Fjalori

Rezultate në përkufizime për “frenohem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

PËRMBAHEM

►PËRMBÁ/HEM jovep., ~JTA (u), ~JTUR 1. vetv. E mbaj veten, e zotëroj veten e nuk i shpreh ndjenjat (zemërimin, inatin etj.); nuk nxitohem, nuk rrëmbehem, nuk ngutem, e përmbaj veten. S’përmbahej dot nga zemërimi (nga gëzimi). U përmbajt fort.
2. vetv. (me një trajtëshkurtërpëremrit vetor në r. dhanore) I qëndroj besnik një çështjeje, një ideje, një ideali etj. Iu përmbajt marrëveshjes. I përmbahen kontratës.
3. vetv. Veproj e sillempërputhje me disa rregulla e normacaktuara, nuk luaj prej tyre. I përmbahen standarditvendosur.
4. vjet., vetv. Mbahemkëmbë, jetoj. Përmbahet mirëpleqëri.
5. pës. e PËRMBÁJ.
Sin.: mbahem, ndalem, frenohem, rezervohem, përanditem, përarënditem, përmblidhem, përfshihem, shtrydhem, rezistoj, duroj, qëndroj, rri.

SHFRENOHEM

SHFREN/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Çlirohem nga çdo kufizim e sillem pa asnjë kontroll, nuk përmbahem, shpërthej me furi; kund. frenohem. Shfrenohem kur e shoh atë. U shfrenuakoncert. Kur bën gol, skuadra shfrenohet.
2. vetv., keq. Jepem a lëshohem pas punëvembrapshta, shthurem, prishem moralisht. Ishte shfrenuar fare. Në atë mbrëmje dëshironte të shfrenohej krejtësisht. Dëshirë për t’u shfrenuar. U shfrenua nga liria që iu dha.
3. vet. v. III, pës. e SHFRENÓJ. Mjeti duhetshfrenohet kur ështëlëvizje. Bota e internetit u shfrenua nga përdorimi pa kriter. Fantazia iu shfrenua nga ajo vajzë. Turma u shfrenua nga zëri i këngëtarit.
Sin.: shthurem, prishem, harbohem, tërbohem, çoroditem.

TOPITEM

TOPÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III I mpihet tehu; i trashet a i prishet tehu; çmprehet. Është topitur sëpata (kosa) është ngrënë tehu.
2. fig., vetv. pritet hovi nga diçka, fillojngurroj a të tërhiqem (nga një fjalë, nga një sjellje etj.); mbetem si i ngrirë, pritem, më pritet hovi, shtangem. U topit para publikut nga emocionet. Mos u topitni!
3. fig., vetv. Lodhem, këputem; plogështohem (nga punët, nga gjumi etj.). U topit nga ecja nëpër diell (nga vapa).
4. pës. e TOPÍT.
Sin.: çmprehet, shtangem, frenohem, lodhem, kapitem, rraskapitem, plogështohem.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.