Fjalori

Rezultate në përkufizime për “frang”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

APOLOGJI

APOLOGJÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. libr. Mbrojtja me fjalë ose me shkrim e një doktrine, e një ideje, e një bindjeje ose e një veprimi ndaj kritikave ose ndaj akuzave; përpjekje për të arsyetuar, për të bindur dhe për të sqaruar diçkaështë vënëpikëpyetje. Apologji e fuqishme. Apologji e hapur. I bën apologjinë. Apologji për veprimet e tij politike.
2. let., filoz. Ligjëratë ose shkrim me të cilin argumentueshëm mbrohet një çështje, një tezë, një e drejtë e mohuar ose e cenuar. Apologjia e Sokratit. Apologjia e Frang Bardhit. Vepra e tij është një apologji.

FRANG

FRANG, ~U m. sh. ~A, ~AT 1. Njësia monetare bazë e Zvicrës; monedhë që ka vlerën e kësaj njësie; hist. njësia monetare bazë e Francës dhe e Belgjikës para vendosjeseuros. Frangu francez (zviceran). Zhvleftësimi i frangut.
2. hist. Njësia monetare bazë e shtetit shqiptar deri më 1946; monedhakishte këtë vlerë. Frangu shqiptar.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.