Fjalori

Rezultate në përkufizime për “fosforik”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

FOSFAT

FOSFÁT,~I m. sh. ~E, ~ET kim. Kripë e acidit fosforik; pleh kimik që përmban kripëra të fosforit dhe që përdoret në bujqësi. Fosfati i zinkut. Fosfati i kalciumit. Përdorën disa fosfate.

FOSFATIM

FOSFATÍM,~I m. sh. ~E, ~ET kim. Procesi i vendosjes së një shtrese mbrojtëse prej fosfati mbi sipërfaqen e një sendi metalik, veçanërisht prej çeliku; trajtimi i sendeve prej metali me acid fosforik; fosfatizim. Fosfatimi i zinkut.

FOSFATOJ

FOSFAT/ÓJ vep. ~ÓVA, ~ÚAR kim., kal. Trajtoj me acid fosforik një send metalik që në sipërfaqen e tij të formohet një shtresë mbrojtëse prej fosfati. Fosfatoj çelikun.

FOSFORIK

FOSFORÍK,~E mb., kim. Që ka të bëjë me fosforin (veçanërisht me valencën më të lartë), që i përket fosforit, i fosforit; që përmban fos­for, që përbëhet prej fosfori. Acid fosforik. Anhidrid fosforik.

FOSFORIT

FOSFORÍT,~I m. kryes. sh. ~E, ~ET min. Mineral i fosforit, që shërben si lëndë e parë për prodhimin e superfosfatit e të acidit fosforik. Shtresë fosforitesh. Fabrika e pasurimit të fosforiteve.

NUKLEOTID

NUKLEOTÍD,~I m. sh. ~Ë, ~ËT biol., kim. Molekulë e vogëlpërbëhet nga një nukleozid i lidhur me acid fosforik dhepërbën njësitë e ADN-së dhe ARN-së.

ÇHIDRATUES

ÇHIDRATÚES mb., kim. shkakton humbjen e ujitorganizëm; dehidratues; kund. hidratues. Nën veprimin e një vepruesi çhidratues. Shkarkimi i ujërave çhidratuese të baltërave. Veprimi çhidratues i acidit fosforik.
Sin.: çhidrues, dehidratues.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.