Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
FORMALÍST,~E mb. 1. Që është karakteristik për një njeri, i cili shikon vetëm formën dhe lë mënjanë përmbajtjen, që i jep rëndësi vetëm anës së jashtme; formal. Mban qëndrim formalist.
2. filoz. Që mbështetet në formalizëm; që ndjek e përkrah formalizmin. Analizë formaliste.
3. let., art. Që mbështetet në formalizëm; që krijon sipas rrymës së formalizmit, që përkrah a ndjek formalizmin. Art formalist. Letërsi formaliste. Estetët formalistë.
✱Sin.: formal, pedant.
PEDÁNT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që merret jashtë masës me hollësirat e vogëlsirat dhe përpiqet vetëm që të jetë formalisht në rregull, njeri i vogëlsirave; ai që plotëson në mënyrë tepër të theksuar a verbërisht kërkesat formale, duke ndjekur e zbatuar pikë për pikë vetëm atë që është shkruar në një udhëzim a vendim, në një studim etj. dhe duke parë e vlerësuar mbi të gjitha anën e jashtme të gjërave, pa marrë parasysh rrethanat konkrete e pa hyrë në thelbin e çështjeve; formalist. Është pedant i madh. Qëndrim prej pedanti.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë