Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
EFEKTSHMËRÍ,~A f., libr. Të qenët i efektshëm; frytshmëri. Efektshmëria e procesit. Efektshmëria e vaksinës. Shfrytëzimi me efektshmëri në dobi të të nxënit. Rritja e efektshmërisë së kompanive publike.
✱Sin.: frytshmëri, dobi, efikasitet.
FRYTSHMËRÍ,~A f. sh. ~, ~TË Të qenët i frytshëm; dobi; përfitim. E kreu me frytshmëri detyrën e tij.
✱Sin.: dobi, përfitim.
FRYTËSÍ,~A f. sh. ~, ~TË Frytshmëri. Punë me frytësi.
PAFRYTSHMËRÍ,~A f., libr. Të qenët i pafrytshëm, mungesë frytshmërie; vetia e diçkaje që është e pafrytshme; kund. frytshmëri. Pafrytshmëria e investimeve të pastudiuara.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë