Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ALTOPARLÁNT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. tek. Aparat në trajtë hinke, që shërben për të përforcuar tingujt e për t’i përhapur larg, megafon, lartafolës, fortafolës. Altoparlanti i radios (televizorit). Altoparlantët e rrugëve. Flas me altoparlant. Altoparlanti i televizorit. Dëgjoj nga altoparlanti. Vendosën altoparlantë të mëdhenj. Altoparlantët e laptopit. Altoparlant stereo.
2. fig., keq. Ai që përhap me të madhe fjalët, mendimet dhe idetë e një tjetri. Altoparlantët e politikës. Mos u bëj altoparlanti i tij.
BUTÍ,~AI f. sh. ~, ~TË 1. Lugu i mullirit nëpër të cilin lëshohet uji që vë në lëvizje gurin për të bluar. Cifuni i butisë. I futi ujin në buti të vet (dikush) përfitoi vetëm për vete. E fut ujin në buti të huaj (dikush) shpie ujë në mullirin e tjetrit.
2. Trung lisi, ahu etj. i zgavruar, ku derdhet uji i burimit. I vunë burimit një buti të re.
3. Hinkë, hon, honi. E shtie vajin me buti.
4. bised. Megafon, altoparlant, fortafolës.
FORTAFÓLËS,~I m. sh. ~, ~IT Altoparlant. Foli me fortafolës.
MEGAFÓN,~I m. sh. ~A, ~AT 1. Aparat në trajtë hinke që shërben për të përforcuar zërin ose për ta përhapur atë në largësi; altoparlant, fortafolës. Megafoni transmeton muzikë të mrekullueshme. Marr megafonin. Njoftoj turmën me megafon. Megafonat e shesheve (e rrugëve).
2. fig., keq. Njeri që përhap me zhurmë idetë e mendimet e dikujt tjetër për interesa të atij personi, tellall. Megafon i shefit.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë