Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
RRËFÁN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Vegjë e një ene, dorëz. Rrëfana e tenxheres. Prodhonte enë me dy rrëfana. E kapi për rrëfane.
2. Freri i rrushit, ku qëndrojnë kokrrat; frerëz, frenjë; bishti ku lidhet kokrra e qershisë ose e kungullit; degëz. Rrëfanë rrushi. Dy qershi të lidhura në një rrëfanë. I këputi rrëfanën.
✱Sin.: dorezë, vjegë, vesh, vadarosh.
♦ M’u bë rrëfanë (dikush) përb. shih m’u bë rodhe (dikush) përb. Ia gjej rrëfanën (diçkaje) e gjej mjetin a mënyrën për të zgjidhur diçka, gjej diçka ku të kapem për të vepruar; ia gjej anën; ia gjej veglën.
VATARÓSH,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Freni, kërcelli i veshit të rrushit që mbetet pasi t’i heqim kokrrat. Vataroshi i rrushit. Rrushin e hëngri, por vataroshët i hodhi keq.
2. Frutë me dy kokrra të ngjitura; bishti ku lidhet kokrra e qershisë, rrëfanë. Me dy vataroshë në veshë. Dy qershia në një vatarosh.
3. Dy sende të ngjitura ose të lidhura bashkë që varen, hejbe.
✱Sin.: rrezgë, rruvan, vadarosh, gërdhajë, rrëfanë, frerëz, frenjë, turravesh.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë