Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
FSHIK vep., ~A, ~UR kal. 1. Ia bëj trupin a një pjesë të tij me fshika, bëj që t’i dalin fshika. Thëllimi të fshik duart. Ethet ia paskan fshikur buzët.
2. I shkaktoj një gërvishtje a një plagë të lehtë; v. III e zë pak (një sëmundje); e plagos lehtë. E fshiku pak gripi. Duhanin e paska fshikur vrugu.
3. E prek lehtë me dorë, e çik paksa. E fshiku për një çast.
4. v. III, fig. Bie a prek pak diku. Dielli ka fshikur majat e maleve.
5. Fshikulloj me thupër etj. Fshik kalin (mushkën).
✱Sin.: cek, prek, gërvisht, çik, fshikulloj, flluskos.
FSHÍKJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Goditje me fshikull. Mori një fshikje papritur.
2. Gërvishtje a plagë e lehtë sipërfaqësore si fshikë, që shkaktohet nga një sëmundje a nga goditja me një send, e fshikur. Fshikje e vogël.
✱Sin.: fshikullim, flluskosje, gërvishtje, e fshikur, e gërvishtur.
GËRVÍSHTUR (i, e) mb. 1. Që është çjerrë me diçka të fortë e me majë; që ka shenja të gërvishtjeve, që është gërvishtur. Lëkurë e gërvishtur. Fytyrë e gërvishtur. Mur i gërvishtur. Fotografi e gërvishtur. Enë e gërvishtur.
2. fig. Që del si i çjerrë dhe si i ngjirur (për zërin). Zë i gërvishtur.
✱Sin.: i çjerrë, i çukitur, i fshikur, i lënurur, i skërfitur, i zhvoshkur, i skërmitur, i dërrmishur, i gërricur, i gërdhucur, i ngjirur.
PLAGÓSUR (i, e) mb. 1. Që ka marrë plagë në trup, që është plagosur. Ushtarët e plagosur. Këmba e plagosur.
2. Që i është shkaktuar ndonjë e çarë ose është dëmtuar nga një goditje (për bimët). Pemë të plagosura.
3. fig. Që ka pësuar një fatkeqësi të madhe dhe vuan shumë shpirtërisht, që është lënduar në shpirt, i pikëlluar, i brengosur; i prekur rëndë. Nënë e plagosur. Me zemër (me shpirt) të plagosur shumë i brengosur; i lënduar rëndë.
✱Sin.: i plaguar, i plagur, i lënduar, i varruar, i shituar, i lavosur, i vrarë, i goditur, i gjakosur, i shembur, i ganduar, i shajtuar, i dërrmuar, i copëtuar, i fshikur, i çarë, i dëmtuar, i pikëlluar, i brengosur, i hidhëruar, i prekur.
♦ Me *zemër (me shpirt) të plagosur.
PRÉKUR (i, e) mb. 1. Që është prekur nga një sëmundje; i sëmurë; kund. i paprekur. Fidanët e prekur. Pemët (kokrrat) e prekura. Kafshët (bagëtitë) e prekura. Bletët e prekura.
2. bised. Që është prekur nga tuberkulozi. Njeri i prekur. Ishte i prekur. Spital për njerëz të prekur. Klimë shumë e mirë për njerëzit e prekur.
3. fig. Që ka mbresa të thella për diçka, i mallëngjyer; që ndien dhembje për dikë a për diçka; i tronditur, i shqetësuar shumë; i fyer. I prekur në sedër. Ishte shumë i prekur. E ndjente veten të prekur.
✱Sin.: i cenuar, i nisur, i cenosur, i sëmurë, i emocionuar, i mallëngjyer, i pezmatuar, i lënduar, i tronditur, i dokëndisur, i fyer, i veremosur, i përndjekur, i thartuar, i vrarë, i athëtuar, i dhembshur, i shqetësuar, sedërfyer, sedërlënduar, i fshikur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë