Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MIQËSÓR,~E mb. 1. Që mbështetet në miqësinë ndërmjet dy a më shumë vetave, që është për të mirën e njëri-tjetrit; që është si prej miku të vërtetë; kund. armiqësor. Marrëdhënie (lidhje) miqësore. Bashkëpunim miqësor. Ndihmë (frymë) miqësore. Vizitë miqësore. Qëndrim miqësor.
2. Që shpreh a që tregon miqësi, mirëdashës; kund. armiqësor. Fjalë miqësore. Vështrim miqësor. Buzëqeshje miqësore.
3. sport. Që nuk bëhet për kampionat, që është jashtë kampionatit. Ndeshje (gara) miqësore. Takim miqësor.
✱Sin.: fqinjësor, mirëdashës, dashamir, dashamirës.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë