Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
FORMALÍST,~E mb. 1. Që është karakteristik për një njeri, i cili shikon vetëm formën dhe lë mënjanë përmbajtjen, që i jep rëndësi vetëm anës së jashtme; formal. Mban qëndrim formalist.
2. filoz. Që mbështetet në formalizëm; që ndjek e përkrah formalizmin. Analizë formaliste.
3. let., art. Që mbështetet në formalizëm; që krijon sipas rrymës së formalizmit, që përkrah a ndjek formalizmin. Art formalist. Letërsi formaliste. Estetët formalistë.
✱Sin.: formal, pedant.
PEDÁNT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që merret jashtë masës me hollësirat e vogëlsirat dhe përpiqet vetëm që të jetë formalisht në rregull; ajo që plotëson në mënyrë tepër të theksuar a verbërisht kërkesat formale, duke ndjekur e zbatuar pikë për pikë vetëm atë që është shkruar në një udhëzim a vendim, në një studim etj. dhe duke parë e vlerësuar mbi të gjitha anën e jashtme të gjërave, pa marrë parasysh rrethanat konkrete e pa hyrë në thelbin e çështjeve; formaliste.
STRUKTURALÍZ/ËM,~MI m. 1. Rrymë në filozofi dhe në shkenca të tjera, që i vështron sendet e dukuritë si strukturë në vetvete, jashtë procesit të zhvillimit e të ndryshimit, duke u dhënë karakter të përgjithshëm metodave të veçanta formaliste të studimit në këto fusha. Strukturalizmi dhe funksionalizmi. Frymëzohen nga strukturalizmi.
2. Një nga drejtimet e gjuhësisë, që synon të zbulojë lidhjet e brendshme, varësitë dhe kundërvëniet e njësive gjuhësore. Përfaqësues i strukturalizmit. Strukturalizmi klasik në gjuhësi.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë