Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BUFALÉSH mb. 1. Leshtor; flokëgjatë e mjekërdendur. Djalë bufalesh.
2. si em. m. Sipas kuptimit të mbiemrit.
FLOKËLITÁR,~E mb. Flokëgjatë. Grua (vajzë) flokëlitare.
FLOKËSHKÚRTËR mb. Që i ka flokët të shkurtër; kund. flokëgjatë. Fëmijë flokëshkurtër.
✱Sin.: flokëprerë, leshraprerë, leshprerë, leshkorrë.
LESHGJÁTË mb. 1. Që e ka leshin të gjatë. Dele leshgjatë.
2. Flokëgjatë. Grua leshgjatë.
✱Sin.: qimegjatë, flokëgjatë.
LESHRAGJÁTË mb. Flokëgjatë.
PAQÉTHUR (i, e) mb. 1. Që nuk i ka qethur flokët; që i ka flokët të gjatë dhe duhet të qethet; që nuk janë prerë (për flokët), flokëgjatë; kund. i qethur. I paqethur dhe i parruar. Me flokë të paqethur. Me kokë të paqethur.
2. Që nuk i është prerë leshi, që e ka trupin me lesh (për bagëtitë e imëta); kund. i qethur. Dele e paqethur. Kafshë e paqethur.
PERÇEGJÁTË mb. 1. Që i ka balluket të gjata (për njerëzit).
2. Që e ka jelen të gjatë (për kafshët). Kalë perçegjatë.
3. vjet. Që ka një tufë flokësh të gjatë majë kokës, me perçe të gjatë.
4. Që ka flokë tepër të gjatë e të lëshuar mbi supe (për burrat). Trimat perçegjatë.
✱Sin.: ballukegjatë, flokëgjatë, krifëgjatë, jelegjatë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë