Fjalori

Rezultate në përkufizime për “freskohem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

AJRISEM

AJRÍS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Marr ajërpastër, ndërroj ajrinmjedisin ku jam, mbush mushkëritë me ajërpastër, mbushem me ajërpastër. Ajrisem në parkun e madh. U kthjell pasi u ajris.
2. pës. e AJRÍS.
Sin.: ajrohet, ajroset, freskohem.

ALLADISEM

ALLADÍS/EM jovep., ~A (u), ~UR bised. 1. vetv. Freskohem, flladitem. Nisi shiu e u alladisa. Alladisem kah mbrëmja kur perëndon dielli. Tash alladiset moti.
2. pës. e ALLADÍS. U alladis me flladitëse.

BUHARITEM

BUHARÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Freskohem duke tundur diçka si erashkë; flladitem, pahitem.
2. pës. e BUHARÍT.

ERORE

ERÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Erashkë. Freskohem me erore.

FLLADITEM

FLLADÍT/EM jovep., ~A (u), ~ÚAR 1. Ndiej freski; freskohem. U flladitën me ujë të ftohtë.
2. v. III Ftohet pak, freskohet (për motin). U flladit moti (koha).
3. fig. Marr forcareja, gjallërohem, këndellem, përtërihem; v. III bëhet më i qartë; sqarohet. Iu flladitën mendimet.
4. pës. e FLLADÍT.
Sin.: freskohem, këndellem, gjallërohem, përtërihem.

FTOHEM

FTÓH/EMI jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. v. III Bëhet më i ftohtë, i pakësohetnxehtët; i ikënngrohtët e bëhet i ftohtë; kund. ngrohet. Ftohet moti (koha). Qenka ftohur uji. U ftoh gjella (bostani).
2. Freskohemhije etj., flladitem. U ftohëm jashtë (në hije).
3. Marrftohtë, sëmurem ngaftohtët. Është ftohur fëmija.
4. fig. Dobësoj a prish lidhjet e marrëdhëniet e mirakisha me një tjetër, nuk kam me për të dashurinë e mëparshme, largohem prej tij; v. III dobësohet, zbehet, humbet gjallërinë, fuqinë e ngrohtësinë e mëparshme (për një ndjenjë etj.). U ftoh me shokët. U ftohën marrëdhëniet. Po ftohej biseda.
5. v. III, bised. Shuhet, fiket. U ftoh drita (llamba). U ftoh zjarri.
6. fig., bised. Qetësohem, më del inati a zemërimi, bëhem gjakftohtë. Ftohu pak dhe merreshtruar!
7. euf. Vdes. U ftoh përjetë.
8. pës. e FTOH.
Sin.: flladitem, plevitosem, tartarosem, freskohem, zvirdhem, tëhuhem, përanditem, zbaritem, shogem, qetësohem, shuhem.
Nuk më ftohet *byreku. Nuk më ftohen *fasulet iron. mospërf. Iu ftoh *gjaku (dikujt). U ftohën (u ulën) *gjakrat. M’u ftohën *krahët. Nuk më ftohet *pilafi. ftohet *zemra (shpirti). Nuk e lë *vendinftohet (dikush) iron. Iu ftohën *vezët (dikujt) tall. Nuk e lë *vezënftohet (dikush).

HALLADITEM

HALLADÍT/EM jovep., ~A (u), ~ÚR bised., vetv. Freskohem, flladitem. Ngriti pjergullën për t’u halladitur nën hije.
Sin.: freskohem, flladitem, pahisem, ripërtëritem.

PAHITEM

PAHÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Mbulohem me pah, bëhem me pah në kokë e në trup. U pahit duke situr miellin.
2. vetv., vet. v. III Ngrihet e shpërndahet si pluhur (për miellin etj.). Pahitej miellimulli.
3. vetv., vet. v. III Zë pah a myk kur nuk ajroset (për gjethet e duhanitvarg). U pahit duhani.
4. vetv. Flladitem, freskohem.
5. vetv. Thinjem.
6. vetv. Lodhem sa më zë gjumi.
7. pës. e PAHÍT.
Sin.: freskohem, flladitem, thinjem, përmiellem, ngrihet, shpërndahet, myket.

SAHITEM

SAHÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. Rrihije që të freskohem. Sahitem anës rrugës. E ndali punën dhe u sahit për pak kohë. U sahit pak dhe vazhdoi ecjen.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.