Fjalori

Rezultate në përkufizime për “foragjer”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

PANXHAR

PANXHÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT bot. 1. (lat. Beta vulgaris, Beta perennis, Beta sylvestris) Bimë barishtore dyvjeçare, me gjethemëdha vezake e në tufë afër rrënjës dhe me një zhardhoktultë, të madh, të rrumbullakët sipër e me majë poshtë, që përmban sheqersasindryshme sipas llojit.

2. Zhardhoku i kësaj bime, prejcilit nxirret sheqer ose që përdoret si ushqim. Panxhar i bardhë. Panxhar i kuq. Panxhari i sheqerit panxharsheqeri. Sallatë me panxhar. Breshkëza e panxharit (zool.).

3. Panxharsheqeri.

4. Pjesë e parë e emërtimeve për disa lloje panxhari: Panxhari i bardhë (lat. Beta alba). Panxhari i detit (lat. Beta maritime). Panxhari foragjer (lat. Beta vulgaris crassa). Panxhari gjethe (lat. Beta vulgaris cicla). Panxhari kokërrndarë (lat. Beta lomatogona). Panxhari i kuq (lat. Beta vulgaris hortensis) rrepa e kuqe, rrika e kuqe. Panxhari lulekurorë (lat. Beta corollifera). Panxhari ndërmjetës (lat. Beta intermedia). Panxhari i sallatës (lat. Beta crisente).

SHALQI

SHALQÍ,~RI m. sh. ~NJ, ~NJTË 1. bot. (lat. Citrullus lanatus, Citrullus vulgaris) Bimë njëvjeçare me kërcellgjatë e të shtrirë përtokë, me gjethe si pëllëmbë, që bën kokrramëdha, të rrumbullakëta ose vezake; kokrra e kësaj bime me lëkurëtrashë, të gjelbër ose laramane e me tul të kuq, të lëngshëm e të ëmbël, e cila hahet; bostan, karpuz. Shalqi oval. Shalqi me fara (pa fara). Shalqi laraman. Lëkura e shalqirit. Thelë shalqiri. Fara shalqiri. Prodhimi i shalqirit. Fermer shalqiri.
2. bot. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshtatregojnë llojendryshmekësaj bime. Shalqiri foragjer (lat. Citrullus colocynthis) bimë zvarritëse, njëvjeçare dhe e ngjashme me kungullin, me fryt më të madh se shalqiri i zakonshëm, i cili arrin deri në 25-30 kg. Shalqiri me tul të verdhë (lat. Citrullus lanatus) lloj shalqiri me tul të verdhëarrin deri në 4-8 kg.
Sin.: bostan, karpuz, imonik, lubanica, sharqi, shergji, shlakë, shalqe.
Të ha shalqirin e të rreh me lëkura (dikush) është mosmirënjohës, nuk ta di të mirën që i ke bërë, madje ta kthen me të keqe; ha bukën dhe përmbys kupën; i bie bukës (së mirës) me shkelm (me këmbë). Mban dy shalqinj (dy kunguj) në një sqetull (dikush) përpiqetbëjë dy punëvështira njëherazi; merr përsipër shumë punë në të njëjtën kohë.

TËRFIL

TËRFÍL,~I m. 1. bot. (lat. Trifolium) Bimë barishtore me kërcelldrejtë e të hollë, me degëzavoglakanëkrye tri gjethebashkutrajtë zemre (ndonjëherë edheshumë nga 4-7), me lulevoglangjyrëkuqe, të trëndafiltë, të verdhë a të bardhë, që lulëzonmuajt qershor-korrik dhembillet e përdoret si ushqim për bagëtinë ose për të pasuruar tokën; tetelinë, tërfojë, trefletësh, trifol. Tërfil foragjer. Gjethet e tërfilit. Mbjellin tërfil. Korr tërfilin. Tërfil me katër gjethe (fig. për shkak se është i rrallë, quhet si fatsjellësdashuri). Livadh (çair) me tërfil. Tërfil plagësh (bot.) luleleshe.
2. bot. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për disa lloje tërfili. Tërfili aleksandrin (lat. Trifoliutn alexandrinum) tërfil me gjethegjera vezakelulëzon nga qershoritetor, me lulebardha në të verdhëzbehtëmundzgjatenfundlulëzimit e që mundmbillet edhe si foragjere; bersim. Tërfili amerikan (lat. Petalostemon violaceum, Dalea purpurea) tërfil me lulepurpurtapërdoret si bimë zbukuruese. Tërfili australian (lat. Marsilea drummondii) bimë ujore me origjinë nga Australia që i ka rrënjëtshtresa balte nën ujë, e cila, kur rritet lëshon gjethecilat formojnë një shtrat pluskues mbi sipërfaqen e ujëraveqeta. Tërfili i bardhë (lat. Trifolium leucanthum) bari i mitilit, tërfili lulebardhë. Tërfili i fushave (lat. Trifolium campestre) Tetelina e egër, tërfili i saritë, tërfojna e saritë. Tërfili i kënetave (lat. Menyanthes trifoliata) bari i mushkërive, tërfili i ujit. Tërfili i livadheve (lat. Trifolium pratense) bari i arave, bari i draprit, derdelina, dordolina, gërklani, mitili i bjeshkëve, tërfili i arave, tërfili i kuq.
3. Motiv zbukurues me këtë formë kryesishtndërtesat e stilit gotik.
4. Stringël me këtë formëvendosin njerëzitveshje (mbi gjoks).
5. Letra spathi (në lojën me letra).
Sin.: tetelinë, tërfojë, trefletësh, trifol, dordolinë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.