Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
FRIKACÁK/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që ka shumë frikë. Frikacake e shkretë.
✱Sin.: frikace, frikaçe, frikakeqe, frikamane, frikanace, frikanake, frikanjose, frikashe, frikëse, tutëse, trembëlake, burracake, shpirtpaktë, zemërlëshuar, zemërlepur, shpirtlepur, zemërpulë.
FRIKÁC/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Frikacake. Një nga frikacet foli. Frikace e shkretë.
✱Sin.: frikacake, frikaçe, frikakeqe, frikamane, frikanace, frikanake, frikanjose, frikashe, frikëse, tutëse, trembëlake, burracake, shpirtpaktë, zemërlëshuar, zemërlepur, shpirtlepur, zemërpulë.
FRIKAKÉQ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET [FRIKA/KÉQE,~JA m. sh. ~KËQÍJA, ~KËQÍJAT] Frikacake. Frikakeqja nuk gjente qetësi.
✱Sin.: frikacake, frikace, frikamane, frikanace, frikanake, frikanjose, frikashe, frikëse, tutëse, trembëlake, burracake, shpirtpaktë, zemërlëshuar, zemërlepur, shpirtlepur, zemërpulë.
FRIKAMÁN/E,~IA f. sh. ~E, ~ET Frikacake. Frikamane si ajo nuk gjen dot!
✱Sin.: frikacake, frikace, frikakeqe, frikanace, frikanake, frikanjose, frikashe, frikëse, tutëse, trembëlake, burracake, shpirtpaktë, zemërlëshuar, zemërlepur, shpirtlepur, zemërpulë.
FRIKANÁC/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Frikacake. Iu largua frikanaceve.
✱Sin.: frikacake, frikace, frikakeqe, frikanake, frikanjose, frikashe, frikëse, tutëse, trembëlake, burracake, shpirtpaktë, zemërlëshuar, zemërlepur, shpirtlepur, zemërpulë.
FRIKANÁK/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Frikacake. Fjalë frikanakeje.
✱Sin.: frikacake, frikace, frikaçe, frikakeqe, frikamane, frikanace, frikanake, frikanjose, frikashe, frikëse, tutëse, trembëlake, burracake, shpirtpaktë, zemërlëshuar, zemërlepur, shpirtlepur, zemërpulë.
FRIKANJÓS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Frikacake. Mendje frikanjosje.
✱Sin.: frikacake, frikace, frikaçe, frikakeqe, frikamane, frikanace, frikanake, frikanjose, frikashe, frikëse, tutëse, trembëlake, burracake, shpirtpaktë, zemërlëshuar, zemërlepur, shpirtlepur, zemërpulë.
FRIKÁSH/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Frikacake. - Frikashe, ç’na bëre!
✱Sin.: frikacake, frikace, frikaçe, frikakeqe, frikamane, frikanace, frikanake, frikanjose, frikëse, tutëse, trembëlake, burracake, shpirtpaktë, zemërlëshuar, zemërlepur, shpirtlepur, zemërpulë.
FRIKAÇ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Frikacake. Fjalët e frikaçes.
✱Sin.: frikacake, frikace, frikakeqe, frikamane, frikanace, frikanake, frikanjose, frikashe, frikëse, tutëse, trembëlake, burracake, shpirtpaktë, zemërlëshuar, zemërlepur, shpirtlepur, zemërpulë.
FRÍKËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Frikacake. Frikësja hapi rrugën.
✱Sin.: frikace, frikaçe, frikakeqe, frikamane, frikanace, frikanake, frikanjose, frikashe, tutëse, trembëlake, burracake, shpirtpaktë, zemërlëshuar, zemërlepur, shpirtlepur, zemërpulë.
HAPARÁN/E,~IA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që ka një mënyrë jonormale të të ecurit me këmbë e duar të hapura. Haparania njihet nga ecja.
2. Ajo që ka tipare fizike të mëdha.
3. fig. keq. Ajo që e mban përgjithësisht gojën hapur; llafazane. Mos rënç në gojë të haparanes!
4. Ajo që është shumë e trashë në trup, e dhjamosur; e shëndoshë.
5. Ajo që është e pangopur dhe që lakmon për të pasur diçka që nuk e ka ose nuk i takon; lakmitare, ziliqare. Haparania nuk ka të fryrë.
6. fig., mospërf. Ajo që ka ndjenjën e shqetësimit të thellë kur ndodhet përpara një rreziku të mundshëm; frikacake.
LÉPU/R,~I m. sh. ~J, ~JT 1. zool. (lat. Lepus timidus europaeus) Kafshë gjitare brejtëse, me kokë të rrumbullakët e me veshë të gjatë, me trupin të mbuluar me qime të gjata në ngjyrë të murrme ose të bardhë, me këmbët e prapme më të gjata se të përparmet, që rend shumë shpejt dhe që njihet si frikacake. Lepur i egër. Lepur i butë. Lepur i bardhë. Lepuri i fushave. Lëkurë (lesh) lepuri. Bishti i lepurit. Mish lepuri. Gjurmë lepujsh. Vrau një lepur. Lepuri i madh rri në ferrë të vogël. (fj. u.).
2. fig., mospërf., shar. Njeri që ka shumë frikë, frikacak i madh.
3. fig. Njeri shumë i shpejtë në të ecur.
4. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta për lloje lepujsh. Lepuri i butë (lat. Lepus cuniculus) lepur i zbutur që mbahet në mjedise shtëpiake a në komplekse industriale. Lepuri i egër (lat. Lepus europaeus) lepur me gëzof ngjyrë kafe dhe një nga llojet më të përhapur në vendin tonë.
✱Sin.: begun, kunel, buzëçarë, frikacak, frikaman, frikanjos, i shpejtë, këmbëshpejtë, këmbëlehtë.
♦ Është bërë lepur (dikush). 1. shih është bërë kockë e lëkurë (dikush). 2. Është shumë i trembur; ua mbathi këmbëve nga frika; u bë erë; u bë veri. U bë *lëkurë lepuri (dikush). E bëri lepur (dikë) e frikësoi shumë, i futi tmerrin, e bëri të dridhej nga frika; i ka futur (i ka shtënë) lepurin në bark (dikujt). Më doli (më erdhi) lepuri në *shteg. Nga *ferra e vogël del lepur i madh. (Ku) fle lepuri ku qëndron e vërteta, përse është fjala, ku është thelbi i një çështjeje të fshehur etj. I ka futur (i ka shtënë) lepurin në bark (dikujt) e ka trembur shumë, e ka tmerruar; e ka bërë të dridhet nga frika; e bëri lepur (dikë). Gjuan për lepuj (dikush). 1. shih vret (numëron) miza (dikush). 2. Flet kot, flet për gjëra që s’i di mirë, ia këput; flet në tym. E humbi si lepuri në thekra (dikush) u hutua, u shastis; e humbi toruan; e humbi vulën; iu bënë mendtë bletë (dikujt). I ka hyrë lepuri në bark (dikujt) është trembur shumë, dridhet nga frika; është frikacak i madh, nuk guxon për asgjë; ka lepurin në bark (dikush); i ka hyrë frika në palcë; i shkojnë (i venë) shtatë (në qase) bised. S’është *kësmet të hajë dervishi lepur vjet. shaka. I jep lepurit *qepë (dikush) tall. Ka *gjak lepuri (dikush) tall. Ka lepurin në bark (dikush) është frikacak i madh, dridhet nga frika; i ka hyrë lepuri në bark (dikujt). Ka *zemër lepuri (pule) (dikush). Lepuri në mal e kusia në zjarr tall. shih peshku në det e tigani në zjarr tall. Nuk nxjerr lepur nga strofulla (dikush) nuk është i zoti për diçka, as një punë të lehtë a një shërbim të thjeshtë nuk bën dot; nuk e nxjerr gomarin nga balta. *Stan me lepuj tall. Shkoi *zagari e zuri një lepur. I erdhi lepuri në qerre (dikujt) i erdhi e mira në derë; i erdhi grifsha te çarku; i lulon bahçja në dimër. Më erdhi lepuri në shteg më erdhi rasti më i volitshëm për të goditur dikë a për të bërë diçka, m’u krijua mundësia më e mirë; u krijuan rrethana më të përshtatshme; më erdhi në shteg. Zuri lepurin (dikush) shaka. ra, u rrëzua përtokë, u shtri sa gjatë e gjerë; zuri zogun. E zë lepurin në lak i jap fund diçkaje, e kryej punën, e mbyll; ia dal në krye (diçkaje); ia dal mbanë (diçkaje). E zë (e kap) lepurin (dhelprën) me *qerre (dikush). (U zunë) për një *lëkurë lepuri. Zuri *qeni një lepur! iron.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë