Fjalori

Rezultate në përkufizime për “flugë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

FLUGË

FLÚG/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Secila nga dërrasat e holla, të çara me sëpatë nga një trung, që përdoren për të mbuluar çatitë e shtëpive, të kasolleve etj. në viset malore, furde. Flugë pishe. E mbuloi me fluga çatinë.

FLUGËZ

FLÚGËZ,~A f. sh. ~A, ~AT zvog. Flugë; qepër. Bëri gati disa flugëza.

FURDE

FÚRD/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. ndërt. Copë druri e nxjerrë me sëpatë nga një trung, që përdoret për të mbuluar çatitë e shtëpive, të kasolleve etj. në viset malore; flugë. Çati me furde pishe.
2. Send pa ndonjë vlerë, mbeturinëhidhet tej; rraqe. Hodhi furdetkoshat e mbeturinave.
3. fig. Vajzë a grua që nuk ka qëndrimmirë moral; lavire. Sjellje prej furdeje.
Sin.: flugë, vjetërsirë, mbeturinë, rraqe, lavire.

TALLPË

TÁLLP/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Dërrasë, listelë, fletë druri për të rrethuar vendin ku mbahen zgjojet.
Sin.: flugë, furde, listelë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.