Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
FISHKËLLÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Fishkëllimë. Ia dëgjoi fishkëllimin që larg.
✱Sin.: fishkëllimë, fërshëllimë, vërshëllim, frushullim.
FISHKËLLÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Zë i hollë e i mprehtë që del kur fryjmë fort me buzë të mbledhura ose me gishtërinj në gojë; zë i tillë që del kur i fryjmë bilbilit a ndonjë mjeti tjetër. Fishkëllima e bilbilit. U dëgjua fishkëllima e gjyqtarit.
2. Tingull i tillë a i ngjashëm me të, që nxjerrin disa kafshë; zë tingëllues që nxjerr diçka kur lëviz me forcë e me shpejtësi nëpër ajër ose nëpër një të çarë të ngushtë. Fishkëllima e cjapit të egër. Fishkëllimat e plumbave.
✱Sin.: fishkëllim, fërshëllimë, vërshëllimë, vërshëllim, fërshëllim, frushullimë, frushullim, frushull.
FRUSHULLÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Fëshfërimë. Frushullim letrash.
2. Fishkëllimë e lehtë. Frushullimi i gjetheve.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë