Fjalori

Rezultate në përkufizime për “fodullëk”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

FODULLËK
FORË

FÓR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Vrull; forcë; kryelartësi; fodullëk. Ecte me forë. Mori forë dhe u hodh.
Sin.: vrull, forcë, kryelartësi, fodullëk.

NGORDHI

NGORDHÍ,~A f. sh. ~, ~TË keq. Fodullëk, mendjemadhësi; naze. Ngordhitë nuk i kanë hije askujt. Ngordhia e tij nuk ka fund.

QIBËR

QÍB/ËR, ~RA f. sh. ~RA, ~RAT 1. bised. Sqimë. Njeri me qibër. Ka qibër.
2.qenët qibar; kryelartësi, fodullëk. E ka lënë qibrën mënjanë. Ia thyen (ia ulën) qibrën.
Sin.: megalomani, madhështi, kapardisje, mendjemadhësi, kapadaillëk.
I ka hipur qibra (dikujt) keq. është bërë mendjemadh, mburret shumë e sillet me mendjemadhësi; kapardiset; s’i flitet me gojë; pështyn lart (përpjetë) (dikush); vret degëdegë (dikush); i ka hipur mendjaqafë (në qiell). S’ka qibër (dikush). 1. Ha çdo gjë, nuk është qibar. 2. tall. Shkon me çdo femër pa pretendime.

SKRUTË
SQIMË

SQÍM/Ë,~A f. 1. Veshje me kujdesmadh për të pasur një pamjehijshme e të zgjedhur; stoli e tepruarveshje e në paraqitjen e jashtme. Gjithmonë e kishin lavdëruar për veshjen e saj plot sqimë. Ishte një njeri me virtyte e me sqimë.
2. Prirje për t'u dukur mbitjerët e për të fituar emër e lavdi edhe për gjëravogla e pa meritavërteta; vlerësim i tepruar i vetvetes; mendjemadhësi, fodullëk. Për sqimë e për madhështi nuk ia kalonte askush. I shtyrë nga sqima, po gabonte gjithmonë e më shpesh. E bën thjesht për t’u dukur e për sqimë.
3. vet. sh. ~A, ~AT. Teka, naze. Plot huqe e sqima. I bën sqima gjellës.
Sin.: kryelartësi, mbivlerësim, qibër, stoli.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.