Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
FÓK/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. zool. (lat. Phoca) Gjitar i deteve polare, me trup të madh e me qafë të shkurtër, me këmbë si lopatë, me lëkurë të mbuluar me qime të shkurtra, që ushqehet me peshq dhe që gjuhet zakonisht për t’i marrë dhjamin e lëkurës. Mish (lëkurë) foke. Ushqimi i fokave.
2. zool. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta që tregojnë lloje të ndryshme fokash. Fokë elefant (lat. Mirounga leonina). Foka e Kaspikut (lat. Pusa caspica). Foka e Mesdheut (lat. Monachus monachus). Foka e përhime (lat. Holichoerus grypus).
3. bised., mospërf. Njeri i trashë, i rëndë e i ngathët, që mezi lëviz. Ishte bërë si fokë.
NGÁTHËT (i, e) mb. 1. I mpirë nga të ftohtët etj. Duar të ngathëta nga acari.
2. Që është i ngadalshëm dhe si i mpirë në lëvizje a në veprime; që i mungon vullneti dhe energjia; i plogët; kund. i shkathët, i tjertë. Breshka është e ngathët. Njeri i ngathët. I ngathët në punë (në lojë). I ngathët për nga natyra. Lëvizje (veprime) të ngathëta. U tregua i ngathët. Me duar të ngathëta. Fliste me një frëngjishte të ngathët.
✱Sin.: i mpirë, i ngadalshëm, i plogët, i tharë, i thatë, i vakët, i vakur, i pavullnetshëm, i shastisur, i fjetur, dorëngathët, i topitur, i vdekur, i humbur, këmbëshakull, i ngurrët, i qullët, baltavec, i squllët, shakllaban, shodol, shalëngjitur, shalavriq, krahëthatë, i lagët, i tultë, i brydhët, ngalaq, ngalakaq, ngelaq, i ngalët, ngatharak, tul, fokë, bullar, katac, gjytyrym, qytyk, batall, derëmbyllur, i trashë, i hekurosur, mëngjarash, avdall, i vdjerrë, i rëndë, i mefshtë, i vakët, i pazoti, qullavec, qullash, qullac, qullaman, qullamac, i brumtë, këmbëzënë.
PASTËRVÍTUR (i, e) mb. 1. Që nuk ka fituar aftësi e përvojë në një punë, që nuk është i ushtruar; i pamësuar; kund. i stërvitur. Njeri (sportist) i pastërvitur. Dorë e pastërvitur. Vesh (sy) i pastërvitur.
2. Që nuk ka mësuar të bëjë diçka me anë të ushtrimeve (për kafshët). Kalë (qen) i pastërvitur. Fokë e pastërvitur. Delfin i pastërvitur.
✱Sin.: i paushtruar, i paregjur, i pashtruar, i papërgatitur, i pamësuar, i pazoti.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë