Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ENTUZIAZMÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur entuziazmoj dikë ose kur entuziazmohem. Entuziazmimi i përbashkët për idetë. Entuziazmimi i nxënësve. Entuziazmimi i publikut. Strategjia është fokusuar në entuziazmimin e bazës mbështetëse.
✱Sin.: elektrizim, galvanizim, frymëzim.
PAFOKUSÚAR (i, e) mb. I papërqendruar; kund. i fokusuar.
SHFOKUSÚAR (i, e) mb. 1. spec. Që është shmangur nga fokusi, që ka dalë nga fokusi; kund. i fokusuar. Pamje e shfokusuar. Objekt i shfokusuar.
2. libr. Që ka vëmendje të shpërqendruar, që kryen veprime pa i kushtuar vëmendje; kund. i përqendruar. Vëmendje e shfokusuar. Futbollisti ishte shumë i shfokusuar gjatë ndeshjes.
✱Sin.: i turbulluar, i shpërqendruar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë