron. Ka rënë nga shtatë degët (dikush) ka shumë përvojë nga jeta, është i rrahur me jetën, ka kaluarprovavështira; ka rënë nga dardha. Degëdegë. 1. Plot e përplot, rrafsh; buzëbuzë; bregbreg; cip më cip. 2. Me rrënjë, me themel; hollësisht; me gjithë vëmendjen; gjerë e gjatë; gjatë e gjerë; fill e për pe; për fill e për fërkem. 3. Duke kapërcyer nga një çështjetjetrën, pa rregull, pa vijueshmëri; (hidhet) kodërkodër (dikush). Degë pa rrënjë njeri që nuk ka themelshëndoshë, që nuk ka mbështetjesigurt; hu i shkulur; gardh i shkulur. Dega e ullirit (degë ulliri) libr. simboli i paqes a i pajtimit, simbol miqësie e bashkëjetese (midis shtetesh). As *farë e as fis, as degë e as lis. Të hedh degëdegë (dikush) e sjell fjalën rrotull, sa andej këtej, pa u përqendruar aty ku duhet e pa e sqaruar derifund një çështje; nuk të jep përgjigjeqartë, të sorollat me fjalë; hedh kodërkodër; nuk të jep rrugë. Nuk hipëndegëhollë (të thatë) (dikush) vepron me shumë kujdes, di t’u ruhet rreziqeve; nuk shkeldërrasëkalbur. (Është) tri në degë e dy në majë (dikush) iron. është i papjekur, është i lehtë nga mendja; është leshko; (është) tri koqemajë; nuk e ka mendjenmbledhur. (Është) *qyqedegë (dikush). E kap për degësh (diçka) e nis jo atje ku duhet e si duhet; merret me gjëravogla e anësore, duke lënë mënjanë kryesoret e të rëndësishmet; kapet pas degëve (dikush); e kap për flokësh; e zë (e kap) (demin) nga bishti. Kapet pas degëve (dikush) niset jo nga hallka kryesore, por nga gjërat e dorësdytë, nuk kap thelbësoren; e kap për degësh (diçka). Ka lëshuar degë (diçka) është zhvilluar e është përhapur, është zgjeruar, është shtrirë. *Lis pa degë (pa gjethe). *Lis me (shumë) degë. (Mbeti) si *torba (si trasta) në degë. 1. (dikush). Mburr degët pa parë rrënjët (dikush) e vlerëson dikë a diçka nga anët e jashtme, nuk shikon brendinë, thelbin, shkaqet a qëllimet. Me *rrënjë e me degë. Nga *rrënja gjerdegë. I shartuardegë (dikush) përb. i vrazhdë e i pasjellshëm; jo i arsyeshëm; kokëkrisur; i krisur nga mendja. Shkelidegëthatë (dikush) shih shkelidërrasëkalbur. Tund degën e ullirit (dikush) iron. përpiqet t’u tregojëtjerëve se është gjoja mbrojtës i paqes për të fshehur synimet luftënxitëse; silletmënyrëbutë e paqësore për të mashtruar. Vret degëdegë (dikush) e mban veten për të madh, mburret shumë, është mendjemadh; shet mend. I zgjat degën e ullirit (dikujt) i blatoj paqe e miqësi, e ftojpajtohemi, t’i besojmë njëri-tjetrit, të lidhemi e të bashkëpunojmë.

DOLLI

DOLLÍ,~A f. sh. ~, ~TË etnogr. Ngritja e shëndetit për dikë në një dasmë, në një gosti, në një pritje etj., duke pirë për të dhe duke bërë urimet e rastit; gota me raki ose me verëpihet me këtë rast; shëndet. Dolli për nderdikujt. Dolli për shëndetin e miqve. Dolli për prindërit (për nusen, për dhëndrin). Dolli okë e kokë dolliduhet pirë ngagjithë. Ngre një dolli. -kam gjetur me dolli! ftojpish një dolli. Ia shtruan me dolli. Ngrihet kupa me dolli,/ Një dolli me tre shëndete (folk.). Dollia vjen rrotull. (fj. u.). Dollibash mustaqemiu, / vetë dollinë s’e piu! (folk.).
Është për t’i pirë dollinë (dikush) është shumë i mirë, e meriton dashurinë e nderimin e të gjithëve; është shumë i zoti; është për t’i hequr kapelen.

DORASHKË

DORÁSHK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Dorezë1. Dorashkatrasha (të holla). Dorashkaleshta. Vë (heq) dorashkat. Dorashkë sateni me dantellë.
2. Dorak2. Dorashka e bastunit.
3. Dorashtë. Një dorashkë pambuk (lesh).
I hedh dorashkën (dorezën) (dikujt) libr. i tregoj se jam gatindeshem me të, i jap shkak si shenjë për t’u kapur me të, e ftoj dikëballafaqohet me mua, e sfidoj. dorashka kadifeje (dikush) libr. përpiqettregohet i butë e i mirë për të mashtruartjerët; i mbulon veprimet e veta me sjelljebutë.

DUA

DÚA vep., DÉSHA, DÁSHUR kal. 1. Kam një ndjenjë dashurie, miqësie e dhembshuri për dikë a për diçka, e dëshiroj me gjithë zemër, është i shtrenjtë a i vyer për mua; kund. urrej. Dua nënën (babanë, vëllanë, motrën, fëmijët). Dua atdheun (popullin, vendin, fshatin, vendlindjen). Dua shokun (mikun). - E dua shumë! S’e do gjëkundi. Duaje atdhenë si shqiponja folenë (fj.u.). Mikun duaje, nderoje, po mos e bëj zot shtëpie (fj.u.). Duaj, të të duan (fj.u.). Për t’i ndryshuar njerëzit, duhet t’i duash (fj.u.).
2. Kam dashuri për një njeriseksit tjetër, e dashuroj. Do një vajzë. Do një djalë. E donte shumë (si i marrë). E duan njëri-tjetrin. Si më do, të dua (fj.u.).
3. pëlqen shumë diçka, ma ka ënda, e kam qejf; më tërheq shumë diçka, kam dëshirëmerrem me të. E do natyrën (detin). E dua punën. E dua shkencën (sportin, muzikën).
4. Dëshirojkem diçka që më mungon, për të cilën kam edhe nevojë, dëshirojplotësoj një kërkesë timen; kërkojkem ose të bëj diçka; kam dëshirë; më pëlqen. Dua punë. Dua pak bukë (pak ujë...). Do muhabet. Dua fjalën duaflas. Ma do zemra (shpirti) dëshiroj me gjithë zemër (me gjithë shpirt). Ma do qejfi kam qejf, më pëlqen. – Ç’të të dojë zemra. - Kur (si) të më dojë qejfi. - Si të duash. Duashkruaj (të lexoj, të këndoj). Dua të ha (të pi). Duapunoj (të shëtit). Dontemartohej. Duapushoj (të çlodhem, të prehem). Duanjihem. Duanbashkohen. Duan t'i përçajnë (të mbjellin grindje). Duançlirojnë vendin. Dua të di (të gjej, të zbuloj) të vërtetën. Duanhapin një shkollë. Nuk duanlargohen. - Ku do ta nxjerrësh? Dua të të kujtoj një gjë. - Ç'donithoni me këtë? - Çfarë do? - Do e thua ashtu ashtupëlqen ty të flasësh. Do të jetojë i lirë. Bëri si deshi. - Ku të duash shko. Kur të duash. Si të duash si të kesh qejf. - Në çdo orë që të doni.
5. I dëshiroj diçka dikujt; i uroj diçka. I duamirën. Nuk ia dontekeqen. -duabëhesh i mbarë!
6. Pranoj me qejf a me dëshirë, dëshiroj. - A doni miq? - Po të doni (në qoftë se doni), mundvini me ne. Vetë nuk deshi.
7. Kam nevojëmadhe për dikë a për diçka, më lipset, është i domosdoshëm a i nevojshëm për mua; e kërkoj patjetër dikë a diçka. I sëmuri do qetësi. Bima do ajër (dritë). Toka do ujë (pleh). Të lashtat duan shi. Do kujdesmadh (kohë, mundim) kjo punë. - Ç’i do ata! - S’ke ç'e do! Do krahëfortë kazma. Shkalla e lartë do këmbëforta. (fj. u.). Shpatullat duan këmbë. (fj. u.). Huanë mos e gëzo; ai që ta dha e do. (fj. u.).
8. Thërres dikë, e ftojvijë tek unë; kërkoj të më paraqitet (për një punë, për një çështje etj.). - Të do babai. E donte përgjegjësi (drejtori). -donte një shok (një mik...). E duanvijë këtu (të paraqitet menjëherë).
9. vet. v. III E kërkon patjetër, e lyp medoemos, ështëdobi a në të mirëdikujt a të diçkaje, ështëpërputhje me diçka. E do puna është për të mirën e punës. E do nevoja është e nevojshme. E do zakoni ështëpërputhje me zakonin. - Ma do puna jam i detyruarveproj a të sillemkëtë mënyrë. Si e do radha ashtu si duhet. Si ta dojë rruga si të jetë nevoja, si të jetëmirë.
10. bised. pëlqen, më është bërë shprehi a zakon, jam mësuarndaj mejesillen a të veprojnë në një mënyrëcaktuar, duhet a është e nevojshme të më trajtojnë në një mënyrëcaktuar. E duan me të mirë (me të butë, me të keq). E do me kobure (me revole) kokës (me kërbaç). E do me thumb. E do me mykë kokës.
11. kryes. v. III E ka hak diçka, e meriton, e kërkon vetë. Do më (dajak). Do plumbin ballit. Derri do plumb (fj.u.). Ajo kokë atë feste do ( fj. u.).
12. bised. Kërkoj një shumë a një çmimcaktuar për një mall. - Sa do për një copë? Donte shtrenjtë.
13. Duhet (përpara një pjesoreje), ështe e detyruar për t’u bërë Do bërë (do ndrequr). Do parë. Do pyetur. Do thënë troç.
14. Duhet, është e domosdoshme, është e nevojshme. Do edhe dy javëdalë dimri. Do edhe ca ditëpiqet rrushi.
Sin.: dashuroj, dëshiroj, kërkoj, uroj, pëlqej, meritoj.
*Aq dua! S’ma do *barku (dikë a diçka). E do me *bodec (dikush). Do *bythë (diçka) vulg. Nuk do t’ia dijë. 1. (dikush). Nuk ka frikë fare, nuk trembet, nuk thyhet; nuk i nënshtrohet askujt e asgjëje, nuk pyet për asnjë njeri. 2. (dikush). Nuk merret fare me dikë a me diçka, nuk shqetësohet e nuk interesohet kurrë për të; nuk e çan kokën; nuk e prish gjakun; nuk e prish gjumin; aq i bën (dikujt). 3. (diçka). Nuk prishet, nuk thyhet a nuk griset, i qëndron çdo force shkatërruese, rron shumë. Do *dru (dikush). Dua s’dua pavarësisht nga vullneti im ose nga dëshirat e mia, jam i detyruarbëj a të pranoj diçka; dashur pa dashur; do të bëhet si vdekja (diçka). S’do *fjalë. E do në *gojë (dikush) keq. S’e deshi *gjallët (dikush). E do me *hosten (dikush). E do (e ka) me *kërbaç (dikush). S’dua *llafe! S’do *mend. Ma do *mendja. E do në *pjatë (dikush). Ma do *puna. E do *qofte (dikush). Si e do *radha. Si ta dojë *rruga. Ma do shpirti (*zemra) (dikë a diçka). Këtudua! këtë fjalë qendro!, mos e ndërro bisedën!; më ke dalë aty ku dua unë, këtë kam pritur; këturri! E do në *tepsi (dikush). E do me *thumb (dikush).

FJALË

FJÁL/Ë,~A f. sh. ~Ë, ~ËT 1. gjuh. Njësia më e vogël e mëvetësishme e gjuhës, që ka kuptim dhe shprehet fonetikisht dhe grafikisht, e formësuar nga ana gramatikore, e cila shënon sende dhe dukuri konkrete (abstrakte) dhe përdoret e veçohetrrjedhën ligjërimore. Fjalë shqipe. Fjalë e huaj (e huazuar). Fjalë e re (e rrallë, krahinore, e vjetruar). Fjalë e parme (e prejardhur, e përngjitur). Fjalë shënuese (emërtuese, ndihmëse, shërbyese). Fjalë me shumë kuptime. Kuptimi i fjalës. Trajta e fjalës. Theksi i fjalës. Përdorimi i fjalës. Formimi i fjalëve. Prejardhja e fjalës. Çerdhe fjalësh. Rendi i fjalëvefjali. Mbledhja e fjalëve. Ndaj fjalënrrokje.
2. Diçka që i thuhet një tjetri; thënie; pohim; bisedë. Fjalëngrohta (të ëmbla, të buta, përkëdhelëse). Fjalëashpra. Fjalë mashtruese (joshëse). Fjalë me vend. Thuaj një fjalë! Fjala është më e rëndë se plumbi (fj.u.). Zihej (grindej, hahej) me fjalë.
3. Këshillë a porosi që i jepet dikujt; udhëzim, urdhër, vendim. Fjala e tij ishte ligj. Ia dëgjoi (ktheu) fjalën. E çoivend fjalën e mësuesit.
4. Premtim a zotim për të bërë diçka; premtim a diçka e thënë. Fjala e dhënë. Fjala e nderit. Fjala dhe vepra. Ka dhënë fjalën. Fjala e burrit, pesha e gurit (fj. u.). Duhet punë e jo fjalë. Vetëm me fjalë s'bëhet gjë.
5. Marrëveshje ndërmjet dy a më shumë njerëzve ose ndërmjet dy palëve; besë. Fjalë burrash. Lidhën fjalën. E lë me fjalë me dikë.
6. Bisedëbëhet me një tjetër, diçkathuhet a që tregohet; muhabet. Lërini fjalët! E la fjalën përgjysmë. Meqë ra (erdhi) fjala duke marrë shkas nga biseda, me këtë rast.
7. Diçka e thënë që s'duhetbisedohet me të tjerë; diçkathuhet veshvesh nga njëri te tjetri; thashetheme. U hap fjala. I nxorën fjalë. Dolën fjalë. Fjala ka këmbë (fj. u.). Doli fjala nga dhëmballa, mori njëzet e shtatë mëhallë (fj. u.).
8. Njoftim, lajm. Dërgoj (çoj) fjalë. Lë fjalë. Pruri fjalë. Erdhi fjala.
9. Fjalim a ligjëratëmbahet paratjerëve; pjesë nga ky fjalim; e drejta për të folur, për të shfaqur mendimet përparatjerëve. Fjala e hapjes (e mbylljes). Fjala e rastit. E drejta (liria) e fjalës. Mbaj fjalën. Kërkoj fjalën. Ia ndërpreu (ia preu) fjalën.
10. Aftësia për të shprehur diçka me gojë ose me shkrim; të folurit; gjuha, ligjërimi. Forca e fjalës. Mjeshtër i fjalës. Fjala artistike gjuhapërdoret nga një shkrimtar në një vepër letrare; mjeshtëria artistike e të foluritskenë. Kultura e fjalës. Kujdesi për fjalën. Fjala shqipe tingëllon bukur. Arma e tij ishte fjala.
11. Teksti i një kënge ose i një pjese muzikore. Fjalët dhe muzika.
Sin.: llaf, thënie, pohim, bisedë, kuvend, muhabet, udhëzim, urdhër, vendim, premtim, zotim, marrëveshje, besë, thashetheme, njoftim, lajm, të folur, gjuhë, ligjërim, fjalim, porosi, mesele.
Fjalë petake fjalëzënë vend. Fjalë rrumbullake fjalë që nuk zënë vend. Fjalët i merr era (fj. u.) fjalët s’kanë vlerë po nuk u shoqëruan me vepra. I bën *dredhë fjalës (dikush). Nuk bën dy fjalë bashkë (dikush) është njeri i urtë dhe i dëgjuar, është i pafjalë, s’i ndihet zëri; kund. ka ngrënë plëndës pule (dikush) shak. Bëhet fjalë (për dikë a për diçka) flitet, thuhet diçka; shtjellohet diçka, trajtohet; përmendet dikush a diçka; zihetgojë (dikush a diçka). Bëj fjalë (për dikë a për diçka). 1. Flas për dikë a për diçka, e përmend; them a trajtoj diçka; e zë në (me) gojë (dikë a diçka). 2. (me dikë). Grindem me fjalë; zihem me dikë për diçka që s’është si duhet; trazoj fjalët; i përpjek fjalët; bëri llafe. I bëj (i çoj) fjalë (dikujt) e njoftoj, i dërgoj një lajm, e lajmëroj për diçka; e thërres; i bëj zë. E bëri me fjalë (dikë) e përfoli dhe e turpëroi, i nxori thashetheme; bëri që të tjerët ta marrin nëpër gojë. E bëj me fjalë (me dikë) merrem vesh për diçka; e lë të bëjmë diçka bashkë; e lë me fjalë; i puq fjalët. S’bën fjalë (dikush) nuk ankohet e nuk kundërshton, pranon ç’t’i japësh etj.; është shumë i urtë. S’e bëj për fjalë (diçka) nuk ia tregoj askujt diçka që nuk duhet thënë, nuk flas me njeri për diçkaduhet mbajtur e fshehtë; s’e bëj për zë. Ta bën fjalën *bosh (dikush). Nuk ia bëj fjalën *dy (dysh) (dikujt). I bën fjalës *themel (dikush). Iu *lak (fjala) (dikujt). Nuk i bën *lak (fjalës) (dikush). Bie fjala. 1. (për dikë a për diçka). Flitet, vjen biseda. 2. Ta zëmë, për shembull (shkurt. b.f.); fjala vjen. Bie në një fjalë (me dikë) shih e gjej fjalën (me dikë). S’i bie fjala në *tokë (dikujt). Del nga fjala (del fjale) (dikush) nuk e mban premtimin a zotimin, s’i përmbahet fjalës, gënjen, e dredh; e dredh (e përdredh) fjalën; e ha fjalën; luan nga fjala (luan fjale); kund. e mban fjalën. I kanë dalë fjalë (dikujt) është përfolur, është marrë nëpër gojë, flitet keq për të. Di të gdhendë fjalë është i zotigjejë fjalët e bukura; di të parashtrojë fjalët e duhura. Nuk di fjalë (dikush) i bie shkurt e copë; vepron shpejt, nuk e zgjat; është praktik. E dredh (e përdredh) fjalën (dikush). 1. E kthen dhe e stërkthen fjalën, e zgjat shumë muhabetin rreth një gjëje, duke thënë edhe hollësirapanevojshme. 2. Nuk e mban fjalën a premtimin; e ndërron mendimin, flet ndryshe nga ajo që ka thënëparë; e ha fjalën; del nga fjala (del fjale); kund. e mban fjalën. S’do fjalë pa dyshim, s’ka dyshim, doemos; natyrisht, s’ka pse të diskutohet më tej, mos e zgjat; s’do mend; ta merr (ta pret) mendja; është afër mendjes (mendsh). Me një fjalë shkurt; në mënyrëpërmbledhur; me fjalëtjera; fundi i fjalës. Fjalë në erë (hava) fjalëthëna pa u menduar, fjalë boshe; premtimekota; gjepura. Fjalë ari (e artë) thënie e mençur, e vyer, që peshon. Fjalë burri fjalë me mend; premtimmbahet; besë. Fjalëëmbla e punëtharta shih fjalëmira e gurëtrastë (në torbë). Fjalë për fjalë. 1. Pa ndryshuar asgjë nga ajoështë thënë a është shkruar, besnikërisht; plotësisht e me hollësi; duke përmendur a duke përkthyer çdo fjalë veças; një për (më) një. 2. Në kuptimdrejtpërdrejtë; ashtu si e ka thënë a e ka shkruar dikush, pa hequr asnjë fjalë, pikërisht ashtu. Fjalë fluturake thënie a shprehje, zakonisht e figurshme, që përmban një gjykim ose një mendim përgjithësuesspikatur dhenjihet e përdoret gjerësisht. Fjala e fundit. 1. Arritja më e re dhe më e lartë në një fushëshkencës, të teknikës ose të kulturës. 2. Mendimi përfundimtarvendos për diçka; mendimi i fundit. Një fjalë goje... duket shumë e lehtë diçka, por në të vërtetë është e vështirë (për një punë etj.); një llaf goje... Fjalë mira e gurëtrastë (në torbë) premtim a zotim për të bërë diçka, por që nuk shoqërohet me punë e me vepra ose që nuk zbatohet, mashtrim me fjalëbukura për ta përcjellë dikë; fjalë ëmbla e punëtharta. Me fjalën e parëçast, menjëherë, me të thënë; me bindje e pa e zgjatur. Me fjalëtjera ndryshe; më shkurt e më qartë, domethënë; me një fjalë. Fjalë e urtë folk. proverb; shprehje e njohur me kuptimnjësishëm e zakonishtfigurshëm, që përgjithëson një vëzhgim a një vlerësim për dukuritë e ndryshmejetës, por që, ndryshe nga proverbi, nuk është një fjali e plotë. Fjala vjen për shembull, ta zëmë se është kështu, zëre se..; bie fjala. *Fundi i fjalës. E gjej fjalën (me dikë) merrem vesh me dikë, gjej një gjuhëpërbashkët a pajtohemmendim me të; kuptohemi; bieujdi; bie në va; i ndreq hesapet; i puq fjalët. Sa për t’u gjendurfjalë sa për të thënë diçka duke folur për gjëraparëndësishme ose që nuk kanëbëjnë me çështjen, sa për të marrë pjesëbisedë. Me një *gjysmë fjale. Gjuhemi me fjalë ngacmojmë (thumbojmë) njëri-tjetrin. E ha fjalën (dikush) e mohon atë që ka thënë, e dredh; nuk e mban premtimin, gënjen; nuk është i besës; ia kthen fjalën (dikujt); kund. e mban fjalën. E hodhi fjalën (për dikë a për diçka) e zurigojë dikë a diçka; dhakuptohetbisedë se e kishte për dikë a për diçka tjetër, e kishte për të, aludoi; ndërroi bisedë. E hedh fjalën në *pus (dikush). I humbi fjala (dikujt) u habit shumë, u hutua fare sa s’mundfliste; iu pre goja; iu mpi gjuha. I hyjfjalë (dikujt) e kuptoj ç’thotë, e rrok çfarë thotë; e marr vesh (dikë). Ç’është ajo fjalë! as mos e thuaj!, si mundflasësh a të mendosh ashtu!, nuk është ashtu!, s’është e nevojshme ta thuash! (si përgjigje për një kundërshtimdikujt ose kur ai shprehet se ndihet ngushtë etj.). I jap fjalën (dikujt). 1. E lejoj a e ftojflasë (në një mbledhje etj.). 2. I premtoj, e siguroj dikë për diçka. S’ka fjalë e kuvend (për diçka) është shumë e vërtetë, nuk munddiskutohet për këtë gjë, është e sigurt a e vendosur. I ka fjalët *të prera (dikush). E ka fjalën *pushkë (dikush). I ka fjalët *të shkurtra (dikush). E kapërcen fjalën (dikush) lë me qëllim pa përmendur diçka, i shmanget bisedës; nuk i vjen mirëflitet për atë gjë. Këmbej (shkëmbej) fjalë (me dikë) zihem me fjalë me dikë, grindem me të; më shan dhe e shaj. Kërkon fjalë dëshirongrindet, kërkon sherr. Ia kthen fjalën (dikujt). 1. Nuk i bindet dikujt, e kundërshton, nuk bën si thotë ai; i përgjigjet ashpër. 2. shih e ha fjalën (dikush). S’ia kthen fjalën *mbrapsht (dikujt). S’e kthen fjalën *mbrapsht (dikush). E lë me fjalë (me dikë) merrem vesh me të për t’u takuar diku a për të bërë diçka; e vendos me dikë; e bëj me fjalë. Lidh fjalën (me dikë) merrem vesh përfundimisht me dikë për të bërë diçkabashku; e vendos përfundimishtbashkëpunoj me të; merrem vesh. Nuk lidh (dot) dy fjalë (bashkë) (dikush) nuk di të flasë rrjedhshëm, i shpreh mendimet me vështirësi; nuk është i zoti i gojës. *Lojë fjalësh. Luan me fjalë (dikush). 1. Flet me fjalëtillafshehin qëllimin e vërtetë, dredhon duke thënë jo atë që duhet; nuk mban qëndrim serioz, nuk e merr me gjithë mend diçka, e quan si lojë. 2. Përdor fjalëafërta nga tingëllimi e nga kuptimi për të bërë përshtypje tek të tjerët. Ta merr (ta rrëmben) fjalën nga *goja (dikush). E mban fjalën (dikush) e plotëson premtimin, çfarë thotë e bën; është i besës; kund. e ha fjalën; e dredh fjalën; luan nga fjala (luan fjale). Mbeta pa fjalë u çudita shumë, u habita jashtë mase nga diçka e papritur a e pabesueshme; dola nga këmisha; dola nga rrobat e trupit; dola linjës. E mori ferra fjalën u përhap fjala kudo; e morën veshgjithë. E ndal diellin me fjalë (dikush) është llafazan i madh, të mbyt me llafe, s’i lë radhë askujtbisedë; mburret shumë se mundbëjë çdo gjë, e paraqit veten me fjalë si të plotfuqishëm; mbush pusin me pështymë. Që ta ngas fjalën (llafin)... meqë ra fjala; që të vijoj më tej bisedën aty ku e lamë; kam parasysh që... ngjit fjala (me dikë) më shkon muhabeti me dikë, pajtohemmuhabet me të; e dua si shok, është i ëmbëlmuhabet dhepëlqenflas me të. T’i përpin fjalët (dikush) të dëgjon me shumë vëmendje; s’i shpëton asgjë nga ato që i thua; është tërë sy e veshë (dikush); s’i shpëton qimja. I përpjek fjalët (me dikë) zihem keqas me fjalë me dikë, grindem e shahem me dikë, i them e më thotë fjalëashpra. Prenë fjalën etnogr. caktuan ditën kur do të bëhet martesa; bënë marrëveshje e vendosën afatin për diçka. I puq fjalët (me dikë) pajtohemmendim, merrem vesh; i rregulloj punët me të; bie në një mendje; e gjej fjalën; e bëj me fjalë. E qep fjalën them fjalë me vend, që nuk m’i rrëzon dot kush. Ta rrëmben fjalën nga goja (dikush) të kupton a ta kap mendimin menjëherë; është shumë i zgjuar; të ndërpret në të folur, nuk të lë të flasësh më tej; ndërhyn në një bisedë dhe e vijon vetë më tej. I shkon (i ecën, i dëgjohet, i zë vend) fjala (dikujt) ia pranojnë mendimin, ia çojnëvend porositë a ia plotësojnë kërkesat; ka ndikim tek të tjerët, i binden e bëjnë si thotë ai. I shkoi fjala *bosh (dikujt). I tërheq fjalët zvarrë. 1. Flet ngadalë si i vogël. Flet me përtesë. 2. Zgjat dhe zvarrit mbarimin e një pune. I trash fjalët (me dikë) fillojzihem me fjalëashpra me dikë; acarohem edheshumë me fjalë, nispërdor kundër tij fjalërënda; i thartoj fjalët. Trazoj fjalët (me dikë) zihem me dikë, prishem me të e grindem me fjalëashpra. I thartoj fjalët (me dikë) zihem e keqësohem me dikë, prishem edheshumë me fjalëhidhura kundër tij; i trash (i ashpërsoj) fjalët. (Nuk tha) asnjë *gjysmë fjale (dikush). Ia ushqen fjalën (dikujt). 1. Ia miraton ato që thotë; e nxitflasë. 2. E lëvdon e i bën qejfin, e përkëdhelshumë se ç’duhet; e përkrah, pavarësisht e ka mirë a keq. I vë *qokë fjalës. Ia zuri fjalën në *gojë (dikujt).

FLAS

FLAS vep., FÓLA, FÓLUR 1. jokal. Nxjerr me anëorganeve të të folurit tingujartikuluar dhe formoj fjalë e fjali për të shprehur e për të kumtuar mendimet, shqiptoj fjalë; kam aftësinë natyrore për të shqiptuar fjalë; i shqiptoj tingujt e fjalët në një mënyrëcaktuar; shprehem në një gjuhëcaktuar, zotëroj një gjuhë. Flas shqip. Flet anglisht (frëngjisht, turqisht). Flet me zë të ulët (me zë të lartë). Flet qartë. Nuk di (nuk ka filluar) të flasë.
2. jokal. Shpreh me fjalë një mendim, një gjykim etj.; i drejtohem dikujt me fjalë; them; zë në gojë, përmend. Flasdrejtën (të vërtetën). Flet fjalë me vend. Flet gënjeshtra. Flet qartë (mirë, keq, kot, hapur, përçart). Flet shumë. Flet rrjedhshëm. Flet pa gabime. Flas me bindje. Flas me shaka. Foli me zemërim. Flet me vete. Flet nëpër dhëmbë. Mos e fol atë fjalë! Çfarë flet ashtu?
3. jokal. Marr fjalën në një mbledhje, mbaj një fjalim para disa njerëzve; zhvilloj një temë, trajtoj a shtjelloj diçka; shpreh paratjerëve pikëpamjet e mia ose diskutoj për diçka. Flasmbledhje (në konferencë). Flasradio (në televizion). Na foli gjatë. Foli pa letër.
4. jokal. Hyjbisedë me dikë, bisedoj me dikë për një çështje. Foli me shokët. Flas me telefon. Folën për të gjitha çështjet. Kemi shumë për të folur.
5. jokal. Bisedoj me të tjerët gojëgojë për dikë a për diçka, marr nëpër gojë. Flet bota. Për këtë flisningjithë. Për të flet tërë fshati.
6. jokal., bised. Bëj fjalë, grindem a zihem me dikë, përflitem. Folën e u përfolën.
7. jokal. Tregoj a shpreh me shkrim, bëj fjalë për diçka. Artikulli flet për çështje me rëndësi.
8. jokal., vet. v. III, fig. Shpreh a shfaq diçka pa fjalë, me shenja, me lëvizje; provon; dëshmon; tregon. Flisnin sytë e saj. Vështrimi (qëndrimi) i tij flisteshumë. Flasin faktet.
9. kal., bised. Shqiptoj, shpreh me fjalë. Fëmija foli fjalën e parë. Foli fjalë me vend. Flasdrejtën.
10. kal., bised. I bëjdikujt, e thërras; ftoj. Foli djalit! I flasemër. Folivijë!
11. kal., bised. Ngushëlloj dike në rast vdekjeje. Shkova për t’i folur.
12. kal. I pëshpërit diçkavesh dikujt; e nxit, e shtyj kundër dikujt. I flisnintjerët.
13. jokal. Tregoj a shpreh me shkrim, bëj fjalë për diçka. Autori flet për çështjerëndësishme.
14. Di të përdor; zotëroj. Flet disa gjuhë.
15. Këshilloj; qortoj me fjalë; i bëj zë; thërras; ftoj. Do t’i flas unë. Mjaft i fole djalit. I foliemër. Më foli për darkë.
16. Pëshpëritvesh (diçka dikujt); e nxit, e shtyj (dikë) kundër dikujt. I flisnintjerëtvesh.
Sin.: shqiptoj, fjalos, fjaloj, fjalëtoj, llafos, them, shpreh, bëzaj, bisedoj, kuvendoj, qortoj, thërres, thërras, ngushëlloj, pëshpërit, tregoj, dëshmoj, vendos.
Flas pa perde flas hapur, pa rezerva. I flas derësdëgjojë qilari. I bie pragutdëgjojë dera. E bëjflasë me *vete (dikë). Flasim gjuhëndryshme nuk merremi vesh. Flasim me nge. Flasim shtruar. Flet me *bark (dikush). Flet në *erë (dikush). Flet në *hava (dikush).foltë (të këndoftë) *hoxha! mallk. Flet *imët (dikush). Flet (është) *kaluar (dikush). Flet pa *kapistër (dikush). Flet (është) pa *leqe (dikush). Kur të flasin *lopët iron. Flet në *mulli (dikush). I flet *murit. Fol o gur, fol o mur. Fol me *murin! keq. Flas *ndryshe (me dikë). Flet si pasnesër flet kot, pa përgjegjësi. Flet *përçart (dikush) keq.foltë (të këndoftë) *prifti! mallk. (Është) fol e qesh (dikush) është gazmor e i dashur, është shumë i gjallë e i shkueshëm me të gjithë; (është) buzëbuzë. Flet e shflet (dikush) nuk e bën atë që thotë; nuk e mban fjalën; premton kot; e dredh (e përdredh) fjalën. Flet në *tym (dikush). Flet në çdo *udhëkryq (dikush). Vetë flet e vetë dëgjon (dikush) s’e dëgjon asnjëri, nuk ia vë veshin askush; flet kot; është llafazan. Kija inatin dhe foli hakun. Kija matin po hakun mos ia ha. rrimë shtrembër e të flasim drejt sido që të jetë, duhetthemivërtetën. Vetë flet, vetë dëgjon s'e dëgjon asnjeri; flet kot.

FTOHEM

FTÓHEMII jovep., FTÓVA (u), FTÚAR pës. e FTOJ. U ftua që të jepte mendimin e tij.

FTOJ

FTOJ vep., FTÓVA, FTUAR kal. 1. Grish dikë për drekë a për darkë, për të marrë pjesë në një festë, në një pritje, në një mbledhje, në një ceremoni me rastin e një diteshënuar etj.; i bëj ftesë. E ftoi për drekë. Ftojdasmë. E ftuanfestival.
2. I bëj thirrje dikujt për diçka. E ftojgarë. Ju ftojngremë një dolli.
3. Thërres dikë për t’u paraqiturgjyq. E ftuangjyq.
Sin.: grish, thërres.

GRISH

GRISH vep., ~A, ~UR kal. 1. Ftoj; thërres. E grishi për darkë (në dasmë).
2. Josh. Natyra na grish.
Sin.: ftoj, thërras, shtyj, frymëzoj, josh.

GËRTHAS

GËRTH/ÁS vep., ~ÍTA, ~ÍTUR 1. jokal. Bërtas, thërres, ngre zërin kur flas. Gërthet fort. Gërthet me zemërim. - Mos gërthit!
2. jokal. Lëshoj britmaforta (nga dhembjet, nga frika, nga gëzimi etj.), qaj me të madhe, ulërij, këlthas; bërtas. Gërthet nga dhembja (nga frika). Gërthet me të madhe. Gërthetkupëqiellit gërthet fort. Qan e gërthet.
3. vet. v. III Nxjerr një zë të fortë e të çjerrë (për disa kafshë e shpendë). Gërthasin sorrat. Gërthet cjapi.
4. kal. E qortoj ose e shaj dikë duke i bërtitur. I gërthet djalit. I gërthet kot. -Mos i gërthit!
5. kal. Grish, ftoj, thërres. Gërthasdasmë.
Sin.: bërtas, ulërij, qortoj, thërres, ftoj, grish, këlthas.
gërthasin *zorrët.

JARAN

JARÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT vjet. 1. Miku i zemrës ose i dashuri i një vajze a i një gruaje; dashnor. Kishte një jaran. I vinte jarani. E gjetën me një jaran. E prisnin jaranët. - A ma ke jaranin të keq, apo je vajzë e pa jaran?
2. Shok i afërt, dashamir. Jarani i shtëpisë. Vinin e shihnin miq e jaranë. Ftoj miq e jaranëdasmë. Jo, more jaran, kaq lirë nuk ta shes.
Sin.: dashnor, i dashur, mik, dashamir.

KOKTEJ

KOKTÉJ,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Pije alkoolikepërgatitet duke përzier lëngje me ngjyra (konjak, liker, verë etj.).
2. zyrt. Pritje a ceremoni ku të ftuarve u shërbehet kjo pije. Ju ftoj në një koktej.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.