Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
FRYMËKËPÚTUR mb. I lodhur e i rraskapitur sa mezi mbahet më këmbë; i munduar. Ishte frymëkëputur.
FRYMËKËPÚTUR,~I m. sh. ~, ~IT Që është i lodhur e i rraskapitur sa mezi mbahet më këmbë, i munduar. Ishte frymëkëputur. - Ç’pati, frymëkëputuri?
FRYMËPRÉR/Ë,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Frymëkëputur. - Na nxore punë, frymëpreri!
FRYMËPRÉR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Frymëkëputur. - Ma shtive frikën, frymëprerë!
LÓDHUR (i, e) mb. 1. Që është lodhur nga një punë e rëndë, nga një udhëtim i gjatë etj., që ndien lodhje; kund. i çlodhur, i palodhur. Jemi shumë të lodhur.
2. Që shpreh lodhje. Me pamje të lodhur. Me fytyrë (me sy) të lodhur. Me zë të lodhur.
3. Që është i mërzitur shumë, që ka humbur durimin e qëndresën; që është thyer shpirtërisht dhe e ka lëshuar veten. Është i lodhur (nga pritja, nga zhurmat). Ishte i lodhur nga jeta.
✱Sin.: i rraskapitur, i këputur, i dërrmuar, i shkrehur, i sqaqur, i molisur, i lodhët, i mërzitur, frymëkëputur, frymësosur, frymëshuar, frymëzënë.
MUNDÚAR (i, e) mb. 1. Që është lodhur e është rropatur shumë, që është munduar (në punë). Ndezi një cigare, i munduar gjatë gjithë ditës nga rruga e vështirë. Në fytyrat e munduara dukeshin shenjat e pagjumësisë.
2. Që ka vuajtur shumë, që ka kaluar vuajtje e hidhërime të mëdha, që është munduar gjatë jetës; i vuajtur. Njeri i munduar nga jeta (nga sëmundja). Popull i munduar. Këndonte me zë të lodhur e të munduar.
3. Që më bën të vuaj, që më shqetëson a më grin përbrenda; që më vret shpirtin. U ul në karrige i munduar nga dyshimet (kujtimet, frika, paniku, ankthi).
✱Sin.: i lodhur, i rropatur, i vuajtur, i vrarë, i torturuar, i sfilitur, i dëshnisur, i flluskosur, frymëkëputur, i hakatur.
SHEMBËRKÚAR (i, e) mb. Që është lodhur shumë, i rraskapitur, i dërrmuar; kund. i çlodhur. U kthye në shtëpi i shembërkuar. Ndihej i shembërkuar. U ul në karrige krejt i shembërkuar.
✱Sin.: frymëkëputur, frymësosur, frymëshuar, frymëzënë, i dërrmuar, i këputur, i rraskapitur, i stërmunduar, i molisur, i robtuar.
SHKALLAVÍTUR (i, e) mb. Që nuk e mban veten si duhet, i papastër.
✱Sin.: frymëkëputur, frymësosur, frymëshuar, i dërrmuar, i këputur, i rraskapitur, i stërmunduar, i molisur, i robtuar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë