Fjalori

Rezultate në përkufizime për “ftohje”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

AGLUTINIM

AGLUTINÍM,~I m. sh. ~E, ~ET libr. 1. Veprimi kur aglutinoj ose kur aglutinohet diçka me një tjetër.
2. Ngjitje a bashkim i elementeve (i grimcave) të veçanta në një tërësivetme, duke ruajtur mëvetësinë e tyre, përngjitje.
3. kim. Procesi i bashkimitgrimcave koloidale për të formuar struktura më të mëdha. Dukuria e aglutinimit.
4. mjek., biol. Ngjitje ose bashkimgrupe i qelizave (i eritrociteve, i baktereve etj.) të shpërndara në një lëng; ngjitje ose përngjitje e pjesëve anësore të plagëve; ngjitje (shërim) i plagëve me ndihmën e lëngut që ribashkon pjesët e ndara. Aglutinimi i gjakut. Aglutinimi i eritrociteve. Aglutinim i baktereve. Aglutinimi i ftohtë ftohje e gjakut, kur zvogëlohet numri i eritrociteve dhe rritet vëllimi i qelizave.
5. gjuh. Përngjitje, ndajngjitje e elementeve fjalëformuese me rrënjën e fjalës; mënyrë e formimitfjalëve dheformave gramatikore me ndihmën e ndajshtesave (parashtesave, prapashtesave etj.); procesi i bashkimit të morfemave (njësivevogla gjuhësore) pa ndryshuar formën e tyre. Aglutinimi si proces gramatikor. Aglutinimi i fjalëve.

AJËRFRYRËS

AJËRFRÝRËS,~I m. sh. ~, ~IT tek. 1. Aparat, pajisje a mjetshërben për të fryrë ajrin për ftohje, për ajrim, për fryrjen e gomave, për pastrimin e pluhurit, për pastrimin e mbeturinave etj. Ajërfryrës elektrik (mekanik). Ajërfryrës digjital.
2. Pajisje për largimin e mbeturinave me anëajrit a për t’i përthithur ato. Ajërfryrëse për kopsht. Ajërfryrëse për largim e grumbullimgjetheve. Hoqën mbetjet nga rruga me ajërfryrës.
3. fig. Ai që flet shumë ose që mburret; ai që i zmadhon ose që i fryn gjëratshumë se ç’janë në të vërtetë.

AKRONEUROZË

AKRONEURÓZ/Ë,~A f., mjek. Çrregullim i funksionimitenëvegjakut dhenervave periferikë, duke shkaktuar ftohje, ndjesi shpuarje, ndryshimngjyrës etj., kryesishtgishtat e duarve dhekëmbëve; neurozë e gjymtyrëve.

CERMOSJE

CERMÓSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Veprimi kur cermos dikë ose kur cermosem, ftohje. Pas lojësborë, fëmija pësoi një cermosjelehtë.
Sin.: plevit, plevitosje.

CFORITJE

CFORÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Veprimi kur cforit ose kur cforitet diçka, ftohje. Cforitje e trupit. Cforitje e ujit.

FANKOIL

FANKÓIL,~I m. sh. ~A, ~AT Pajisje për ngrohje dhe ftohje të ambienteve të brendshme; bateri ftohëse. Vendosiambientet e brendshme fankoilat.

FTOHJE

FTÓHJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Ulje e temperaturës (së mjedisit etj.). Ftohja e ujit. Ftohja e motit. Sistem ftohjeje me çiller (me kondicioner).
2. bised. E ftohur, të ftohtë. Ka marrë ftohjemushkëri.
3. Prishje e marrëdhënieve miqësore me një tjetër; pakësim i dëshirës, vullnetit a vrullit të dikujt për një punë. Ftohja e marrëdhënieve.
Sin.: flladitje, e ftohur, të ftohtë, plevitosje, plevit, qetësim, shuarje.

FTOHUR

FTÓHUR,~IT (të) as. 1. Ftohje. ftohurit e ujit.
2. E ftohur. I ra të ftohurit.

GJARPËRUSH

GJARPËRÚSH,~III m. sh. ~Ë, ~ËT tek. Gyp i përdredhur si sustë, që vihetpajisjet për ngrohje e ftohje. Gjarpërushin e vendosi brenda pajisjes.

KONDICIONER

KONDICIONÉR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT tek. Aparat i posaçëm elektrikshërben për të ngrohur dhe për të ftohur mjedisin. Kondicioner për ngrohje (për ftohje). Kondicioneri i dhomës (i sallonit, i zyrës). Ngrohje (freskim) me kondicioner.

MBIFTOHJE

MBIFTÓHJ/E,~A f. Ftohje e diçkajeshumë sesa është normale ose më shumë nga sa duhet. Mbiftohja e ajrit.

NISHK

NÍSHK,~UI m. 1. Therjegjoks a në brinjëpengon frymëmarrjen, sëmbim; ftohjemushkëri. Ka një nishk. I la nishk e ftohuramori.
2. Tuberkuloz.
Sin.: sëmbim, dhembje, therje, të ftohtë, tuberkuloz.

NXEHJE

NXÉHJ/E,~A f. 1. Veprimi kur nxeh apo kur nxehem a nxehet diçka; kund. ftohje. Nxehja e ujit (e trupit). Bymimi (skuqja) e metalit nga nxehja.
2. sport. Lëvizjeshpejta e të shkathëta, që bëjnë sportistët për të ngrohur muskujt para një ndeshjeje a gare. Bëjnë nxehjen. Vrapojnë për të bërë nxehjen. U futlojë pa bërë nxehjen.
Sin.: përavullim, ngrohje, zemërim.

PARIT

PARÍT vep., ~A, ~UR kal. 1. Thaj pranë zjarrit, ter. Thaj drutë e lagura.
2. E fërkoj dikë me vaj që ka një ftohje muskulore.
3. Djeg plagën për ta mjekuar. E pariti plagën me pishë.
4. Vrapoj për të kapur dikë në një lojë etj. Pariti sa iu zu fryma.
5. E rrah keqas dikë, e godas pa mëshirë.
6. Plagoj dikë.
7. Vras dikë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.