Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
FISHKËLLÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Zë i hollë e i mprehtë që del kur fryjmë fort me buzë të mbledhura ose me gishtërinj në gojë; zë i tillë që del kur i fryjmë bilbilit a ndonjë mjeti tjetër. Fishkëllima e bilbilit. U dëgjua fishkëllima e gjyqtarit.
2. Tingull i tillë a i ngjashëm me të, që nxjerrin disa kafshë; zë tingëllues që nxjerr diçka kur lëviz me forcë e me shpejtësi nëpër ajër ose nëpër një të çarë të ngushtë. Fishkëllima e cjapit të egër. Fishkëllimat e plumbave.
✱Sin.: fishkëllim, fërshëllimë, vërshëllimë, vërshëllim, fërshëllim, frushullimë, frushullim, frushull.
FRÚSHULL,~A f. sh. ~A, ~AT Frushullimë. Dëgjonte frushullën e gjetheve.
FRUSHULLÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Fishkëllima e erës. Dëgjohej frushullima.
2. Fëshfërima e gjetheve. Frushullimë e lehtë.
✱Sin.: fshikëllimë, fëshfërimë.
FËSHFËRÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Zhurmë e lehtë që bëhet kur valëvitet a dridhet diçka nga era ose kur një send fërkohet, përplaset a zvarritet mbi diçka jo të fortë; zhurma e lehtë e erës kur fryn nëpër gjethe, nëpër bimë etj., fërfërimë. Fëshfërimë e lehtë. Dëgjoi fëshfërimat e letrave.
✱Sin.: fërfërimë, fëshfëritje, fërfëritje, frushullimë, shushurimë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë