Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
FRUSHKULLÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Goditje me frushkull. I dha një frushkullim
2. Frushkullimë. Frushkullimi i kamxhikut.
✱Sin.: fshikullim, fshikullimë.
FRUSHKULLÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Zhurma që dëgjohet kur qëllojmë me frushkull a me kamxhik; fshikullimë. Frushkullimë e mprehtë. Frushkullima e kamxhikut.
FRËNGËLLÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur frëngëllojmë; hedhje a flakje me forcë. Frëngëllimi i rrobave në oborr.
2. Goditje me fshikull; fshikullim, fshikullimë. Frëngëllimi i kuajve.
✱Sin.: fshikullim, fshikullimë.
FRËNGËLLÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Fshikullimë. I dha një frëngëllimë.
FSHIKULLÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur fshikullojmë a kur fshikullohemi; goditja e dikujt a e diçkaje me fshikull; rrahje me kamxhik. Fshikullimi i fortë i kalit desh e tërboi fare.
2. fig. Goditje e fortë; qortim a kritikë e ashpër ndaj dikujt a diçkaje. Mori një fshikullim të papritur.
3. Fshikullimë. U dëgjua fshikullimi i kamxhikut.
✱Sin.: goditje, fshikullimë, fshikje, frushkullim, vishkullim, vrushkullim, frëngëllim, qëllim.
FSHIKULLÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Goditje e fortë që bëhet me fshikull a me diçka tjetër të ngjashme. Mori një fshikullimë të mirë.
2. Zhurma që dëgjohet kur godasim me fshikull, me kamxhik etj. Fshikullimat dëgjoheshin nga larg.
3. Zhurma që bën era kur fryn fort, fishkëllimë. Fshikullima e erës.
✱Sin.: fshikullim, frushkullimë, vishkullimë, vrushkullimë, frëngëllimë, frushkullimë, frushkullim, vishkullim, frëngëllimë, frëngëllim.
SHKRAPÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Veprimi kur shkrapit dikë ose kur shkrapitemi. Shkrapitje e fortë.
✱Sin.: gjakosje, sharandukje, zhdëpje, fshikullimë, kopanisje.
SHKRAPÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Veprimi kur shkrapit dikë ose kur shkrapitemi. Shkrapitje e fortë.
✱Sin.: gjakosje, sharandukje, zhdëpje, fshikullimë, kopanosje.
VISHKULLÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Fshikullim; goditje me fshikull. Ia bëri një vishkullim kurrizit. Vishkullim me thupër.
✱Sin.: fshikullim; fshikullimë.
VISHKULLÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Fshikullimë.
VRUSHKULLÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur vrushkullojmë dikë me fshikull. Vrushkullimi i kalit. Ia bëri një vrushkullim vendçe. Vrushkullim me kamxhik. Ia dha një vrushkullim kurrizit. Është i mirë për një vrushkullim.
2. Veprimi kur del a rrjedh si curril a si rrëke, kur rrjedh çurg një lëng. Vrushkullimi i ujit. Vrushkullimi i gjakut (djersës). Vrushkullimi i kroit.
3. fig. Veprimi kur qortojmë a kritikojmë dikë për të metat a gabimet e tij. Vrushkullimi i gabimeve. Ia bëri një vrushkullim të thukët. Vrushkullimi i të metave.
✱Sin.: fshikullim, fshikullimë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë