Fjalori

Rezultate në përkufizime për “frymëzim”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ARTISTIK

ARTISTÍK,~E mb. 1. Që ka të bëjë me artin, i artit; që rikrijon jetën në art, që krijohet sipas kërkesaveartit. Letërsi artistike. Film artistik. Vepër artistike. Krijimtaria artistike. Shprehje artistike. Kërkesa artistike. Formë artistike. Figurë artistike. Mjeshtëri artistike. Niveli artistik. Konkurs artistik.
2. Që ka të bëjë me veprimtarinëfushën e artit; që ka lidhje me veprat e artit dhe me ekzekutimin e tyre; që përgatit artistë. Lëvizja artistike amatore. Shfaqje artistike. Veprimtaria (jeta) artistike. Ansambël artistik. Shkollë artistike. Liceu artistik. Institucion artistik. Trupë artistike. Udhëheqës artistik. Program artistik. Konkurs artistik.
3. Që ka të bëjë me rrokjen e me ndijimin e së bukurës në art e në jetë; që lidhet me mjeshtërinë në një fushëartit. Shije artistike. Pjekuri artistike. Përjetim artistik. Ndjeshmëri artistike.
4. është veti e njerëzve me prirjefushën e artit; që ka të bëjë me artistët, i artistëve. Sy artistik. Talent artistik. Edukim artistik. Prirje artistike. Frymëzim artistik. Shpirt artistik. Dhunti artistike.
5. Që ka elementeartit, që ka vlera arti, që është i bukur e i harmonishëm. Gjimnastikë artistike. Vallëzim artistik. Koncert i fjalës artistike. Veshje artistike. Kopertinë artistike. Pllakat artistik.
6. Që ka të bëjë me prodhimeartitzbatuar; që është punuar me mjeshtëri e bukuri. Qilim artistik. Fotografi artistike. Punime artistike. Ndërmarrja e prodhimeve artistike.

AURË

ÁUR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. mjek. Perceptim ndijor ose ndjesi para gjumit ose gjatë një gjendjeje psikike, që i paraprin një sulmi migrene ose sulmi epileptik; përhitje, vegim. Shenjat e aurës. I sëmuri përjetoi një aurë pamore.
2. fiz. Fushë elektromagnetikerrethon trupin e njeriut dhe çdo organizëm dhe çdo objektunivers; energji, frymë.
3. fig. Dritë, rrezatim. Aura e njeriut. Ajo ka aurë rrëzëllitëse. Shkëlqimi i aurës së tij.
4. Ajër i këndshëm, erë e këndshme, aureolë.
Sin.: përhitje, vegim, rrezatim, rrëzëllitje, dritësim, shndritje, atmosferë, ndijesi, frymë, erë, dritë, energji, aureolë, frymëzim, hije.

FRYMËZOHEM

FRYMËZ/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Mbushem me dëshirë e me forcë për një punë a veprimtari; marr hov të ri krijues e veprues; mbushem me frymëzim, kam frymëzim. Frymëzohem për suksesereja.
2. pës. e FRYMËZÓJ. U frymëza prej shokëve.
Sin.: shpirtërohem, shpirtëzohem.

FRYMËZOJ

FRYMËZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Bëjdikushmbushet me dëshirë e me forca për një punë a veprimtari; i ngjall një mendim a një ndjenjëthellë e të lartë, i jap hov të ri në punën krijuese, e mbush me frymëzim. E frymëzoi shembulli i dëshmorëve.
Sin.: shpirtëroj, shpirtëzoj.

FRYMËZUES
FRYMËZUES

FRYMËZÚES,~I m. sh. ~, ~IT Ai që frymëzon dikë për të bërë një punë; ai që të ngjall frymëzim. Frymëzuesi dhe drejtuesi i projektit.
Sin.: shpirtërues, shpirtëzues.

FRYMËZUESE

FRYMËZÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajofrymëzon dikë për të bërë një punë; ajo që të ngjall frymëzim. Frymëzuese e zjarrtë e të drejtavegrave.
Sin.: shpirtërues, shpirtëzues.

IMPULS

IMPÚLS,~I m. sh. ~E, ~ET libr. 1. Nxitje a forcë e brendshme, që të shtyn për të vepruar ose që të shton dëshirën e zellin për një punë; shtysë, vrull, hov; frymëzim i menjëhershëm dhe i papritur. Impuls i brendshëm. I japin një impuls punës (zhvillimit, luftës, jetës). Mori një impuls të ri.
2. spec. Valë rryme elektrike, e dritës etj., që vjen menjëherë me ndërprerje dhe zgjat pak kohë. Impulseshpejta (të shkurtra). Impulse mekanike (elektrike). Impulse drite.
3. fiz. Sasia e lëvizjes së një trupi, e barabartë me prodhimindel nga shumëzimi i masëskëtij trupi me shpejtësinë e tij. Ligji i ruajtjes së impulsit. Llogarit impulse!
4. fiziol. Shtysë nervore që vë në lëvizje një organtrupit; valë nxitësepërhapet menjëherë nëpër sistemin nervor. Impulset e zemrës. Impuls nervor. Pikënisje e impulsit. Përçuesi i impulsit. Dobësimi i impulseve. Ka impulse.
Sin.: shtysë, forcë, nxitje.

INSPIRIM

INSPIRÍM,~II m. sh. ~E, ~ET Frymëzim. Është inspirim për rininë.

LIRË
MISTIKË
NDJENJË

NDJÉNJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Gjendje e brendshme e njeriut, që shkaktohet nga ndikimebotësjashtme, të cilat sjellin kënaqësi ose pakënaqësi. Ndjenjë e fortë (e zjarrtë). Ndjenjë e këndshme (e hidhur). Ndjenja e gëzimit (e dashurisë, e hidhërimit, e zemërimit). Ndjenja e frikës (e trishtimit). Ndjenjë kënaqësie (krenarie). Forca e ndjenjës. I ngjalli një ndjenjë. E pushtoi një ndjenjë. E mbyti ndjenjën.
2. Gjendje e njeriut, kur ka vetëdijen për botën e jashtme dhe për veprimet e veta; vetëdije. Është pa ndjenja. Ra pa ndjenja. Humbi ndjenjat.
3. Aftësia për të kuptuar, për të shijuar, për të përjetuar a për të vlerësuar një dukuri ose diçka tjetër; nuhatje. Ndjenja estetike. Ndjenja gjuhësore. Ndjenja e së bukurës.
4. Vetëdije, qëndrim e sjelljeburojnë nga kuptimi i drejtë i gjërave dhe nga brumosja mendore e morale. Ndjenja e përgjegjësisë (e punës). Ndjenja kombëtare. Ndjenja fisnike (të larta, të pastra). Ndjenja të flakta. Ndjenja e atdhedashurisë (e patriotizmit).
5. Ana e brendshme emocionale e njeriut, zakonisht e dalluar nga arsyeja dhemenduarit; shfaqja e jashtme e gjendjes emocionalenjeriut. Flet me ndjenjë. Luan (reciton) me ndjenjë. E prekundjenja.
6. Dashuri; qëndrim i përzemërt e i afërt kundrejt dikujt. Ndjenjë e pastër. Ndjenjë e thellë. Forca e ndjenjës. I shprehu ndjenjat. I përgjigjet ndjenjës. Iu fik ndjenja.
Sin.: emocion, ndjesi, gjendje, nuhatje, vetëdije, qëndrim, sjellje, zjarr, dashuri, shpirt, sentiment, zë, frymëzim.
E ka ndjenjën e masës (dikush) libr. e njeh cakun që nuk duhet kaluarsjellje, në veprime, në qëndrimin kundrejttjerëve etj., e kupton kur e tepron.

NDRIT

NDRIT (NDRIS) vep., ~A, ~UR jokal. 1. vet. v. III Lëshon dritë, ndriçon fort; shkëlqendritëfortë, shndrit. Ndrit dielli (hëna). Ndritin yjet. Ndrit si pasqyrë. Çdo gjë që ndrit nuk është ar (flori). (fj. u.).
2. vet. v. III Shkëlqen nga pastërtia, nga rregulli, është shumë i pastër e i rregullt, shndrit. Ndrit shtëpia (dhoma). Ndrit nga pastërtia.
3. vet. v. III Merr një shprehjejashtme, që tregon një ndjenjëfuqishme, frymëzim ose gjallëribrendshme. Vajzës i ndriti fytyra nga ngazëllimi. Vogëlushit i ndritën sytë nga befasia.
4. fig. (me një trajtëshkurtërpëremrit vetor në r. dhanore). ecën një punë, më shkon mbarë; ia arrij qëllimit (zakonisht me mohim). Nuk i ndriti me të. S’i ndrit tek unë. I ndriti fati.
5. kal. I jap dritë, ndriçoj. Doli hëna e ndriti dheun. Një rreze dielli ia ndriti fytyrën.
6. fig., kal. I tregoj rrugën e drejtë; i zbulojvërtetën dikujt duke e mësuar, ndriçoj, shndrit. I ndritën rrugën popullit. Ia ndriti mendjen (trurin).
7. iron., kal. E bëj keq një punë, e prish. E ndriti punën! Ç’na ndrite dhe ti me këto! E ndritën për shumë vjet me radhë.
Sin.: pastroj, spërndris, shkëlqar, shkëlqej, feks, ndriçon, ndrin, përndrit, rrezaton, rrezit, rrezon, rrëzëllen, vezullon, vetëtin, shkëndijon, shndrit, shkëndit, shkreptin, ndizet, xixëllon, zbardh, zbardhet, zbardhëllon, zdrit, llamburit, llapëtin, llaps, qeshet, gëzohet, sqaroj, shpjegoj, ecën, drejtoj, përshkëndit, udhëheq, shquhet, prish.
I ndrit *fytyra (dikujt). I ndrit (i qesh) *nuri (dikujt). I ndrit *sytë (dikujt). I ndritin (i shkëlqejnë) *sytë (dikujt). I ndrittë *shpirti! I ndrit *ylli (dikujt).

PASHTERSHËM

PASHTÉRSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që nuk i mbarohet uji, që nuk thahet, që nuk shteron; kund. i shtershëm. Burim i pashtershëm. Si një lumë i pashtershëm.
2.përmban diçkasasi shumëmadhe; që është shumë i madh; kund. i shtershëm. Minierë e pashtershme. Pasuri e pashtershme.
3. fig. Që nuk pakësohet a nuk bie asnjëherë, që nuk shteron kurrë; i pafund; kund. i shtershëm. Burim i pashtershëm energjish (forcash). Frymëzim (besim, vrull) i pashtershëm. Gurra e pashtershme popullore. Me fuqi (me gjallëri) të pashtershme.
Sin.: i pashterueshëm, i pashterur, i pashteruar, i pambarueshëm, i pafund.
*Burim i pashtershëm libr.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.