Fjalori

Rezultate në përkufizime për “fshira”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BASHKARE

BASHKÁRE,~T f. vet. sh. 1. Mbetje bujashkash, shkopinjsh etj. I mblodhi bashkaret.
2. fshira, plehra.

BËZHDILË
FSHIRË
LIMBO
MURAL
PETË

PÉT/Ë,~A f. sh. ~Ë, ~ËT 1. Shtresë e hollë brumitrajtërrumbullakët, që është hapur e është holluar me petës për të bërë byrek etj. Petëpjekura. Petët e byrekut (e bakllavasë, e lakrorit). Byrek (qumështor) me petë. Hollojnë (bëjnë) petë. Shtrojnë petëttepsi. Lyejnë petët me gjalpë (me vaj). Mos i ngri petën, se i bie era. (fj. u.).
2. bised. Lakror a byrek i përgatitur me shtresatillaholla brumi, ndërmjetcilave zakonisht hidhet një gatesë; petanik. Petëfshira (gat.).
3. Brumë i gatuar me vezë etj., që hollohet, pritet rripa-rripa dhe lihetthahet, ose që thahetdiell pa u prerë e pastaj copëzohet për t’u përdorur si makaronat; petarishte, jufka. Petët e dimrit. Petë me gjalpë. Pulë me petë. Bëri ca petë.
4. Shtresë e hollë e rrasike e diçkaje; fletë a pllakë e hollë guri, metali etj. Petë guri. Petë akulli. Teli bëhet petë. Petë bakri (argjendi, ari).
5. Një copë guri e hollëtrajtërrumbullakët ose copë tjegulle, që e përdorin fëmijët kur luajnë petash; gur petashuq. Luaj me peta luaj petash.
6. bised. Ajka e qumështit. Ka vënë petë qumështi.
7. Peshqirmban një burrëqafë.
Sin.: cipë, petanik, petarishte, rrasë, pllakë, paftë, shapetë, paftë, ajkë, dërrasë, plloçë, petkë, droqe, lakror, byrek, jufkë, bixhë, petëz, rreshpe, fletë, rrasik, i shtypur, petashuq, i zbrazët.
Barkun petë e shpatullat (shpinën) drejt (dikush) edhe pse ështëvarfëri, edhe pse është i pangrënë, prapëseprapë është krenar e i panënshtruar. M’u barku petë kam uri të madhe; kam shumë kohë pa ngrënë; m’u barku gropë; m’u barku dërrasë; m’u ngjit barku pas shpine (me kurrizin); m’u tha barku. U petë. 1. (diçka). U shtyp fare; u sheshua. 2. (dikush). U dobësua shumë, u tret e u hollua; u dërrasë. 3. (dikush). U shtri rrafsh me tokën që të mos duket; u rrafsh me tokën. E bëri petë. 1. (dikë a diçka). E shtypi fare; e sheshoi; e bëri pelte. 2. (diçka). E shtriu rrafsh me tokën që të mos duket; e bëri rrafsh me tokën. 3. (dikë). E rrahu shumë, e shqepi, e zhdëpi; e bëri peshk; ia zbuti kurrizin (dikujt); ia bëri kurrizin më të butë se barkun (dikujt); e bëri lëkurë (për në lëkurë). S’i dredh dot ato petë (dikush) nuk është i aftë për të bërë një punëcaktuar, s’i bën dot ballë asaj pune; s’i ha dot ato kothere; s’ka këllqe (kërçikë); nuk ia rrok (nuk ia kap) pëllëmba (dikujt). Ia hoqi petën lakrorit (byrekut) (dikush) e zbuloi diçkafshehtë, tregoi si është e vërteta; ia zbuloi krejtfshehtat dikujt, foli haptas e ia nxorimetat paragjithëve; ia nxori lakratshesh (dikujt); ia hoqi vellon nuses. I ka plasur (i ka dalë) peta (*cipa) (e ballit) (dikujt). S’e tëholl dot petën (dikush) shih s’i dredh dot ato petë (dikush).

PLEH

PLEH,~U m. sh. ~RA, ~RAT 1. Bajga e kakërdhi kafshësh shtëpiake a glasa shpendësh, të mbledhura në një vend ose gjethe e barishtetjera të kalbëzuara, që hidhentokat e punuara për t’i ushqyer. Pleh deleje (dhie, lope). Pleh pulash (derrash). Gropa e plehut. Grumbull (pirg) plehu. Pleh humusor. Pleh stalle. Pleh organik (natyror) pleh kafshësh a shpendësh. Shtresë plehu. U hodhi pleh. Hedhin plehunarë. Pleh gjethesh. Pleh i gjelbër pleh bimëshgjelbra që, duke u përmbysurarë, kalbentokë. Pleh i lëngshëm (i lëngëzuar) ujët e hollëkafshëve dhe lëngu i plehut të stallës. Pleh shpendësh glasat e shpendëve. Pleh pylli gjethe e mbeturinakalbura drush. Dy kokoshë mbi një kapicë plehu nuk qëndrojnë. (fj. u.).
2. Lëndë kimike e tretshme, që prodhohet nga përpunimi i mineralevendryshme dhe përdoret për të rritur pjellorinë e tokës. Pleh kimik (mineral) pleh artificialpërmban zakonisht kripëraazotit, të fosforit e të potasit.
3. kryes. sh. Të fshirat, lëmishtet, bëzhdilat; mbeturinandryshmeflaken jashtë, hedhurina. Kosh (kazan) plehrash. Fshij (flak) plehrat.
4. Vend a mjedis i fëlliqur; ndyrësi. Ka jetuarpleh.
5. fig. Njeri i keq e i urryer për shoqërinë, fundërrinë e shoqërisë, ndyrësirë. Kërpudhë plehu njeri i keq, fundërrinë e shoqërisë. Iku ai pleh. Ç’e do atë pleh!
6. fig. Diçka e keqe, pa vlerë, e padobishme. I kam dëgjuar dhe herë këto plehrat e tua!
7. përd. mb. I vrarë, i dërrmuar. I kam shpatullat pleh. Iu këmba pleh.
8. përd. mb. Shumë i lodhur. U bënë pleh nga rruga.
9. si ndajf. Shumë (me disa mbiemra). Pleh i zi (i zi pleh). Pleh i rëndë (i rëndë pleh).
Sin.: handrak, lagush, të fshira, të mbetura, mbeturina, lëmishte, bëzhdila, bërllok, hedhurina, llosh, bazhgare, papastërti, zhumile, gërdham, shushulla, qymsyre, ndyrësi, bajga, kakërdhi, kalbësira, brashnja, fëlliqësirë, fëlliqësi, kalmuq, batakçi, fundërrinë, rrëmbythje, prozh, i vrarë, i dërrmuar, i lodhur, i rraskapitur.
Jam bërë pleh jam lodhur shumë, u këputa nga punët, jam rraskapitur; më dhemb gjithë trupi nga lodhja. Ishte bërë pleh i zi (dikush) ishte shumë i dëshpëruar e i vrarë; ishte i dërrmuar shpirtërisht (nga një fatkeqësi etj.); e ka zemrën plagë; e ka zemrën pleh. E bëri pleh (dikë) e rrahu fort, e dërrmoi, e nxiu duke e rrahur. *Floripleh (në baltë). *Gjel (këndes, kaposh) majë plehut (në plehë). E hodhi në *kosh (në koshin e plehrave) mospërf. Hedh plehshkëmb (dikush) merret me një punëkotë, humb kohën kot duke bërë diçka që s’jep fryte; mundohet kot për diçka a flet kot e nuk e dëgjon njeri; e hedh farënshkëmb; prashit (mih) në ujë; e hedh farën në ujë. E kam zemrën (shpirtin) pleh jam shumë i dëshpëruar e i vrarë; jam i dërrmuar shpirtërisht; e kam zemrën plagë. *Kosh plehrash keq.

PLUHUR

PLÚHUR,~I m. sh. ~A, ~AT 1. Dhe i tharë a çdo lëndë tjetër e ngurtë, e thërrmuar imët si hi. Pluhur bore. Pluhur i imët (i hollë, i dendur). Pluhur metali (plumbi). Shtjellë (re, vorbull) pluhuri. Ishte bërë me pluhur. E mbuloi pluhuri. Shkund (heq, pastroj, marr, fshij) pluhurin. Zhgërryhetpluhur. Ra në pluhur. Pluhur rëre (guri, shkumësi). I vdekuri nuk çon pluhur. (fj. u.).
2. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për disa lloje pluhurash: Pluhur abraziv (metal.) Pluhur vullkanik pluhurformohet nga ngurtësimi i cirkave të llavës së vullkanit. Pluhur kozmik pluhur i hapësirës ndëryjore a ndërplanetare, që shkëputet nga yjet ose nga planetët. Pluhur radioaktiv. Pluhur magnetik. Pluhur saldimi.
3. kryes. sh. bised. Thërrmija dheu, qime e të fshirazënë orenditë, dhomat etj.; lëmishte, bëzhdile. Pluhurat e shtëpisë. Thithës pluhurash. Heq (fshij) pluhurat.
4. Lëndë e veçantë me origjinë bimore, shtazore ose minerale, e shtypur a e bluar si miell, që përdoret si bar, për të gatuar, për të larë etj. Pluhur i thjeshtë pluhurpërmban vetëm një lëndë. Pluhur i përbërë pluhurpërmban disa lëndë. Pluhur salepi (çokollate).
5. fig. Diçka e keqe që të pengon, të bën të humbasësh gjallërinë, të mban në një gjendje plogështie etj. Pluhuri i harresës. E ka mbuluar pluhuri. E shkundi pluhurin.
Sin.: toz, pudër, miell, tym, lëmyshk, hi, dhe, hedhë, miellazë, limurinë, tallash.
Bëhem *baltë e pluhur. U *hi (e pluhur) (diçka). U pluhur e hi (diçka) u copëtuagrimcavogla, u thërrmua; u prish, u rrënua; u dogj a u shkatërrua krejt; u hi e pluhur; u shkrumb e hi; u gur e hi; u thëngjill. E bëri *baltë e pluhur (dikë a diçka). E bëri *hi e pluhur (diçka). E bëri pluhur e hi (diçka) e copëtoigrimcavogla, e thërrmoi; e prishi, e rrënoi; e dogji a e shkatërroi fare; e bëri hi e pluhur; e bëri shkrumb e hi; e bëri baltë e pluhur. Nuk i çon kujt pluhur (dikush) është i urtë dhe nuk sjell ngatërresa e shqetësime për të tjerët, nuk përzihet e nuk hap telashe; nuk turbullon ujë; ka engjëllin në bark; është si buka e verës. I hodhi pluhur faqes (dikujt) e bëri me turp, e turpëroi, e njollosi; i vuri njollë; i nxiu faqen. I hodhi pluhur syve (dikujt) e gënjeu, e mashtroi duke ia paraqitur diçka ndryshe a duke e bërë që të mos e shohë qartë; i hodhi hi syve. I heq (i shkund) pluhurin (diçkaje) e nxjerr nga harresa, e kujtoj a e përmend; nis ta përdor pasi është lënë mënjanë një kohëgjatë. (Humbi) si pluhuri në erë. 1. (dikush). U zhduk pa lënë asnjë gjurmë a shenjë, nuk duketgjëkundi; (humbi) pa nam e pa nishan. 2. (diçka). Shkoi kot, nuk i hyripunë askujt; shkoi (humbi) si sëpata pa bisht. Nuk mban pluhur mbi supe (në vesh) (dikush) nuk lejon ta njollosin a ta turpërojnë, nuk duron dyshime për faje a për gabimetjetërkujt; nuk e pranon një faj a një gabim që s’e ka bërë, e lan veten; preket shumë shpejt, nuk duron fyerje. I ngrihet (i çohet) pluhuri prapa (dikujt) për të flasin kudo që të vejë, merren shumë me të (zakonisht kur flasin keq); e përflasin. E shkëmbeu *hiçin me pluhur (dikush). E ka zënë (e ka mbuluar) pluhuri (diçka) është harruar fare, nuk e kujtonnjeri; ka një kohëgjatë që nuk përdoret.

RIKUPEROJ

RIKUPER/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Rifitoj diçkakam humbur; restauroj. Rikuperoj forcat. Rikuperuan shëndetin. Rikuperoj kohën e humbur. Rikuperojdhënat e fshira aksidentalisht nga kompjuteri.

SHUSHULL
SKUPIRA

SKUPÍRA,~T f. kryes. sh., bised. fshira, bëzhdile. I mblodhën skupirat. Gruaja i hoqi skupirat nga toka.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.