Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
FRESKÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Përdorëse në trajtë gjysmërrethi prej letre, prej pendësh, prej plastike etj., që shërben për të bërë fresk kur është vapë; erashkë, verore. Freskore letre (plastike).
2. tek. Aparat që vë në lëvizje ajrin për ta freskuar ose për ta pastruar atë në një sallë të mbyllur; ventilator; ajrues. Bleu një freskore elektrike.
3. tek. Aparat a pajisje që përbëhet nga një sistem tubash dhe që shërben për të ftohur ujin. Freskore uji.
✱Sin.: freskuese, verore, erashkë, elbaze, erore, ventilator, ajrues, fryes, fryese.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë