Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►ANGLLATÍS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Kuptohem, merrem vesh. Angllatisem mirë.
2. pës. e ANGLLATÍS. U angllatisa. A u angllatise? Angllatisem disi. Angllatisem më në fund. Nuk angllatisej kurrsesi.
✱Sin.: kuptohem, kthjellohem, ftillohem, sqarohem, shpjegohem.
►FTILLËZ/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. Ftillohem. Qenka ftillëzuar më në fund.
►KTHJELL/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv., vet. v. III Bëhet i kthjellët, i kulluar a i pastër, pa lëndë të huaja (për ujin dhe lëngje të ndryshme); kund. turbullohet. Kthjellohet uji (vaji, vera).
2. vetv., vet. v. III Pastrohet nga retë (për qiellin); kund. vrenjtet. Kthjellohet qielli (moti).
3. fig., vetv. Bëhem i çelur (në fytyrë); sqarohem; kund. turbullohem. Tani u kthjellova.
4. fig., vetv., vet. v. III Del më se i qartë; bëhet i qartë; sqarohet (një problem, një qëndrim etj.). U kthjellua problemi (propozimi, kërkesa).
5. pës. e KTHJELLÓJ.
✱Sin.: kthjellet, çelet, hapet, kthjellem, ftillohem, pastrohet, sqarohet, qartësohet, rregullohet.
♦ Iu kthjellua (iu çel) *fytyra (dikujt). M’u kthjellua *mendja.
►NDËRGJEGJËS/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. Bëhem i ndërgjegjshëm; sqarohem, zgjohem, ftillohem, kthjellohem. Ndërgjegjësohem për rëndësinë e procesit. Vërtet u ndërgjegjësuan për humbjen. U ndërgjegjësua hap pas hapi.
✱Sin.: sqarohem, zgjohem, ftillohem, kthjellohem.
►QARTËS/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. 1. v. III Pastrohet nga retë, nga papastërtitë; kthjellohet. Qartësohet moti.
2. v. ІІІ I ikin papastërtitë një lëngu ose i kullojnë në fund, kthjellohet; kund. turbullohet. Ujërat u qartësuan.
3. fig. Më bëhet e qartë një çështje a diçka e errët, më sqarohet diçka; kthjellohem. M’u qartësua mendimi. Iu qartësua rruga.
4. pës. e QARTËSÓJ. U qartësua nga biseda.
✱Sin.: kthjellohet, kthjellet, ndriçohet, sqarohem, pastrohet, kullohet, shkoqitet, ftillohem,.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë