Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BURRACÁK,~E mb., keq. Që s’ka guxim, që ka shumë frikë e s’e fsheh dot këtë, frikacak; që shpreh frikë; kund. trim. Është burracak e i pabesë. Qëndrim burracak. Ndërgjegje burracake. Në mënyrën më burracake. Ky është burri më burracak.
✱Sin.: burrec, frikacak, frikac, frikakeq, frikaman, frikanjos, frikash, frikës, i paburrë.
BURRÉC,~I m. sh. ~Ë, ~ËT mospërf. 1. Njeri frikacak, që s’ka guxim, burracak. Burreci, mburraveci. (fj. u.).
2. Burrac1.
3. fig., keq. Burrë i pavlerë, burrë i keq e pa karakter, ligaç. - Ah, çfarë burreci! I doli boja burrecit.
✱Sin.: burracak, burrac, frikacak, frikakeq, frikaman, frikës, lepur, shpirtkeq, shpirtlig, shpirtkazmë, shpirtkrimbur, barkkeq, sprijë, ladut.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë