Fjalori

Rezultate në përkufizime për “fortësuar”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

FORTUAR
FORTËSUAR
KOLLARIS

KOLLARÍS vep., ~A, ~UR kal. 1. Ngrij a vë në koll një kollare, një jakë këmishe etj. për ta fortësuar. Kollaris jakën.
2. I vë dikujt kollaren a kravatën në qafë; e pispillos me kollare. Kollarisi djalin.
Sin.: ngrij, forcoj, pispillos.

NGRIRË

NGRÍRË (i, e) mb. 1.është kthyerakull; i mbuluar me akull; që është ngurtësuar ngaftohtët; kund. i shkrirë. Ujë (vaj ulliri) i ngrirë. Borë e ngrirë. Xhamangrirë. Tokë e ngrirë nga ngrica.
2.është ngurtësuar e mbajturtemperaturëulët për ta ruajtur nga prishja. Mish (peshk) i ngrirë. Fruta (perime) të ngrira kryesisht për dimër.
3. Që ka humbur ndjeshmërinë dhe aftësinë për të lëvizur ngaftohtët. Me duar (me këmbë) të ngrira.
4. Që ka humbur aftësinë për të lëvizur; fig. që ka humbur shprehjen e gjallë, i pajetë. Shprehje (buzëqeshje) e ngrirë. Rri si i ngrirë. - Mos e mbaj trupinngrirë!
5. I shtrirë mirë e i bërë me kollë, që të rrijë drejt e pa rrudha; i hekurosur mirë (për veshjet). Me jakëngrirë. Me pantallonangrira.
6. I larë me ar e me argjend; i qëndisur me fije ari a argjendi. I ngrirë në ar (në argjend). Kobure e ngrirëserm (në argjend).
7. fig.është ngrirë, që është bllokuar, që ia kanë ndaluar aktivitetin. Asetengrira. Faqengrira përkohësisht.
Sin.: i akullt, akullor, i acartë, i cingërimtë, i akulluar, i ngritë, koçan, i kallkantë, i fortësuar, i ngurtësuar, i hupët, i mpirë, i goditur, i xhamtë, i gurtë, i pajetë, akull, acar, i topitur, i shtangur, i ngurtë, i shtangët, i shastisur, mermer, statik, i ngurosur, i pikur, i hekurosur, i mbërthyer, i kollarisur.
Me *gjakngrirë. Me *zemërngrirë.

NGURTËSUAR

NGURTËSÚAR (i, e) mb. 1.është bërë i ngurtë; që ka humbur butësinë ose elasticitetin; kund. i çngurtësuar. Lëndë e ngurtësuar. Mbeturina të ngurtësuara.
2. fig. Që ka humbur aftësinë për t’u ndryshuar ose zhvilluar më tej lirisht; i ngurtë. Teori e ngurtësuar. Trajtë e ngurtësuar.
Sin.: i fortësuar, i forcuar, i ngrirë, i ngurosur, i brirëzuar, i xhamëzuar, i shtangur, i akulluar, i ngurtë, i pandryshueshëm.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.