Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
FREKUENTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur frekuentojmë ose kur frekuentohet; të shkuarit rregullisht në shkollë, në kurs etj.; ndjekje e veprimtarive të një rrethi, të një klubi etj. Frekuentim i shkollës. Frekuentimi i bibliotekës.
►FREKUENT/ÓHET jovep. ~ÚA (u), ~ÚAR pës.,vet. v.III e FREKUENTÓJ. Ky klub frekuentohet nga shumë persona.
FREKUENTÚAR (i, e) mb. Që frekuentohet rregullisht. Muzeu më i frekuentuar.
FREKUENTÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të frekuentohet; i frekuentuar. Kurs mjaft i frekuentueshëm.
MOSFREKUENTÍM,~I m. Mungesë frekuentimi; veprimi dhe gjendja kur nuk e frekuentoj ose kur nuk frekuentohet një vend a aktivitet; kund. frekuentim. Mosfrekuentimi i lëndës penalizohet me mosfutje në provim.
✱Sin.: mungesë, mosprani, mosqenie, mungim.
PAFREKUENTÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb., libr. Që nuk është i frekuentueshëm; që nuk mund të frekuentohet; kund. i frekuentueshëm.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë