Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ALDROVÁND/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bot. (lat. Aldrovanda) Bimë shumëvjeçare mishngrënëse, pa rrënjë, me 5-6 gjethe, me një lule të bardhë ose rozë të lehtë, që lulëzon dhe fruton në zona të ngrohta ndërsa në dimër zhytet në ujë e bie në gjumë dimëror. Aldrovanda fshikëlore (lat. Aldrovanda vesciculosa) aldrovanda e ujërave të ëmbla, të pastra, të cekëta e të ngrohta, pa rrënjë të vërtetë, me gjethe të gjata, të renditura në tetë rrathë rreth një kërcelli të shkurtër dhe të përbëra nga 5-9 fletëza, me lule të vogla, që noton në ujë dhe që ushqehet me kafshë të vogla, larva të reja, mushkonja dhe pleshta uji.
PJELL vep., PÓLLA, PJÉLLË kal. dhe jokal. 1. vet. v. III Bën të voglin e saj të gjallë, kur ai ka arritur zhvillimin e plotë si qenie frymore (për kafshët gjitare). Polli lopa viç. Polli dhia një kec. Dosa polli tetë gica. Kanë pjellë delet. Polli para kohe. Mushka nuk pjell. Është shterpë, s’pjell. Bushtra që nxiton shumë, pjell këlyshë të verbër. (fj. u.). U mbars mali e polli një mi. (fj. u.).
2. bised. Bën fëmijë, lind (për gratë). Polli djalë (çupë).
3. vet. v. III Bën vezë (për shpendët dhe zogjtë). Pjell çdo ditë. E polli vezën.
4. bised., vet. v. III Lidh kokrra pema, bën fryt. Kanë pjellë shumë fiqtë sivjet. Paska pjellë kokrra lajthia.
5. fig., kryes. keq. Bëhet shkak për lindjen e diçkaje, zakonisht jo të mirë; shpik; sajon. Hiqen sikur punojnë, duke pjellë vetëm shkresa!
✱Sin.: bën, lind, prodhon, fruton.
♦ E di ku pjell *pula (dikush). Më polli (më ndezi, më gjeti) *belaja (me dikë). Kur të pjellin (të mbarsen) *demat. Më polli *djalli (dreqi) bised. Më polli *groshi (me dikë). Më polli në *gunë (me dikë) bised. I pjell edhe *kau (dikujt). I polli në *katua (dikujt). I pjell edhe *gjeli (këndesi, kaposhi, kokoshi) (dikujt). Kur të pjellë *këndesi (gjeli) iron. I pjell *koka (kryet) (dikujt). I pjell *mendja (dikujt). I polli *mushka (dikujt). I pjell edhe *mushka (dikujt). Kur të pjellë *mushka iron. I pjell *rradakja (dikujt) bised. Më polli *sherri (me dikë). I pjell *truri (dikujt). I pjell edhe *viçi (dikujt).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë